16 Qershor 2026, 22:44
Nga E. D
Riho Terras
BRUKSEL- Rruga evropiane e Kosovës ishte ndër temat që u diskutuan këtë të martë në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, ku eurodeputetët shqyrtuan zhvillimet politike dhe progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, vlerësoi se avancimi i vendit drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet një hap i domosdoshëm në këtë fazë.
“Sa i përket raportit të Parlamentit Evropian për Kosovën, për mua është shumë e rëndësishme që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat. Është tejet e rëndësishme që Kosova të vazhdojë në rrugën e saj evropiane dhe që mbështetja e lartë publike për integrimin evropian të vazhdojë”, deklaroi Terras para eurodeputetëve transmeton Klan Kosova.
Duke komentuar situatën politike në vend, ai tha se periudha e fundit ka qenë e ngarkuar me procese zgjedhore, gjë që sipas tij ka ndikuar në funksionimin e institucioneve.
“Viti i kaluar ka qenë politikisht shumë i vështirë për Kosovën. Në më pak se një vit janë mbajtur tre zgjedhje parlamentare dhe një zgjedhje lokale, duke e mbajtur vendin në një fushatë të vazhdueshme zgjedhore. Edhe pse kjo tregon për një demokraci aktive, një situatë e tillë e bën të vështirë ushtrimin normal të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv”, u shpreh ai.
Terras u ndal edhe te masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se vendi ende përballet me sfida në disa fusha të rëndësishme, përfshirë lirinë e medias dhe sundimin e ligjit. Një pjesë e fjalimit të tij iu kushtua edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin tha se ka mbetur për një kohë të gjatë pa rezultate konkrete.
“Dialogu Beograd–Prishtinë ka qenë i bllokuar për një kohë të gjatë për shkak të ngërçit politik. Që ky proces i rëndësishëm strategjik të vazhdojë, përveç vullnetit politik, nevojitet edhe një qeveri funksionale dhe një mandat i qartë”, theksoi raportuesi për Kosovën.
Në të njëjtën seancë u diskutua edhe progresi i Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, vlerësoi hapat e ndërmarrë nga Tirana në procesin e integrimit.
“Shqipëria i ka ndjekur hapat e nevojshëm në procesin e integrimit. Shumica e qytetarëve dhe spektri politik e mbështesin fuqishëm këtë rrugë evropiane. Hapja e grup-kapitujve brenda 13 muajsh tregon vullnet të qartë për reforma dhe progres drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Schieder.
Diskutimet për Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian pritet të vazhdojnë në Parlamentin Evropian deri më 18 qershor./Dosja.al
riho terras parlamenti europian
Politike
16 Qershor 2026, 21:49
D.S
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama është përballur me protestën edhe gjatë vizitës së tij në Gjermani. Mës...
Politike
16 Qershor 2026, 21:36
E. D
Sebastian Everding
BRUKSEL- Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, njëkohësisht zëvendëskryetar i Delegacionit BE–Shqip&eu...
Politike
16 Qershor 2026, 20:54
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Parlamenti Europian po diskuton sot Raportin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian gj...
Politike
16 Qershor 2026, 20:32
E. D
Ilaria Salis
BRUKSEL- Eurodeputetja Ilaria Salis ka shprehur mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri, duke deklaruar se vend...
Politike
16 Qershor 2026, 20:21
E. D
Fredi Beleri
BRUKSEL- Eurodeputeti Fredi Beleri ka kritikuar mbështetjen që, sipas tij, institucionet europiane i kanë dhënë...
Politike
16 Qershor 2026, 20:10
E. D
Andreas Schieder
BRUKSEL- Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit tonë në procesin...
Politike
16 Qershor 2026, 19:58
E. D
TIRANË- Një mesazh mbështetje i postuar nga Kreu i Grupit socialist Taulant Balla në rrjetet sociale, ka berë që njërezit t...
Politike
16 Qershor 2026, 19:49
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria ka bërë një hap të ...
Politike
16 Qershor 2026, 18:50
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Protestuesja Doriana Musai ka deklaruar se ngjarja e 30 majit, ndryshe nga protestat e mëparshme, e ka indinjuar ...
Politike
16 Qershor 2026, 14:51
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka shfrenuar gojën gjatë mbledhjes së Komisionit ditën e sot...