LIVE UPDATES
Politike

Çështja CEZ-DIA / Meta: Përgjigjen e jep padia e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it

Meta u shpreh se lidhur me CEZ-in, është e provuar se znj. Ismaili i krijoi lidhjet për DIA pasi kishte përvoja në Çeki dhe referencat e kompanive amerikane në Çeki janë përdorur edhe si referenca pranë CEZ për lidhjen e kontratës, siç ka dëshmuar Hejsek në 20 Dhjetor 2011 në Prokurorinë e Tiranës.

10 Prill 2026, 13:56 Nga E. D
Çështja CEZ-DIA / Meta: Përgjigjen e jep padia e KLSH
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për çeshtjen e akuzave ndaj tij. Një një interviste për Syri.net, Meta tha se lidhur me CEZ – DIA përgjigjen më të mirë e jep padia zyrtare e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it.

Meta u shpreh se lidhur me CEZ-in, është e provuar se znj. Ismaili i krijoi lidhjet për DIA pasi kishte përvoja në Çeki dhe referencat e kompanive amerikane në Çeki janë përdorur edhe si referenca pranë CEZ për lidhjen e kontratës, siç ka dëshmuar Hejsek në 20 Dhjetor 2011 në Prokurorinë e Tiranës.

Po ju vetë a e njihni Rebecën dhe a ju kanë pyetur në SPAK për të?

Ilir Meta: Natyrisht që e kam njohur pasi ajo ishte partnerja kryesore e Kastriot Ismailaj në pothuajse çdo biznes, siç ka deklaruar edhe Znj. Ismaili. E kam takuar disa herë në bare apo restorante, pasi Kastrioti e prezantonte edhe me miq të tij politikanë nga të gjithë krahët.

Madje njëherë më duket se kemi qenë në një darkë të përbashkët edhe me Nanon në mos gaboj. Nga takimet me të ruaj përshtypjet më të mira pasi ishte shumë komunikuese dhe me përvojë. Por as ajo dhe as Kastriot Ismailaj nuk më kanë kërkuar kurrë ndonjë favor.

Lidhur me CEZ-in, është e provuar se ajo i krijoi lidhjet për DIA pasi kishte përvoja në Çeki dhe referencat e kompanive amerikane në Çeki janë përdorur edhe si referenca pranë CEZ për lidhjen e kontratës, siç ka dëshmuar Hejsek në 20 Dhjetor 2011 në Prokurorinë e Tiranës.

Dihet se ajo ishte një nga 3 aksionerët e kompanisë mëmë të DIA-s dhe kjo ka qenë vendimtare për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA. Sic deklaron Elvis Mataj, ajo ishte Nr.1 de facto i DIA-s.

Por ajo në dokumentat e QKR del edhe de jure Nr.1 në momentin kur shkarkon Kastriot Ismailin nga administrator. Emri i saj është kudo edhe në vendimet e gjykatave shqiptare kundër DIA-s, por edhe në Arbitrazhin e Vjenës.

Nëse Kastriot Ismailaj ka bërë një vepër joligjore te DIA, është e sigurt se nuk e ka bërë pa Rebecën, pasi ajo ishte edhe këshilltare ligjore e regjistruar e DIA-s, veç të tjerash. Por problem im nuk është me Rebecën, pasi ajo biznesmene ka qenë, por me SPAK-un që i “harron”  të gjitha faktet që provojnë se ajo ishte lidhja e vërtetë e DIA me CEZ-in.

Me të drejtë gruaja e Kastriot Ismailaj  bën pyetjen se pse pas shkarkimit të Kastriot Ismailaj si administrator i DIA-s në QKR, Rebeca vendosi t’i kundërvihet DIA-s në Arbitrazh kundër CEZ? Besoj se përgjigjen për këtë pyetje na e jep padia zyrtare e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479  milionë eurove CEZ-it.

Ndërsa lidhur me konfliktin e tij me CEZ-in, kur Z. Ismailaj  rastësisht ma ka thënë  në takimin tonë të fundit në Rogner, pas zgjedhjeve në 2013, unë shoqërisht e kam këshilluar  të mos shkonte në Arbitrazh, pasi CEZ-i ishte një kompani shumë e fuqishme dhe mirë do ishte të ndaheshin në mirëkuptim.

Ashtu sikur po të më pyeste për të marrë  drejtor të DIA-s Z. Elvis Mataj do i thoja jo, pasi që në janar 2005  kur ai u largua nga LSI kisha rezerva për të. Por Kastrioti i dinte vetë punët e tij. Nësi ai do kishte ndonjë qëllim përfitimi në raport me mua, këtë mund ta kishte tentuar kur unë isha Kryeministër.

Por ai kurrë nuk abuzoi me shoqërinë tonë. Nuk është e vërtetë ajo që Elvis Mataj i shkruan avokatit  të  Kastriot Ismailaj  në 9 Prill 2014, se në vitin 2000 Kastrioti kishte vetëm 50 USD  dhe pastaj çdo gjë e përfitoi nga Rebecca.

Ky ekzagjerim mund të jetë përdorur  për të treguar lidhjen  e fortë në biznes  e sidomos te DIA  të Kastriotit me Rebecën. E vërteta është se Kastrioti, që kur e kam njohur unë, në vitet ’92 – ‘93, ishte me biznese, ishte i lidhur me njerëz me nivel të lartë intelektual dhe udhëtonte në gjithë botën për biznese.

Edhe kur një ministër, miku i im, e ftoi dhe e bëri drejtor në vitin 1999, ai qëndroi fare pak kohë se puna e shtetit e pengonte nga bizneset e tij. Bëhet fjalë për të njëjtën Ministri kur atëherë punonte edhe Dritan Prifti dhe ata krijuan  njohjen e tyre  që nuk kishte lidhje me mua.

Kur lexova deklarimin e Elvis Matajt për avokatin Hauser në 9 Prill 2014, se Kastriot Ismailaj i kishte premtuar ryshfet e pagesë Dritan Priftit, si Ministër i Ekonomisë në atë kohë, për lidhjen e marrëveshjes së DIA me CEZ, u habita pasi Kastrioti s’ma kishte thënë kurrë këtë gjë  se nuk e kishte natyrë të merrej me fjalë.

Ai dinte të kishte një raport shoqëror  shumë të mirë edhe me mua, por edhe  me Nanon njëkohësisht  edhe pse unë dhe Nano mund të ishim në kulmin e konfliktit. Nga fashikujt del qartë se arrestimi i tij i është kërkuar Prokurorisë së Tiranës nga OSHEE dhe qeveria me qëllim humbjen e tij në Arbitrazh, si në rastin Beketi./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj