LIVE UPDATES
Politike

Çështja e detit, Meta: Rama nuk më ka sjellë kërkesën për dhënien e autorizimit

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se nga qeveria e Ramës apo dhe nga vetë Rama nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisjen me autorizim për të negociuar me palën greke.   

30 Maj 2022, 17:56 Nga DOSJA

Çështja e detit, Meta: Rama nuk më ka sjellë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se më qershor të vitit 2018, ai ka rënë dakord me kryeministrin Edi Rama që ky i fundit të ishte kryenegociator me Greqinë për çështjen e detit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se nga qeveria e Ramës apo dhe nga vetë Rama nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisjen me autorizim për të negociuar me palën greke.   

" Presidenti i Republikës pasi është informuar mbi mënyrën e zhvillimit të këtyre negociatave, ka konstatuar dhe është vënë në dijeni mbi disa problematika dhe shqetësime serioze. Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator midis Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit të Shqipërisë, në datën 13 qershor 2018, është realizuar një takim. Në këtë takim u dakordësua që Kryeministri t’i udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek. Për këtë do të paraqiste një kërkesë të re përpara Presidentit për t`u pajisur me Autorizimin e nevojshëm për t`i drejtuar ai personalisht (Kryeministri) negociatat. Presidenti i Republikës, duke konstatuar se Kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve të ndërmarra, dhe nuk por ndërmerrte asnjë hap në këtë drejtim, me shkresë nr.327/9 prot., datë 21.09.2018, përpos të tjerave, rikërkoi ndërhyrjen e Kryeministrit të vendit pa vonesë, në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga niveli më i lartë politik vendimmarrës, pra nga vet Kryeministri, duke marrë drejtimin e këtij procesi, në ushtrim të drejtpërdrejtë të vullnetit politik, në të drejtën që ia njeh Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Sërish nga Kryeministri nuk pati reagim në këtë drejtim. Asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit. Në mungesë të reagimit dhe vullnetit institucional të Kryeministrit për këtë çështje, pra pajisjen me Autorizim për të negociuar, Presidenti i Republikës, duke i qëndruar konstatimeve të mëparshme sërish me shkresë nr.327/11, datë 20.11.2018, i rikërkoi Kryeministrit ndërhyrjen e tij, në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga niveli më i lartë politik vendimmarrës, pra nga vetë Kryeministri, duke marrë drejtimin e këtij procesi. Edhe për këtë kërkesë të Presidentit nuk pati asnjë reagim dhe Kryeministri nuk parashtroi asnjë kërkesë për Autorizim. Nga Kryeministri i cili për periudhën shkurt 2019 – janar 2021 mbajti njëkohësisht dhe detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisje me autorizim dhe asnjë informacion shterues mbi ecurinë e këtij procesi negociator, apo mbi masat dhe analiza që ai (Kryeministri) ka ndërmarrë mbi kërkesat zyrtare të Presidentit. Ndërkohë që Kryeministri përgjatë gjithë kësaj periudhë që mbante dhe detyrën e Ministrit të Jashtëm, përmes statuseve publike, ka komentuar apo ka dhënë opinione pohuese të tij lidhur me zhvillime ligjore në shtetin grek, për çështje të zgjerimit të ujrave të tyre territoriale. Këto qëndrime të Kryeministrit, janë vlerësuar dhe cituar edhe nga autoritetet më të larta greke," tha Meta.

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pas vizitës në Shqipëri është shprehur se çështja e detit në Hagë do të zgjidhet më lehtë me Shqipërinë, me ikjen e Presidentit Ilir Meta. Dendias për mediat greke tha se kjo çështje do të avancojë Shqipria do të zgjedhë një President të ri e se shpreson që do të lehtësojë këtë çështje.

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që ta dërgojnë marrëveshjen për ndarjen e zonave Eksluzive Ekonomike në Hagë. Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë për t’i referuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare. Përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero është shprehur se ky detaj është tregues i parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mire. Kjo marrëveshje është cilësuar edhe si një mesazh për Ankaranë zyrtare, që të gjitha ndasitë për Detin, të shkojnë në Gjykatat Ndërkombëtare, dhe se Greqia është një shtet që e ka gjetur “gjuhën” e mirëkuptimit me të gjitha vendet e rajonit përveç Turqisë. Meta është pyetur edhe më herët për këtë çështje, nëse është zgjedhja e duhur dakortësia për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare, dhe është shprehur se nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Ai ka thënë se nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit e se nuk mund të mbajë qëndrime të dyfishta në lidhje me këtë çështje.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!