21 Shtator 2022, 13:43
Nga A.B
Sali Berisha dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është në dijeni se ku ndodhet Ervis Martinaj. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh se Baton Haxhiu shkroi se Martinaj është i ndarë në 6 copa e se Prokuroria po mban një kufomë. Nëse ky informacion është i vërtetë, Berisha thotë se familja e Martinajt duhet njoftuar pasi është kod shekullor që familjarët të jenë në dijeni për fatin e familjarit të tyre.
'Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është.
E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit. Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.
Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij. Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë. Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një kufomë me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor. '- tha Berisha.
Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 8 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje.
ervis martinaj sali berisha
Politike
21 Shtator 2022, 13:42
A.B
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në pikat kufitare po qarkullojnë lirshëm persona të ...
Politike
21 Shtator 2022, 13:37
A.B
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është aksioner në &c...
Politike
21 Shtator 2022, 13:31
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se shefat e bandave janë në krye të ...
Politike
21 Shtator 2022, 13:11
A.B
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh kundër propozimeve të PS-së dhe PD-së p...
Politike
21 Shtator 2022, 12:49
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË-Ditën e sotme, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u përplas me deputetin Fatmir Mediun. Ky i fundit...
Politike
21 Shtator 2022, 12:43
A.B
Ermonela Felaj
TIRANË- Partia Socialiste ka rënë dakord me propozimin e Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve për ish-bash...
Politike
21 Shtator 2022, 12:23
A.B
Klotilda Bushka
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, deklaroi ditën e sotme se hapja e dosjeve ka rëndë...
Politike
21 Shtator 2022, 12:12
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të thërritet javën e ardhshme në Prokurorinë e Posa...
Politike
21 Shtator 2022, 12:00
A.B
Komisioni
TIRANË-Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohen dy nisma, një nga grupi parlamentar i PS dhe një ng...
Politike
21 Shtator 2022, 11:46
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaç...