17 Qershor 2026, 08:35
Nga E.d
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha se sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat Shqipëria është përballur. Gjatë fjalës së tij në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, Rama tha se ka pasur edhe diziformata në lidhje me çështjet mjedisore dhe korrupsionin.
Në lidhje me këtë, kryeministri theksoi se nga dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur. Sipas tij, ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por europian dhe botëror.
Edi Rama: Këto javët e fundit, vendi im përjetoi dhe vazhdon të përjetojë një shembull të gjallë të kësaj. Një propozim për zhvillim turistik në bregdetin e Shqipërisë u bë befas qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare. Katastrofa mjedisore u paraqit si fakt i provuar. Korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë. Teoritë konspirative u shumëfishuan orë pas ore. Pretendimet u bënë tituj. Titujt u bënë të vërteta. Të vërtetat u bënë dogma dhe kushdo që kërkonte prova trajtohej si i dyshuar.
E përmend këtë jo sepse vetë projekti ka rëndësi për Europën. Ka, por sepse ajo që ka edhe më shumë rëndësi është ajo çka zbuloi ky episod. Indinjata prodhoi miliona shikime përpara se faktet të kishin mundësi të flisnin. Narrativat bënë xhiron e botës përpara se procedurat e dokumentuara të mund të qarkullonin në një kanal të vetëm. Ky nuk është më një fenomen shqiptar. Është fenomen europian. Fenomen amerikan. Fenomen demokratik dhe nëse demokracitë dështojnë të mbrojnë dallimin mes fakteve dhe trillimeve, mes shqyrtimit të fakteve dhe histerisë, mes kritikës dhe linçimit digjital, ato do të humbasin, herët a vonë, diçka shumë më të vlefshme se çdo argument politik.
Besimin se demokracia ia vlen dhe kur besimi zhduket, institucionet ndryshojnë vetë fiziologjinë e tyre. Kur institucionet ndryshojnë në vetë fiziologjinë e tyre, politika kryesore humbet legjitimitetin. Kur legjitimiteti gërryhet, demagogët lulëzojnë. Qendra zhduket. Skajet zgjerohen. Politika kthehet në një garë përshkallëzimi, jo në kërkim zgjidhjesh. Ajo që sot duket ekstreme dhe kjo edhe më çmenduri, nesër sfidohet nga diçka edhe më ekstreme. Demokracia zakonisht nuk bie kurrë, se njerëzit ndalojnë së votuari./Dosja.al
edi rama
Politike
17 Qershor 2026, 08:25
E.d
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha se integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund, pasi zgjidhja sipas tij nuk &eum...
Politike
17 Qershor 2026, 08:15
E.d
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Be...
Politike
16 Qershor 2026, 22:44
E. D
Riho Terras
BRUKSEL- Rruga evropiane e Kosovës ishte ndër temat që u diskutuan këtë të martë në seancën p...
Politike
16 Qershor 2026, 21:49
D.S
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama është përballur me protestën edhe gjatë vizitës së tij në Gjermani. Mës...
Politike
16 Qershor 2026, 21:36
E. D
Sebastian Everding
BRUKSEL- Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, njëkohësisht zëvendëskryetar i Delegacionit BE–Shqip&eu...
Politike
16 Qershor 2026, 20:54
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Parlamenti Europian po diskuton sot Raportin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian gj...
Politike
16 Qershor 2026, 20:32
E. D
Ilaria Salis
BRUKSEL- Eurodeputetja Ilaria Salis ka shprehur mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri, duke deklaruar se vend...
Politike
16 Qershor 2026, 20:21
E. D
Fredi Beleri
BRUKSEL- Eurodeputeti Fredi Beleri ka kritikuar mbështetjen që, sipas tij, institucionet europiane i kanë dhënë...
Politike
16 Qershor 2026, 20:10
E. D
Andreas Schieder
BRUKSEL- Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit tonë në procesin...
Politike
16 Qershor 2026, 19:58
E. D
TIRANË- Një mesazh mbështetje i postuar nga Kreu i Grupit socialist Taulant Balla në rrjetet sociale, ka berë që njërezit t...