“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
Politike
SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq! Deputeti: Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetarëve (VIDEO)
Në një moment të mbledhjes së Komisionit, Manja ka ofenduar deputetin e Partisë Mundësia, Erald Kapri. Ky i fundit i thotë Kreut të Komisioneve se si mund t'i fikë mikrofonin një deputeti, ndërsa Manja i drejtohet me fjalën Langaraq.
16 Qershor 2026, 14:51Nga E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka shfrenuar gojën gjatë mbledhjes së Komisionit ditën e sotme. Në një moment të mbledhjes së Komisionit, Manja ka ofenduar deputetin e Partisë Mundësia, Erald Kapri. Ky i fundit i thotë Kreut të Komisioneve se si mund t'i fikë mikrofonin një deputeti, ndërsa Manja i drejtohet me fjalën Langaraq.
Kapri: Është shumë e rëndë kjo Ulsi. I pret fjalën deputetit si Prokuror politikë, është shumë e rëndë Ulsi.
Manja: Shko tani se smë trego ti mua. Je aq i ri për t'më treguar koshin ti mua. Ik tani, ik, Langaraq.
Pas këtij skandali, Kapri ka reaguar në rrjetet sociale, ku krahas videos shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e pushtetarëve, kur mendojnë se e kanë mikrofonin të fikur.Kapri thekson më tej se mund të t'i fikin mikrofonat, mund të kërcënojnë dhe të fyejnë, por gojën nuk ia mbyllin dot.
"Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetarëve që u shfaqet kur mendojnë se e kanë mikrofonin të fikur. Ky zotëria është edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, ish-ministër Drejtësie dhe njeriu që i çonte “ma nalt” për t’i shpërblyer blerësit e votave, siç doli në përgjimet e Bild. Mund të fikin mikrofonat, mund të kërcënojnë dhe të fyejnë sa të duan, por gojën nuk na e mbyllin dot," shkruan Kapri./Dosja.al