LIVE UPDATES
Politike

Duma: Protestat e opozitës duhet të jenë të qëndrueshme dhe të matura! Kriza energjetike nxorri në pah aferat e qeverisë

Duke folur për protestat e opozitës ajo u shpreh se nëse do të ketë protesta ato duhet të jenë të qëndrueshme dhe të matura.

20 Shtator 2022, 21:40 Nga e.k
Duma: Protestat e opozitës duhet të jenë të qëndrueshme
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma u shpreh se gjendja në kampin blu nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe aty ku do donin demokratët. Duke folur për protestat e opozitës ajo u shpreh se nëse do të ketë protesta ato duhet të jenë të qëndrueshme dhe të matura.

Duke folur në studion e "Frontline" në News 24 ajo u shpreh gjithçka ka ndodhur nga 2021 e më përpara nuk është më referencë.

Grida Duma: Mendoj që jam përpjekur të mbaj një marrëdhënie me publikun, me demokratët, me të gjithë, objektive, të vërtetë dhe pa pompozitetin e stilit të premtimeve fushatore. Them gjëra që i besoj dhe i mendoj të vërteta. Sigurisht në politikë mund të mos thuhet e gjithë fasha e gjërave, por ajo e vërtetë që duhet thënë tani për të gjithë njerëzit e mençur që ndjekin politikën, formula magjike e rrëzimit të dikujt nga pushteti, është pa diskutim frymëzimi, besimi, qëndrueshmëria. Të tria nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe fitoret nga Rama kanë qenë për të dobësuar opozitën ose për të përfituar nga gabimet e opozitës, jo fitore me qytetarët. Nuk dua të them se gjithçka në aksionin opozitar është perfekte, apo do jetë perfekte, por shumësia e eksperiencave që ka pasur, intensiteti i eksperiencave që ka pasur opozita i kanë dhënë një korpus politik shumë më të matur tani.
Nuk është referencë e shkuara. Gjithçka ka ndodhur nga 2021 e më përpara nuk është më referencë. Janë kristalizuar mendjet politike brenda forcës politike, janë kristalizuar të gjitha trajektoret që kanë të bëjnë dhe me qëndrueshmërinë e veprimeve politike. Nëse do të nisim një protestë dhe disa protesta, do jenë të qëndrueshme dhe do të nisen në mënyrë mature. Është treguar që populli nuk e ka ulur aftësinë reaguese. Iluzioni që qeveria ka ndonjë ndërgjegje që të ikë nga skandalet me Ramën është naivitet fëmijëror politik. Kjo nuk ndodh. Patjetër që denoncimi për skandalet që bën qeveria vjen nga opozita. Qëndrueshmëria e këtij denoncimi është një ansambël i tërë që do çojë në rrëzimin e pushtetit të socialistëve, s’po e quaj Ramës. E kam pak problem të konceptit që e glorifikojnë kaq shumë pushtetin e Ramës, për mua është i dobët, i mbështetur në dobësinë e kundërshtarit.

Lidhur me krizën energjetike, Duma u shpreh se ka nxjerrë në pah korrupsionin dhe paaftësinë e qeverisë. Sipas Dumës blerja e energjisë është bërë në mënyrë korruptive.

Grida Duma: Kjo nuk është çështje e krizës globale, është çështjes kryekëput e keqmenaxhimit të energjisë. Jo vetëm të presë, atë ka bërë, ka pritur momentin më të keq sepse mendon që nuk do kapet lepuri me qerre. KESH ka pasur mundësi që në prill të bëjë blerjet e duhura të energjisë, që në prill ka pasur mundësi të dedektonte rritjen e çmimit të energjisë. Institucionet e tyre, o për shkak aferash, o për shkak korrupsioni, o për shkak paaftësie e kanë keqmenaxhuar totalisht blerjen e energjisë nga jashtë. Ju flisni sot për rritjen e çmimit, por problemi më i madh është a do të kenë energji shqiptarë në muajt në vijim se akoma nuk kanë folur për këta. Këta thonë po ruajnë fashën, nuk do të thotë po ruan fashën 800 kilovatë, e para është të ruash çmimin. Nuk ka pasur paqartësi shifrash. Blerja e energjisë është bërë në mënyrë korruptive. Nuk gjendet me cilët operatorë e kryen blerjen KESH-i. Janë sekrete, të mbyllura. As nuk janë përpjekur të bëjnë atë që bëhej mirë dikur, që tradicionalisht në prill ti shikoje tendencën e çmimit. Ti e blen sot 1000 euro dhe diskuton farsën që to dy anijet në Vlorë janë shpëtimi. Ato anijet a kanë mundësi të prodhojnë më shumë se 2500 megavat, çfarë kanë zgjidhur me anijet, kur nuk kanë zgjidhur 1 të pestën e konsumit. Doli tha që rashë pre e fake neës se në Zvicër nuk dënohet njëri me burg. Nuk shkon dot te fëmijët që nuk kanë përgjegjësi juridike që ka masa penalizimi deri në burg. Çfarë duhet të bëjë? Thonë që mund të blejnë nga operatorët e vegjël privatë, fotovoltaikë, kam dëgjuar që thonë do investojmë te solarët privatë nëpër pallate. janë afera korruptive. Nga kërkesat që kanë ardhur nga bizneset e vogla për të ofruar energji sa janë licencuar, një numër minimal. Në krizë, kur energjia blihet më shtrenjtë, kur flasim për 400 paund dhe flasim për 3 mijë lekë, këtë talljen që bëjnë me rritjen e pensioneve 6 bukë në muaj, është një turp që cipë nuk kanë që e përdorin si argument për të mbuluar krizën. Si përdorën rimbursimin e ilaçeve. Dhe me fondin e miratuar rimbursimi i ilaçeve dështoi.
Keqmenaxhinim, aferat, korrupsioni, paaftësia kanë çuar në krizën energjetike më shumë se kriza globale.

grida duma

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj