LIVE UPDATES
Politike

"DSIK të quhet AKSIK"/ Debate në Komisionin e Ligjeve, diskutohet për dosjet e ish-sigurimit të Shtetit

Çupi u shpreh se ndryshimi i emrit nga Drejtori në autoritet e bën që të marrë më shumë kompetenca. Felaj replikoi me të dhe tha se autoritetin nuk ia jep fjala 'autoritet' por kompetencat që ka një drejtori. 

7 Tetor 2022, 10:38 Nga F.M
"DSIK të quhet AKSIK"/ Debate në Komisionin e Ligjeve,
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot dhe po shqyrton projektligjin për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Ermonela Felaj, nën cilësinë e relatores propozoi ndryshimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në AKSIK (Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar). Pas parashtrimit nga Felaj, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi u shpreh se ndryshimi i emrit nga Drejtori në autoritet e bën që të marrë më shumë kompetenca. Felaj replikoi me të dhe tha se autoritetin nuk ia jep fjala 'autoritet' por kompetencat që ka një drejtori. 

Pjesë nga debati: 

Klotilda Bushka: Keni një tabelë përpara, e keni të gjithë në e-mail. Është hartuar nga relatorja.

Relatore e çështjes Ermonela Felaj: Faleminderit kryetare. Kemi bërë disa propozime, kemi rënë dakork me DSIK, ka pak nrdryshime, në ato është reflektuar edhe propozimi i zotit Alibeaj.

Klotilda Bushka: Kolegë do të vijojmë me diskutimin nen për nen, ku ka amendamente, do t'ju shpejgojë relatorja. Sekretaria të na printojë dhe disa kopje të tjera. Jemi duke shqyrtuar nen për nen ligjin dhe projektligjin për informacionin e klasifikuar. Neni 1 që hedhim në votim nuk ka asnjë propozim për amendament. Jemi dakort me denin 1? Pro, kundër s'ka, abstenim s'ka, miratohet. E njëjta gjë dhe për nenin 2. Pro, kundër s'ka, abstenim jo, miratohet. Neni 3 është fusha e veprimit. Zonja Felaj, ndërkohë që presim, mund të kemi një prezantim të ndryshimeve që ju propozoni në nenin 4

Relatore e çështjes Ermonela Felaj: Po, jepen përkufizimet e termave në ligj. Është edhe akronimi. Është propozuar që të quhet AKSIK. Është përgjegjës për hartimin e politikave. Kemi bashkuar në 1, pikën pesë dhe shtatë.

Klotilda Bushka: Ju thoni që duke qenë se në të njëjtin nen parashtrohet DSIK dhe është autoritet gjithashtu, t'i bashkojmë në një. 

Dhurata Çupi: Duke qenë se është një autoritet, siç po e përkufizoni tanimë, është i pavarur, ndërsa emërimi i drejtuesit është nga Këshilli i Ministrave, a mos ka një konflikt në këtë mes? Fjala autoritet dhe po ta përkthesh në shqip do të thotë i pavarur, nga ana tjetër varet nga kryeministri, ose lëreni drejtori, ose jepini pavarësi. 

Ermonela Felaj: Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, nuk ta jep  fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar. Ne besojmë se ky ndryshim e ndihmon institucionin në zbatueshmërinë e efikas të ligjit. E kam thënë edhe në mbledhjen e kaluar. Kjo vlen dhe për të gjitha institucionet e tjera që nuk e kanë diskrecionale zbatimin e detyrave. Shumica e informacionit të klasifikuar ndahen mes Presidentit e Kryeministrit dhe këta të dy janë ata që vendosin kush e merr. Fjala drejtori ka ngelur e tillë sepse ka shumë vite, që prej vitit 1999, terminologjia është e huaj. Po të shkojmë tek neni 49 thuhet drejtoria e Informacionit Klasifikuar funsionon si autoritet. 

Dhurata Çupi: Nëse e bëjmë autoritet, duhet që ligji t'i japë të gjithë autoritetin. S'kam kundërshtim me fjalën autoritet, por duhet të jemi konçiz, kur themi autoritet, themi pavarësi.

Ermonela Felaj: Dhurata të lutem, e kam parë me shumë detaje. Nuk prekim funksionet e institucionet, kemi pranuar propozimet e institucionit, thjesht i japim emër të ri. Ka disa autoritete që kanë varësi, si AKSHI përshembull. 

Klotilda Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Drejtori i DISK, Dorian Tola: Ne propozuam të kemi emrin ekzistues, por në NATO ne kemi emrin NSA, National Security Assosiationm. Ky ndryshim, pra vendosja autoritet, është më shumë deklarative sesa funksionale.

komisioni i ligjeve 7 tetor 2022 dhurata Çupi ermonela felaj klotilda bushka dorian tola

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj