Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Berisha tha se në vend që kryeparlamentari Niko Peleshi të përshëndeste një marrëveshje të tillë, merret me diktatorin Enver Hoxha, duke e futur në agjendën e Kuvendit me urdhër të Edi Ramës.
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen e planit të Paqes së Presidentit amerikan Donald Trump me Izraelin dhe Gazën. Në fjalën e tij në nisje të seancës parlamentare, Berisha tha se në vend që kryeparlamentari Niko Peleshi të përshëndeste një marrëveshje të tillë, merret me diktatorin Enver Hoxha, duke e futur në agjendën e Kuvendit me urdhër të Edi Ramës.
"Reagimi i parafolësit përbën një absurditet dhe më shumë se kaq. Zoti Shehu, këtu përshëndeti hapin e parë të marrëveshjes prej 21 pikash të planit të paqes të presidentit Trump, dhe e kanë përshëndetur, sa për dijeni, edhe personalitete botërore. Është hapi i parë dhe meriton përshëndetjen më të plotë. Izraeli tërhiqet në një linjë të caktuar, lirohen 20 pengjet e gjalla nga Hamasi. Çfarë ka këtu? Çfarë u shkel këtu? Kush e pengoi kryetarin e parlamentit të hapë parlamentin me një përshëndetje të tillë? Kush e pengoi kryetarin e partisë së krimit të kërkojë fjalën? Çfarë është kjo? Kjo është për t’u përshëndetur. Janë 20 pengje që lirohen. Po e përshëndesin të tjerët. Kurse ne i bëjmë gjyqin atij që propozoi. Këtë duhet ta bënit ju. Por ti e hape parlamentin me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e fute ti me urdhër të Edi Ramës në axhendë. Kryexhelatin e shqiptarëve, Hitlerin e shqiptaërve e futët ju. Nuk është gabim, nuk është aberracion i librarisë. Ka një ligj ky parlament të vitit 1992, që ndalon dhe dënon propagandën komuniste për Enver Hoxhën. Ka rezolutë parlamenti. Nuk është punë biblioteke kjo. Rezolutat e parlamentit janë të detyruara. Imagjinoni ju se çfarë do ndodhte po të futej Hitleri në Bundestag. Ju do thoni nuk ishte Enver Hoxha në përmasat e Hitlerit. Unë u them ju këtu se në prill të vitit 1991, samiti i EDU e ka vlerësuar në deklaratën e tij Enver Hoxhën si Hitleri i pasluftës. Ka disa anologjira, infanticidi mes të tjerash," tha Berisha./Dosja.al
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka komentuar sot shpërndajen e një materiali nga ana e Kuvendit, ku përmend...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi ka nisur ditën e sotme me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Ka...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta në mbyllje të fjalës së tij në Konferencë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka mbrojtjen më të mirë kibenetike. Gjatë fjalës së tij n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është e para që solli shërbimet online, ndonë...
Astrit Kalaja TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së Astrit...
TIRANË- Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranish...
Mark Rutte TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte ka deklaruar se duhet që të rriten shpenzimet për ...
Diella TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar Ministren Diella, e cila thotë se në zgjedhjet e pjesshm...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për kryetar bashkie n&...