E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Mediu thotë se po akuzohet nga Prokuroria për një gjë absurde që nuk lidhet me kompetencat e ministrit, por me një rregullore ushtarake të FA-ve e përcaktuar që më para se ai të bëhej ministër nga paraardhës dhe shefa shtabi.
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha një deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme dhe përfundimit të seancës që u shty për në datën 22 prill. Mediu thotë se po akuzohet nga Prokuroria për një gjë absurde që nuk lidhet me kompetencat e ministrit, por me një rregullore ushtarake të FA-ve e përcaktuar që më para se ai të bëhej ministër nga paraardhës dhe shefa shtabi. Ai shton se shpërdorim detyre ka të bëjë me rastin tij për mosrespektimin e ligjeve dhe akteve ligjore të barazvlefshme me ligjin.
"Pra nëse thuhet se aktet ligjore janë rregulloret ushtarake apo të FA-ve, nuk jemi në një demokraci kushtetuese apo funksionimit të drejtësisë sipas konceptit të ligjit dhe Kodit të Procedurës, por sipas dëshirave për të çmuar për mirë apo për keq, dhe qasjeve të momentit, interesave të momentit, qofshin edhe ato politike", tha ai.
Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:
Jemi në vlerësimin e ekspertimit ushtarak, me pretendimin e Prokurorisë se ka të bëjë me rritjen e kalibrave, nga të vegjël në të mëdhenj. Ndërkohë që vetë ekspertët ushtarakë e kanë theksuar se nuk ka dokument ligjor që përcakton apo klasifikon kalimin nga kalibrat e vegjël te të mëdhenjtë. Nga ana tjetër solla disa dokumente që duheshin vlerësuar, janë 7 urdhra të shefave të Shtabit të Përgjithshëm para se unë të bëhesha Ministër i Mbrojtjes dhe 3 urdhra të ministrit të Mbrojtjes, të cilët kanë përcaktuar kalibrat bashkë me NATO-n dhe Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë, edhe me Anglinë e Irlandën, ku këto cilësohen kalibra të vegjël, pra marrëveshje ligjore që ka bazë logjike, si dhe nga ana juridike, me ekspertizë ushtarake, janë zbatuar dhe nuk ka pasur asnjëherë një gjykim ndryshe.
Kjo tregon se sa e pabazë është pretendimi i prokurorisë, që ka thënë edhe vetë se nuk e di se çfarë janë kalibrat, por bazohet në një analizë në dëshirën e shtuar të ekspertëve, që këta thonë librat rusë. Unë nuk kam qenë ministër në Traktatin e Varshavës, por jam përpjekur për Shqipërinë për t’u bërë vend anëtar i NATO-s. Në 1956 as nuk kisha lindur, as e kisha lexuar atë librin rus që kanë lexuar ekspertët, sepse unë nuk di rusisht siç e kanë lexuar ekspertët, unë di anglisht dhe gjuha e NATO-s është ajo angleze.
Në Shqipëri nuk ka rastësi, do ishim naiv po ta thoshim. Kjo është një situatë pak absurde, e kam në pikëpamjen e akuzës, apo ngarkesave që janë vendosur, të gjitha nuk kanë të bëjnë as me respektim ligji apo kushtetute, apo që kanë të bëjnë me atë çështje të zotit Berisha, por me rastin tim dhe detyrave që ka ministri i Mbrojtjes. Shpërdorim detyre ka të bëjë me rastin tim për mosrespektimin e ligjeve dhe akteve ligjore të barazvlefshme me ligjin. Dhe aktet ligjore janë Kushtetuta, marrëveshjet ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave, ligjet apo VKM-të. Pra nëse thuhet se aktet ligjore janë rregulloret ushtarake apo të FA-ve, nuk jemi në një demokraci kushtetuese apo funksionimit të drejtësisë sipas konceptit të ligjit dhe Kodit të Procedurës, por sipas dëshirave për të çmuar për mirë apo për keq, dhe qasjeve të momentit, interesave të momentit, qofshin edhe ato politike.
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me Konferencën Shqipëri-BE q&eu...
Takimi TURQI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë në kuadër të Forumit Diplomatik të Anta...
Foto ilustruese KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, njoftoi të premten se partia e tij nuk ka...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim, që thekson se me urdhër të Minist...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në çelje të fushatës elektorale ka dhënë një intervistë ku ka folur ...
Takimi TURQI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias....
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në prag të hapjes së fushatës ele...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në çelje të fushatës elektorale ka dhënë një intervistë ku ka treguar dis...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Kryedemokratin Sali Berishën nuk e ka etiketuar si buf, por e ka konstatuar. Duke folur një i...
Edi Rama TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme ardhjen e strategut të Donald Trump, Chris LaCivita në fushat&...