Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Malltezi ka paraqitur disa argumente, që sipas tij, tregojnë qartë se ky është një proces i hapur politik.
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se nuk ka fakte penale të paraqitur në dosje por veçse shpifje të Taulant Ballës.
Malltezi ka paraqitur disa argumente, që sipas tij, tregojnë qartë se ky është një proces i hapur politik. Duke bërë një përmbledhje të librit të publikuar nga vetë ai, titullin ‘Procesi Politik kundër Liderit të Opozitës dhe Pronarëve Legjitimë’, Malltezi ka ballafaquar pretendimet e prokurorëve të nënshtruar politikisht.
‘Siç jeni ne dijeni, në këtë proces politik nuk ka asnjë fakt penal, përndryshe do ishim duke diskutuar ndonjë prej tyre, ka një shpifje të Taulant Ballës për kinse tokën e pronarëve themelues të Tiranës, dhe ndonëse është vërtetuar shpifja dhe kallëzimi i rremë i Taulant Ballës sërish nuk ka ndjekje penale për kallëzuesin e rremë. Prokurorja është promovuar nga Elbasani në SPAK, kur Taulant Balla ishte drejtues politik i PS për Elbasanin.
Shpifja e Taulant Ballës bëri që gjithë drejtësia e re të fuste kokën nën çarçaf dhe gënjyen trashë, derisa vetë gjykata e Strasburgut të nxirrte deklaratën publike para 2 javësh ku gjente shkelje të rënda në pengimin e aksesit të Malltezit në Gjykatë.
Një tabelë me 16 veprime te prokurorëve fill pas urdhrit të Edi Ramës për të proceduar penalisht Sali Berishën, të deklaruar publikisht në Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe të përsëritur në Asamblenë e PS me 07.05.2022: "Zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni, po dështoni SPAK dhe gjithë reformën në drejtësi!"
Keni sqarimet e 20 zonave sportive që Edi Rama ka kthyer në zona banimi, por që prokurorët politikë nuk guxojnë as ta thërrasin për dëshmitar.
Keni rastin e sqaruar të ‘shpërdorimit të detyrës’ nga Edi Rama të lidhur pikërisht me këtë tokë që donte ta grabiste me leçjanin e radhës, dhe që kur i doli që një nga pronarët ishte Malltezi, atëherë shpërdoroi detyrën dhe solli dëm financiar por sërish nuk ka procedim penal nga prokurorët e nënshtruar politikisht.
Keni edhe sqarimin e tokës që u la për shkollë të mesme por e grabiti Edi Rama me 4 VKM nominative për 9 muaj dhe ia fali lëpirësit të tij, siç i ka falur shumë prona publike në Tiranë.
Kini parasysh se fillimisht prokurorët ju mashtruan juve dhe opinionin se kinse Berisha ka miratuar ligje dhe VKM nominative, por nuk çuan asnjë prej tyre në Gjykatën Kushtetuese si i vetmi organ që të thotë nëse ndonjë ishte nominative, pra e dinin që po gënjenin por u nënshtruan politikisht!
Ky libër është depozituar në Bibliotekën Kombëtare dhe bibliotekat e universiteteve kryesore në vend, dhe do përkthehet në Anglisht brenda muajit për ta pasur bibliotekat e tjera ndërkombëtare por edhe GJEDNJ apo studiuesit e shumtë që mund të gjejnë shembuj të qartë sesi kapja e drejtësisë bën që prokurorët dhe gjyqtarët të kthehen në puthadorë të regjimit dhe të tallen me profesionin, duke u kthyer në falsifikatorë të rëndomtë.",tha Malltezi./Dosja.al
Emirton Suli, një përgjegjës sektori në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit,(AKSHI) është...
Ilir Meta TIRANË- Kreui Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar &cc...
Elisa Spiropali TIRANË- Ish-ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Elisa Spiropali ka reaguar për mënyrën e fu...
SPANJË- Pas vizitës zyrtare në Itali, kryeministri Edi Rama ka vijuar sot axhendën e tij në Spanjë. Ai do të marrë...
Giorgia Meloni dhe Edi Rama TIRANË- Takimi i 6 muajve më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni ka l&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Një debat ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit 'Top Story' të drejtuar nga Grida Duma në Top Cha...
Denar Biba TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për drejtuesin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. D...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama e mban pushtetin përmes kri...
Giorgia Meloni dhe Edi Rama ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama n&...
TIRANË- Debatet në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend kanë vijuar mes Kreut të Partisë...