LIVE UPDATES
Politike

Dosja “Çyrbja”/ Abuzim me hipotekimin e 42 mijë e 680 m2 në Shkallnur. I pandehur ish-kyekomunari dhe juristi i ZVRPP

Ndërkaq në emër të Agron Xhafa dhe Marsida Merja në datën 14 korrik 2015, është regjistruar një sipërfaqe tjetër tokësore prej 13 mijë e 500m2.

7 Nëntor 2024, 14:59 Nga Elton Qyno
Dosja “Çyrbja”/ Abuzim me hipotekimin e 42 mijë e 680 m2
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Zbardhet dosja penale, e cila është regjistruar në SPAK kundër ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili për shkak të kësaj çështje u detyrua të heqë dorë nga mandati i deputetit, me shpresën për ti shpëtuar ndjekjes penale nga prokuroria e posaçme SPAK dhe dosjen ta transferonte në Durrës.

Por vetëm 5 ditë, pasi Çyrbja kishte dorëzuar mandantin e deputetit dhe po bënte kalkulimet juridike për të dërguar dosjen e prokurorit Dritan Prençi në prokurorinë e Durrësit, në lojë ka hyrë një prokuror tjetër i SPAK, Adnand Xholi, i cili në mënyrë urgjente ka urdhëruar arrestimin e Çyrbes, në datën 20 Tetor 2024.

Kjo pasi SPAK, kishte hapur një çështje të dytë kundër deputetit të PS, për shkak se Çyrbja rezultonte përdoruesi i aplikacionit “Sky”, me të cilin mbante komunikime me Altin Hajrin, një person ky i shpallur në kërkim për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mundur të sigurojë të plotë dosjen penale që mban Nr. 127, për të cilën SPAK në 9 Tetor 2024, ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për ish-deputetin Çyrbja.

Ndërkohë, të pandehur për “Shpërdorim detyre” së bashku me Çyrben në këtë dosje janë marrë dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë si Hysen Gashi, ish-kryetar i Komunës Rrashbull, Qamil Lila ish-drejtor i Zyrës Bujqësore në Komunën Rrashbull, Ervis Mustafa, ish-specialist juridik pranë Hipotekës (ZVRPP) Durrës, Edlira Çollaku ish-juriste dhe E.D.

Lista e personave të pandehur shtohet dhe me disa emra të personave të tjerë që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë sipërfaqet e tokës në zonën e Rrashbullit dhe më pas i kanë shitur ato, duke fituar vlera monetare.

Në dosjen hetimore të siguruar nga “Ora News” thuhet se abuzimet e Jurgis Çyrbes, janë kryer gjatë periudhës 2015 kur zyrtari i PS, mbante postin e regjistruesit në hipotekën e Durrësit.

Kallëzimi për këtë rast është depozituar në SPAK në muajin Prill 2021 nga subjekti politik, Partia Demokratike, çka solli angazhimin e prokurorëve të zgjeronin hetimet.

Përgjatë 3 viteve hetime, janë zbuluar se Jurgis Çyrbja në cilësinë e regjistruesit të hipotekës së Durrësit në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe kryetarin e komunës Shkallnur, kanë kryer veprime duke shpërdoruar detyrën në 5 raste.

Bëhet fjalë për regjistrimin e 5 sipërfaqeve të tokë në fshatin Rrashbull, në emër të Selim Selimit, Mehmet Musaj, Shaban Hersit, Nazmi Gjeçit, Agron Xhafa dhe Marsida Merja.

Gazetari Qyno, ka zbuluar se ish-zyrtarët e hipotekës Durrës, ish-zyrtarët e komunës Shkallnur në bashkëpunim dhe me persona të tjerë në datën 25 Mars 2015 kanë regjistruar në mënyrë të padrejtë në emër të Selim Selimit sipërfaqen tokësore prej 5710m2.

Ndërkohë në 4 Maj 2015, të njëjtit zyrtarë kanë rregjistruar padrejtësisht në emër të Mehmet Musaj sipërfaqen tokësore prej 4500m2.

Po në të njëjtën datë, në 4 Maj 2015, ish-zyrtarët kanë regjistruar padrejtësisht në emër të, Shaban Hersit, sipërfaqen e tokës në fshatin Shkallnur prej 5470m2.

Gjithashtu në 12 qershor 2015, të njëjtët zyrtarë kanë regjistruar në emër të shtetasit Nazim Gjeçit, sipërfaqen tokësore prej 13 mijë e 500m2.

Ndërkaq në emër të Agron Xhafa dhe Marsida Merja në datën 14 korrik 2015, është regjistruar një sipërfaqe tjetër tokësore prej 13 mijë e 500m2.

Në total bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 42 mijë e 680m2 tokë që është përfituar në mënyrë të padrejtë nga 6 shtetasit e mësipërm, të cilët sapo janë pajisur me çertifikatë pronësinë e kanë shitur tokën ose disa të tjerë e kanë vendosur në kolateral, për shkak se kanë marrë kredi në banka.

Hetimi ka zbuluar se sipërfaqet e tokës përmes një relacioni të vitit 2015 të nxjerrë nga komuna e Rrashbullit, janë shtuar në AMTP-të e vitit 1991 dhe 1992, duke bërë që 6 personat të përfitojnë tokë në mënyrë të padrejtë.

- Jurgis Çyrbja, ish-kryetar ZVRPP në Durrës (Deputet i PS);

- Hysen Gashi, ish-kryetar i Komunës Rrashbull;

- Qamil Lila, ish-drejtor i Zyrës Bujqësore në Komunën Rrashbull;

- Ervis Mustafa, ish-specialist jurist në ZVRPP Durrës;

- Edlira Çollaku, ish-juriste.

6 PËRFITUESIT E TOKËS

- Selim Selimi, përfitues i 5710 m2 tokë në Shkallnur;

- Mehmet Musaj, përfitues i 4500 m2 tokë në Shkallnur;

- Shaban Hersi, përfitues i 5470 m2 tokë në Shkallnur;

- Nazim Gjeci, përfitues i 13.500 m2 tokë në Shkallnur;

- Agron Xhafa dhe Marsida Merja, përfitues të 13.500m2 tokë në Shkallnur./OraNews

jurgis Çyrbja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj