LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Drejt finalizimit të procedurave për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve!

Ai shtoi se procesi i printimit të fletëve do marrë një ose dy ditë, duke angazhuar të gjithë resurset. Sa i përket shërbimin postar Celibashi tha se ka shërbime që e sjellin votën edhe për dy ose tre ditë, por ngriti pyetjen që a janë mundësitë që të paguhet 200-300 euro për çdo votues.

21 Nëntor 2024, 13:18 Nga N.F
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Drejt finalizimit të procedurave për
Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij është shprehur se janë drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Sipas tij javën që vjen ky proces do jetë i finalizuar dhe do të merren me aspektin teknik të ndërtimit të kësaj platforme.

Ai theksoi se do të evidentojnë dokumentacionin dhe modelet zgjedhor që do përdoren për votimin nga jashtë. Celibashi gjithashtu shtoi se po ndërtojnë fillimisht në letër gjithë infrastrukturën logjistike të këtij procesi ndërsa theksoi se është sfidë e vërtetë për KQZ dhe çdo ditë e më shumë bëhet sfidues ky proces.

"Jemi drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Në javën që vjen ky proces do jetë i finalizuar dhe do të merremi me aspektin teknik të ndërtimit të kësaj platforme. Do evidentojmë dokumentacionin dhe modelet zgjedhor që do përdoren për votimin nga jashtë. Po ndërtojmë fillimisht në letër gjithë infrastrukturën logjistike të këtij procesi për të cilin duhet ta them që është sfidë e vërtetë për KQZ dhe çdo ditë e më shumë bëhet sfidues ky proces. Është me rëndësi të thuhet që deri në momentin që flasim, çdo gjë dukshëm po kontribuon në realizmin me sukses të këtij procesi.  

Jo pa qëllim thash çfarë lidhet me KQZ, me përjashtim të aktit të fundit që ka të bëjë me procedurat e numërimit, dhe fletës së votimit, është akt që mori më shumë kohë për ta përgatitur dhe besoj sot ose nesër ia përcjell Komisionit Rregullator. Çdo gjë tjetër është përmbushur nga KQZ. Brenda 1 jave dhe ky akt do jetë në fuqi, besoj se edhe Komisioni Rregullator do e miratojë. Ka disa çështje, ne si institucion bazuar në çfarë kemi zhvilluar konsultime me qëllim të realizmit të votimit nga jashtë, kemi konkluduar se ka disa aspekte që nuk lidhen vetëm me KQZ. Mund të këtë një problematike, ne thjesht e kemi sjellë në vëmendje," tha ai.

Celibashi shtoi se procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Sipas tij ekziston mundësia që ky proces për shkak të ankimeve të përfundojë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Ai shtoi se procesi i printimit të fletëve do marrë një ose dy ditë, duke angazhuar të gjithë resurset. Sa i përket shërbimin postar Celibashi tha se ka shërbime që e sjellin votën edhe për dy ose tre ditë, por ngriti pyetjen që a janë mundësitë që të paguhet 200-300 euro për çdo votues.

"Sipas dispozitave aktuale, procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Teorikisht ekziston mundësia që ky proces për shkak të ankimeve të përfundojë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Ne listën e kandidatëve e konsiderojmë që e kemi edhe 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Nga operatorët e shërbimit postar, është fakt, ne do duam të kemi 40 ditë në dispozicion. Kanë qenë tre operatorë, dy prej tyre emra të njohur, që kanë thënë të njëjtën gjë.

Procesi i printimit të fletëve do e marrë një ditë, dy ditë, duke angazhuar të gjithë resurset dhe duke i shtuar. Humbasim edhe dy ditë apo tre ditë, votuesi jashtë i ka edhe dy apo tre ditë. Për shërbimin postar mbetet diku tek 15 ditë. Ka shërbime postare që e sjellin edhe për dy ose tre ditë, por a i kemi mundësitë që të paguajmë 200-300 euro për çdo votues. Çfarë është në dorë ët KQZ do bëhet, sido që të ndodhë me këtë proces do jetë e qartë, sa edhe për këdo spekulant që nesër mos ta ketë mundësinë ta drejtojë gishtin te KQZ.

Do jetë e qartë e kishim apo jo në dorë për ta bërë këtë gjë. Me siguri 100% do ia dalim të ndërtojmë platformën elektronike të votimit, ne besoj se kemi mbaruar punë si institucion. Çështjet e tjera do duhet ti diskutojmë, hajde ulemi. Kjo çështje është, partitë politike, ajo që është në qeveri dhe opozitën, do duhet ta konsiderojnë. S’po them se domosdoshëm duhet të ndryshosh dispozitat, ne kërkojmë që ti paraprijmë. S’ka rëndësi se kush do jetë nesër përgjegjësi, ata nuk do duan t’ia dinë, në fund është e rëndësishme çfarë do ndodhë, do bëhet apo s’do bëhet. Është mirë që të gjithë aktorët të punojnë bashkë për ato problematika," tha ai.

velibashi zgjedhjet presidenciale 2025

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë