Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në reagimin e kryebashkiakes thuhet se asnjë individ nuk do të përfitojë padrejtësisht dhe se çdo aplikim do të vlerësohet mbi bazën e kritereve të barabarta dhe të ligjshme.
BULQIZË- Kryetarja e bashkisë së Bulqizë, Festime Mjeshtri dyshohet se ka përfshirë në listën e përfituesve nga programet sociale disa nga drejtorët e bashkisë. Në listën që qarkullon evidentohen emrat e Izabela Kocaqi, Shqipe Keta, Korab Kika, Adhurim Reçi dhe Fatri Puca.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryebashkiakja Mjeshtri ku shprehet se ende nuk ka asnjë listë të miratuar me emrat e përfituesve. Më tej thuhet se ka nisur një proces i cili do të jetë i monitoruar dhe në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
Në reagim nuk mohohet që këta emra të jenë pjesë e përfituesve, por thuhet se "lista që po qarkullon në media NUK është lista përfundimtare e përfituesve, pasi një e tillë ende nuk është përpiluar. Ajo përfaqëson vetëm një inventar të aplikantëve që kanë dorëzuar dokumentacionin për shqyrtim."
Më tej thuhet se asnjë individ nuk do të përfitojë padrejtësisht dhe se çdo aplikim do të vlerësohet mbi bazën e kritereve të barabarta dhe të ligjshme.
REAGIMI I BASHKISË:
Bashkia Bulqizë është njohur me lajmet që kanë qarkulluar së fundmi në disa portale lidhur me listën e personave përfitues nga programet sociale të strehimit dhe ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik mbi këtë çështje.
Së pari, nuk ka asnjë listë të miratuar!
Ka nisur një proces i cili do të jetë i drejtë, i monitoruar dhe plotësisht në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
- Thirrja për aplikim është shpallur publikisht në faqen zyrtare të Bashkisë Bulqizë, duke garantuar një proces të hapur dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e interesuar.
- Lista që po qarkullon në media NUK është lista përfundimtare e përfituesve, pasi një e tillë ende nuk është përpiluar. Ajo përfaqëson vetëm një inventar të aplikantëve që kanë dorëzuar dokumentacionin për shqyrtim.
- Verifikimi dhe filtrimi i dosjeve kryhet nga Komisioni Paraprak i Shqyrtimit, organi përgjegjës që analizon çdo aplikim me përpikmëri, bazuar në kriteret ligjore.
- Pas përfundimit të shqyrtimit, lista e aplikantëve që plotësojnë kriteret do t’i dërgohet për votim Këshillit Bashkiak i cili është organi i vetëm vendimmarrës për përzgjedhjen e përfituesve.
Çdo vendim do të jetë transparent dhe do të bëhet publik pas miratimit nga Këshilli.
Bashkia Bulqizë është e vetëdijshme për rëndësinë e këtij procesi dhe siguron qytetarët se asnjë individ nuk do të përfitojë padrejtësisht. Çdo aplikim do të vlerësohet mbi bazën e kritereve të barabarta dhe të ligjshme. Në këtë kuadër, çdo informacion i pavërtetë apo spekulim që synon të krijojë konfuzion dhe të cenojë integritetin e procesit është i pabazuar dhe i pavlefshëm. Për çdo sqarim shtesë, qytetarët mund të drejtohen pranë Bashkisë Bulqizë.
View this post on Instagram
ali mysliu ELBASAN- Prefekti i qarkut të Elbasanit, Ali Mysliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas raportimeve, largimi nga detyra ka...
sali berisha GJERMANI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Gjermania, ku po merr pjesë në Kongresin e CDU-së. Be...
foto ilustruese SHBA- “Kemi nevojë për turizmin super luks në këtë vend, njësoj siç shkretëtira ka nevoj&eu...
pamje nga seanca TIRANË- Komisioni i Medias ka mbajtur sot një seancë dëgjimore në lidhje me procesin e zgjedhjes së drejtori...
grenell kurti SHBA- I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ndërkombëtare, Richard Grenell ka shprehur ...
Balliu TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjat&...
sali berisha GJERMANI- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në Kongresin elektoral t&e...
Foto ilustruese KOSOVË - Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë janë të një rëndësie të madhe p&e...
Takimi Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po merr pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU. Berisha &e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në ceremoninë e përurimit të konvikt...