LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama dënohet me 8 deri në 10 vite burg"/ Berisha: Ktheu terrenin sportiv në urban, çfarë doni ju më shumë?

Sipas Berishës Rama shkeli ligjin e urbanistikës duke shtuar se për këtë fakt ai dënohet 8 deri në 10 vite burg.

16 Nëntor 2023, 13:11 Nga h.k
"Edi Rama dënohet me 8 deri në 10 vite burg"/ Berisha: Ktheu
Sali Berisha

TIRANA-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike gjatë konferencës për mediat ditën e sotme është ndalur në akuzën e shprehur disa ditë më parë ndaj Kryeministri Edi Rama, se kur ky i fundit ishte në krye të Bashkisë Tiranë, ka kthyer terrenin sportiv në privat duke shkelur ligjin.

Sipas Berishës Rama shkeli ligjin e urbanistikës duke shtuar se për këtë fakt ai dënohet 8 deri në 10 vite burg. Kryedemokrati tha se e vetmja shkelje në këtë histori është pikërisht ky kthim prone, që sipas tij Rama e pranoi vetë publikisht në një media disa ditë më parë.

Gazetari: Me këtë duket sikur ju po bëni gjyq të Sali Berishës dhe jo ndaj Edi Ramës dhe nuk po nxirrini asnjë fakt ndaj Edi Ramës ?

Berisha:Merre si ta marrësh, por unë dje faktova para jush këtu me hartë dhe dokumente të paraqitura nga Edi Rama, se ai është autori që ka ndryshuar në mënyrë të kundraligjshme destinacionin e terrenit të klubit Partizani, ngha terren sportiv, në terren urban.
Unë nuk e di çfarë fakti mund t’u paraqes tjetër, pasi me këtë fakt, Edi Rama dënohet të paktën 8 deri në 12 vite burg. Unë nuk po bëj këtu prokurorin e narkoshtetit, unë po bëj këtu gjyqin publik.
Dhe unë mendoj se me faktet që paraqiti vetë Edi Rama, iu provova shqiptarëve se ky njeri me ndryshimin që i ka bërë destinacionit të terrenit sportiv në vitin 2006, në një kohë kur nuk ishte e pronarëve, ishte krejtësisht pronë e shtetit, atëherë kjo do të thotë se ata që kishin synim këtë pronë, e paguan apo nuk e paguan atë, nuk kemi për ta marrë vesh ndonjëherë, por Edi Rama shkeli rëndë ligjin e urbanistikës dhe me këtë ligj dënohet me të paktën 8 vite burg. Prandaj doli te Bolino ai, nxori hartat dhe sillej e mbështillej.
Po dje, a u përpoq të fshihet për pjesën tjetër prapa ndryshimit të ligjit të sportit? E thotë vetë. Unë ua citova aty. Çfarë doli aty? Ligji i sportit përkundrazi vetëm sa e saktësonte, kishte respektuar pronësinë e pronarëve, por kurrë ndryshimin e destinacionit. Kurse Edi Rama me kompaninë zvicerane UrboPlan, me të cilën janë marrë dy persona, se ky Shalsi ka qenë si punë vullnetari, paskan qenë Artan Dhuli dhe ministrja Majlinda Dhuli. Këta kanë qenë dy personat e ngarkuar për planin zviceran, në të cilin Edi Rama e ka lënë zonë urbane. A nuk janë këto dëshmi flagrante të një shkelje madhore të ligjit nga ish-kryetari i bashkisë?
Pastaj, pse nuk paskam të drejtë unë, si nuk qena e drejtë që të deklaroj se dacibao është shkruar në zyrat e Edi Ramës, kur ai vetë del dhe citon dacibaon. Nuk i thashë unë Edi Ramës që dil pak te Bolino e na thuaj se e bëra pas ndryshimit të ligjit për sportin. E bëri vetë atë se e ka mizën nën kësulë. Dhe doli e citoi dacibaon.


Atëherë, a dëshmon se Edi Rama është pas dacibaos. Kurse sot, e njëjta gjë është thënë për ligjin e pronave. Po aty thotë se edhe ndryshimi i kryetarit, ishte komision dhe u bë agjenci, erdhi një pedagoge, Justina Boriçi në timonin e kësaj agjencie, e kanë marrë në pyetje njëlloj si në zyrat e Sigurimit të Shtetit.
Më fal për shprehjen, po janë edhe budallenj. Se sigurisht kryeministri nuk mund të emërojë pa u njohur me CV dhe të gjitha, një drejtor të një agjencie me rëndësi kombëtare, siç është agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave. Sepse çdo i emëruar në poste të larta, nuk ndodh si me Edi Ramën, që e marrin vesh nga televizori, jo sepse do kërkosh edhe mendimin, do pranojë apo jo në radhë të parë.
Dhe këtë ata, me porosi të Edi Ramës, le që janë përpjekur me të gjitha format.
Por nuk është qëllimi, por këta përdorin si argument se është favorizuar Jamarbër Malltezi, pra për të më inkriminuar mua thonë se janë bërë ndryshime në ligjin e pronave. Unë e shpjegova pjesën kryesore, ka edhe një pjesë tjetër që do e shpjegoj në seancën tjetër të gjyqit publik kundër Edi Ramës.
Nuk ka avokat në botë që e mbron Edi Ramën. Edi Rama është tashmë i pakallur me këto që ka bërë.

sali berisha arrestimi i jamarber malltezit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj