LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama ka konfiskuar parlamentin, rruga e vetme protesta"/ Berisha: SPAK ka frikë nga dëshmia ime për 21 janarin

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në 10 seanca në parlament, opozita është lejuar të debatojë vetëm në një seancë, në një kohë kur ajo duhej të kishte debatuar në çdo seancë.

17 Nëntor 2025, 13:07 Nga E.d
"Edi Rama ka konfiskuar parlamentin, rruga e vetme protesta"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se SPAK ka frikë nga dëshmia e tij për çështjen e 21 janarit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në 10 seanca në parlament, opozita është lejuar të debatojë vetëm në një seancë, në një kohë kur ajo duhej të kishte debatuar në çdo seancë.

Kreu demokrat tha se nuk është thirrur për të dëshmuar për rastin e 21 janarit. Kjo pasi sipas tij organet hetuse kanë frikë nga dëshimtë e tij, ndërsa shtoi se ajo ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit.

"Shumë vulgare lidhja që bën, më vjen keq. Tani që unë kam deklaruar këtu para jush shumë herë, që protesta, protesta dhe vetëm protesta. Ju dhe e kam thënë, se unë i them gjëra, nuk hezitoj ti them, nuk janë zhvilluar protestat dhe as analiza në parti sepse është pritur raporti ndërkombëtar për zgjedhjet, për të cilat qeveria bëri çdo përpjekje për ta ndryshuar. Dështoi. Nëqoftëse ju lexoni raportet ndër vite, ky është raporti i farsës së plotë elektorale. Së dyti, ju jeni dëshmitarë se, në 10 seanca në parlament, opozita është lejuar të debatojë vetëm në një seancë, në një kohë kur ajo duhej të kishte debatuar në çdo seancë dhe orë të tëra. Pra Ramadoru ka zgjedhur të mos lejojë debatin në parlament. Një kryeministër që voton qeverinë e tij dhe programin 4 vjeçar për 28 minuta, nuk e meriton kurrë as 20 minuta të qëndrojë kryeministër. Ai ka aq frikë dhe tmerr nga krimet dhe bëmat e tij sa nuk duron dot as 1 orë debat.

Janë dorëzuar një seri kërkesash për komisione hetimore parlamentare, e drejtë kushtetuese dhe që të gjitha janë hedhur poshtë. Absurditeti i Edi Ramës shkon në atë shkallë sa hidhet me votë poshtë, e drejta, detyrimi kushtetues i interpelancës. Nuk ka ndodhur kurrë. Jo vetëm për Edi Ramën, ministrat e tij. Thirret për interpelancë ministrja e Shëndetësisë, për krimin monstruoz të njerëzimit, që është lënia pa ilaçe e të sëmurëve me proceset neoplazike. Dhe narkoparlamentin voton kundër interpelancës. Kemi të bëjmë me një konfiskim të plotë të parlamentit. Atëherë cila është zgjidhja? Parlamenti në shesh. Ta vijmë tek ajo thirrja. Nuk mund të ketë asnjë lidhje. E kam thënë, e them, absolutisht për çdo gjë, sa herë të thirrem unë do të shkoj, qoftë në gjykatë, qoftë në prokurori. Sepse ai është ligji jashtë të cilit sistemi nuk mund të funksionojë, dhe unë nuk kam refuzuar kurrë ftesën për tu paraqitur. Në radhë të parë shtro pyetjen ti. Pse nuk u thirr Sali Berisha 12 vite pasi iku nga pushteti? Kush e pengoi. Nga viti 2013, çështja është hetuar, nga 2013 e gjer para dy javësh, pse nuk u thirr, kush e pengoi.

Cilin institucion kontrollonte Sali Berisha? Ina Ramën, apo Arta Markun. Asnjë. Nuk u thirra asnjëherë të vetme dhe në rast se do të thirresha, pa diskutim që unë do të paraqitesha. Pra nuk u thirra se kishin frikë nga dëshmitë e mia. E tëra është kjo, nuk jam thirrur se kishin frikë nga dëshmitë e mia, dhe prap kanë frikë. Çfarë ishte ajo? Ajo ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit. Komuniteti ndërkombëtar nëqoftëse kthehesh thotë: socialistët kishin në axhendë dhunën në këtë protestë dhe vetëkuptohet pse përdoret dhuna. Por gjëja që është më evidente është dhuna. Atëherë si nuk do të shkoja unë? Unë nuk u ftova, kaq. Prap dal tek e para. I përgjigjem çdo thirrje se ligji e parashikon dhe jashtë atij ligji ai sistem nuk funksiononte. Nuk kam marrë kurrë unë në telefon prokurorët ti them kush je ti që i heq zv/kryeministrit pasaportën, apo bën këtë apo atë. Në periudhën e qeverisë time, zv/kryeministri ka shkuar para prokurorit. Ministra kanë shkuar para prokurorit, ka dhënë dorëheqjen njëri prej tyre. Ka pasur standard tjetër dhe ky standard mendoj unë, është standard i civilizuar është standardi demokratike. Kurse mosdorëheqja është standard i korrupsionit. Dorëheqja nuk ka të bëjë as më fajësimin as me mosfajësimin, ka të bëjë me një standard moral. Nuk mund të jesh në atë detyre dhe të hetohesh nga një prokuror i thjeshtë, jo. Hiqu nga detyra, shko paraqitu para tij dhe të dalin konkluzionet. Pra kjo është e gjitha." tha Berisha./Dosja.al

edi rama sali berisha pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj