LIVE UPDATES
Politike

"Rama nuk ikën me vota dhe as me drejtësi"/ Berisha lavdëron SPAK-un, shan Gjykatën Kushtetuese: Gjykatë turpi

Në foltoren para kryeministrisë, Berisha tha se, gjykata 'u ble' dhe ky akt sipas tij, vjen nga kryeministri Rama.

22 Dhjetor 2025, 19:42 Nga D.S

"Rama nuk ikën me vota dhe as me drejtësi"/ Berisha

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lavdëroi Strukturën e Posaçme ndërkohë e cilësoi Gjykatën Kushtetuese si 'gjykatë turpi'. Në foltoren para kryeministrisë, Berisha tha se, gjykata 'u ble' dhe ky akt sipas tij, vjen nga kryeministri Rama.

Ndër të tjera, kryedemokrati thekson se, reagimet gjatë kësaj jave nga kryeministri, kanë qenë të pashembullta në tërë ekzistencën e pluralizmit.

"Miq, këto dy javë në Shqipëri është zhvilluar një betejë e pashembullt. Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren, njeriun më hajdut pas Edi Ramës në tërë historinë e kombit. Një gjykatë turpi u ble, një gjykatë supreme e kombit i hoqi jashtë çdo rregulli, masën e pezullimit, e ktheu Lubinë në detyrë që të vjedhë ditë e natë. E ktheu Lubinë në detyrë që të prishë çdo provë. E ktheu Lubinë në detyrë që si bandite të kërcënojë çdo dëshmitar. Edi Rama me këtë akt, me këtë vendim që i diktoi Gjykatës Kushtetuese, na tha shqiptarëve se unë u kam vjedhur dhe do u vjedh pa kufi, pandalshëm, sepse jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi gjykatat.

Reagimi tjetër i tij, i pashembullt në tërë ekzistencën e pluralizmit. Miq, kërkesës për arrestimin e zëvendëskryeministres, pasi u shtrua në afera që provojnë se ajo dhe Edi Rama së bashku kanë vjedhur dhe shpërdoruar dhe dëmtuar shqiptarët, vetëm me ato afera, 1.2 miliardë euro, Edi Rama përsëri mori pushtetin e parlamentit, bllokoi parlamentin, bllokoi heqjen e imunitetit, kreu grushtin e shtetit për të shpëtuar lëkurën e tij.
Po miq, Edi Rama nuk lejoi dhe nuk mund të lejonte kurrë të arrestohej Lubia sepse e dinte mirë se i dyti do jetë ai. Në fakt duhej të ishte i pari.

Edi Rama është autori i vjedhjeve të përmasave të paimagjinueshme nga ne. Çfarë mësuam ne këto ditë?
Ne mësuam se zëvendëskryeministrja në ato deftere që janë gjetur gjer sot, ka mbi 300 apartamente, ka edhe dy jahte luksoze, ka 15 supermarkete, ka me qindra prona të tjera. Por mos harroni se nëse ajo ka këto prona, Edi Rama hyri në këtë ndërtesë pasi kishte depozituar në bankat offshore 200 milionë euro, që të kthyera në apartamente, ato janë baraz me 1800 apartamente. Dhe të gjitha këto, para vitit 2014. Miqtë e mi, Edi Rama nuk do pranojë kurrë të heqë imunitete.

Edi Rama nuk do pranojë kurrë të shkarkojë Lubi Ballukun apo të japë dorëheqje. Nuk duhet të gabohemi. Jo, Edi Ramën do ta heqim ne. Do ta heqim ne, populli opozitar. Do ta heqim ne, populli opozitar. Askush të mos ketë iluzion se Edi Rama ikën me votë. Jo, kurrë. Por sot nuk ka shqiptar që beson më se Edi Rama ikën me votë. Mund të ketë tek tuk njerëz që besojnë se mund të ikën me drejtësi. Naivitet.

Jo, kurrë. Ai është i gatshëm ato 84 mandate t’i përdorë si bajoneta krimi kundër drejtësisë, kundër qytetarëve, kundër drejtësisë, kundër ligjeve. Atëherë vota jo, drejtësia jo, do jenë qytetarët, do jenë idealistët, do jenë guximtarët ata të cilët do hedhin në banesën e turpit të historisë. Do të jenë ata që do i rezervojnë Edi Ramës atë që i kanë rezervuar popujt e shtypur Idi Aminit, Gadafit, Mobutusë. Apo atë që i rezervuan kombet e largëta, Nepali, Bangladeshi, Sri Lanka, diktatorëve autoritarë si Edi Rama," tha Berisha./Dosja.al

protesta pd pd sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj