LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

‘Gërdeci’/ Shtyhet seanca ndaj Mediut! GJKKO pranon kërkesën e familjarëve për të qenë palë në proces

•Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë seancën ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit. •Seanca e rradhës do të mbahet në datën 22 qershor. •Shkak për këtë është bërë një kërkesë e një prej të dëmtuarve, që u konsiderua si risi dhe u pranua nga gjyqtarët. •Për të marrë pjesë në seancën e 22 qershorit, do të njoftohen 290 persona të dëmtuar në tragjedinë e Gërdecit. •Palë e procesit do të jenë edhe familjarët e viktimave. •Dorian Matlija, avokati i familjes Durda, familje e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit në 2008, u shpreh se tashmë familja është palë në çështjen e penale e do të luftojë krah për krah për të kërkuar drejtësi. • SPAK kërkoi rigjykimin e Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. • Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. • Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

‘Gërdeci’/ Shtyhet seanca ndaj Mediut! GJKKO pranon
Fatmir Mediu

TIRANË- Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, kanë qenë të pranishëm sot gjatë seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit.

GJKKO pranoi që në seancën e radhës të jenë të pranishëm edhe familjarë të viktimave të Gërdecit, ndërsa seanca u vendos në 22 qershor në orën 14:00.

Shkak për këtë është bërë një kërkesë e një prej të dëmtuarve, që u konsiderua si risi dhe u pranua nga gjyqtarët. Për të marrë pjesë në seancën e 22 qershorit, do të njoftohen 290 persona të dëmtuar në tragjedinë e Gërdecit. Gjithashtu palë e procesit do të jenë edhe familjarët e viktimave.

3 VITE ME PARE

'Gërdeci'/ GJKKO pranoi familjarët në proces, avokati i Mediut: Gjykata mbajti një qëndim të kundërt nga më parë

‘Gërdeci’/ Shtyhet seanca ndaj Mediut! GJKKO pranon
Fatmir Mediu

TIRANË- GJKKO pranoi ditën e sotme që familjarët e viktimave të Gërdecit të bëhen palë në proces. 290 persona, mes tyre të dëmtuar dhe familjarë të viktimave do të kontaktohen nga gjykata. Avokati i Mediut, Ardian Visha u shpreh se gjykata dhe prokuroria mbajtën një qëndrim të kundërt nga qëndrimet e mëparshme, gjë që sipas tij nuk mund të ndodhë.

Komenti ishte ai që i bëra në sallë. Nëse ka viktima të një kazusi. Për ne nuk ka vepër për zotin Mediu. E gjithë kjo çështje po humbet sensin. Gjykata dhe prokuroria kanë një mospranim ndaj familjarëve të viktimave, ndërkohë sot mbajtën një qëndrim diametrikisht të kundërt. Ekonomia gjyqësore është një nga parimet mbi të cilat ndërtohet një proces gjyqëson në Shqipëri. Do të duhet të kishim një qëndrim të gjykatës në mënyrë të menjëhershme. Edhe ne do të mbajmë një qëndim në seancën e ardhshme”, u shpreh avokati.

Seanca e radhës u vendos në 22 qershor në orën 14:00./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Gërdeci”/ Avokati i familjes Durda: Është një fitore, e vërteta i çliron njerëzit

‘Gërdeci’/ Shtyhet seanca ndaj Mediut! GJKKO pranon
avokati Dorian Matlija

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pranojë në proces familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Familjarë të viktimave, por edhe të plagosur nga ngjarja e vitit 2009, i kërkuan trupës gjykuese të ishin palë në këtë proces.

Dorian Matlija, avokati i familjes Durda, familje e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, u shpreh se tashmë familja është palë në çështjen penale, e do të luftojë krah për krah për të kërkuar drejtësi.

Avokati mbrojtës, Dorian Matlija në një komunikim për mediat jashtë dyerve të SPAK, u shpreh se për këtë është një luftë e gjatë që bëhet dhe mund të quhet një fitore e vogël në këtë proces.

“Historia e pjesëmarrjes së viktimave në çështjet penale është një luftë shumë e gjatë. Viktimat janë pjesë e procesit, dhe janë krah për krah për të zgjedhur çështjen. Do të bënte një shpallje publike. Ata kanë të drejta për të shkruar çdo lloj gjëje. Është një fitore për familjen Durda, pasi ka bërë përpjekje shumë kohë më parë. Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Unë dua të them se interesi i familjarëve është në mënyrë konsistent. Vetëm e vërteta i çlirojnë njerëzit”, tha Matlija.

Zamira Durda u shpreh se kjo është një fitore e vogël për to. Ajo tha se djali i saj u vra me urdhër të ministrit. "Një fitore e vogël. Të shikojmë si do të ecë. Provat janë publike. Armatimet erdhën, urdhri i ministrit e bëri, vrau djalin tim", tha Durda.

3 VITE ME PARE

Gërdeci/ GJKKO pranon familjarët e viktimave si palë në proces, dëshmitarë 290 persona

‘Gërdeci’/ Shtyhet seanca ndaj Mediut! GJKKO pranon
SPAK

TIRANË- GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun. Në seancë u përsërit sërish kërkesa e familjarëve të viktimave për të qenë palë në proces, kërkesë që u pranua.

Ndërsa risi gjatë seancës ka qenë kërkesa e një prej të plagosurve gjatë tragjedisë së Gërdecit. GJKKO mori vendimin për të njoftuar të gjithë 290 personat e dëmtuar të cilët do të marrin pjesë në seancën e rradhës.

Seanca e radhës u vendos në 22 qershor në orën 14:00./Dosja.al

fatmir mediu tragjedia e gerdecit fatmir mediu ne spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj