Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një kthim përgjigje që kreu i ILD-së Artur Metani i ka dorëzuar ish-Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, theksohet se pas ankesës së marrë nuk ka asnjë indikacion apo dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurores Gjeli.
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur hetim disiplinor për prokurorin e Shkodrës Elsa Gjeli, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama. Në një kthim përgjigje që kreu i ILD-së Artur Metani i ka dorëzuar ish-Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, theksohet se pas ankesës së marrë nuk ka asnjë indikacion apo dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurores Gjeli.
Njoftimi i ILD-së:
Ju vëmë në dijeni se, Inspektori Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj. Elsa Gjeli, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe referuar vendimit nr. 2138/3 prot., datë 15.07.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë "Për verifikimin pas shqyrtimit fillestar të ankesës dhe informacionit të marrë, ka konkluduar se, nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates znj. Elsa Gjeli me detyrë prokurore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Për këtë arsye, është vendosur arkivimi pas verifikimit të ankesës tuaj, bazuar në nenin 122, pika 4 të ligjit ar. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
Në mbështetje të nenit 119, pika 4 dhe nenit 122, pika 5 të ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, bashkëlidhur këtij njoftimi, ju lutemi, të gjeni një kopje të vendimit të arkivimit të ankesës
Në përputhje me nenin 122, pika 5 të ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, ju keni të drejtë të ankimoni këtë vendim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, brenda 1 (një) jave nga datá e marrjes së vendimit të arsyetuar.
Ndërtimet në fshatin Theth ishin dhe arsyeja e përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. Këto ndërtime, Rama është shprehur se janë ndërtuar pa leje dhe IKMT do ti heqë nga territori. Lidhur me këtë çështje, Rama ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. Kreu i qeverisë shprehej se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale. Rama tha se këtë çështje do ta përciellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që shtoi se kjo prokurore është e padenjë për tu paguar si e tillë./Dosja.al
Albana Kociu TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka deklaruar se ky institucion duhet të ngrihet në l...
Xhelal Mziu TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha gjatë konferencës së PD-së se sulmi ndaj banesës s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministrja Albana Koçiu duhet që të integrojë revolucionin dixhi...
Xhelal Mziu TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është shprehur gjatë konferencës së PD-së, t&...
Mziu dhe Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë për sulmin e banesës ndaj deputetit Xhelal Mziu, s...
Berisha dhe Mziu TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës së PD-së lidhur me sulmin me lënd&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka renditur disa nga problematikat në Ministrinë e Brendshme. Gjatë fjalës së...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vënë sërish në piketë kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Pol...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet një ndryshim rrënjësor i administratës së Ministrisë s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Albana Koçiun si Ministren e parë të Punëve të...