LIVE UPDATES
Politike

Varhelyi: Hapja e negociatave me Shqipërinë&Maqedoninë e Veriut, çështje ditësh

Sipas burimeve diplomatike në BE, zyrtarët e bllokut kanë pasur mjaft diskutime rreth asaj sesi do të kuptohet në Ballkanin Perëndimor dhënia kaq e shpejtë e rekomandimit për Ukrainën dhe Moldavinë, ndërkohë që vendet e rajonit presin me vite dhe procesi ec ngadalë apo fare.

17 Qershor 2022, 13:58 Nga k.m.
Varhelyi: Hapja e negociatave me Shqipërinë&Maqedoninë e
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për t’ua dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, këto dy shtete e kanë tejkaluar formalisht Bosnje-Hercegovinën në procesin e zgjerimit, ndonëse ky shtet ka aplikuar qysh më 2016.

Për dallim nga Bosnja, Kosova as nuk ka aplikuar ndonjëherë për anëtarësim.

Sipas burimeve diplomatike në BE, zyrtarët e bllokut kanë pasur mjaft diskutime rreth asaj sesi do të kuptohet në Ballkanin Perëndimor dhënia kaq e shpejtë e rekomandimit për Ukrainën dhe Moldavinë, ndërkohë që vendet e rajonit presin me vite dhe procesi ec ngadalë apo fare.

Edhe në një konferencë për media të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Komisionarit për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, zyrtarët janë pyetur lidhur me Ballkanin Perëndimor.

Në pyetjen se pse nuk është shfrytëzuar rasti për të rekomanduar statusin e kandidatit edhe për Bosnje e Hercegovinën, Varhelyi ka thënë se ky shtet e ka “rrugën e vet”.

Bosnja e Hercegovina po ndjek procesin e vet në këtë rrugë dhe ka 14 kushte që duhet plotësuar. Po e presim këtë shtet që të lëvizë në përmbushjen e këtyre kritereve”, ka thënë ai.

Ai është pyetur edhe nëse do të ndryshohet korniza negociuese e BE-së për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, siç po kërkon Bullgaria.

Nuk jam në dijeni për asnjë kornizë negociuese, por jam në dijeni për një bllokim të plotë në Sofje. Në këtë moment nuk mund të flasim për asnjë kornizë negociuese”, është përgjigjur Varhelyi.

Bullgaria vazhdon ta pengojë vendimin e Këshillit të BE-së për të miratuar kornizën negociuese pa të cilën nuk mund të hapen negociatat e anëtarësimit, për shkak të kontestit që ka të bëjë me gjuhën dhe të kaluarën historike.

Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE 18 vjet më parë.

Zyrtarët janë pyetur edhe për mundësinë e nisjes së negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë para se të nisin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse këto dy të fundit i kanë përmbushur të gjitha kriteret.

“Shpresojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë konferencën e parë ndërqeveritare (ku nisen negociatat e anëtarësimit) dhe të mos ketë vonesa të reja. Po flasim për ditë e jo muaj”, ka thënë mes tjerash Komisionari i BE-së./REL/

oliver varhelyi integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj