LIVE UPDATES
Politike

"Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm!" Berisha: Ja si kanë ndërhyrë kartelet e Troplinëve dhe Xhabaftëve në zgjedhje

Berisha tha se karteli Troplini i ka dhënë Ramës, kreut të kartelit, me 4 deputetë, rreth 50 mijë vota.

24 Maj 2025, 12:40 Nga M.B
"Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraqiti disa video dhe imazhe në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit. Berisha deklaroi se deputeti i zgjedhur në Durrë, Arkend Balla është projektuar për ministër të Brendshëm.

Ai stoi se kartelet e Troplinëve dhe Xhabaftëve në zgjedhje. Sipas Berishës, Arkend Balla ka marrë 5 mijë vota më shumë se kryeministri Edi Rama në vitin 2021. Berisha tha se karteli Troplini i ka dhënë Ramës, kreut të kartelit, me 4 deputetë, rreth 50 mijë vota.

Kryedemokrati tha se uron që së shpejti të dekretohen si organizata terroriste, të cilat rrënojnë të ardhmen e këtij vendi, shkatërrojnë normat demokratike, demokracinë, por edhe ekonominë nëpërmjet narkoeurove dhe narkoekonomisë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani, për të ilustruar disa momente të ndërhyrjes së kartelit Troplini në zgjedhje, kemi këtu famozin Arkend Balla, për të cilin dje zyra e shtipit të Edi Ramës shpërndante editoriale që i botonin lakejtë e tij, duke e marrë në mbrojtje se çfarë malli është ky. Arkend Balla, në vitin 2021, kur kumbarët e kartelit nuk e kishin rekrutuar akoma, mori 2463 vota. Arkend Balla në vitin 2025, nën patronazhin e kartelit Troplini, Elvis Doçit, mori 20718 vota. Pra këtij pothuaj iu dhjetëfishuan votat në patronazhin e kartelit Troplini. Arkend Balla ishte premtuar dhe është premtuar për ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve.

Ndaj dhe dje, zyra e shtypit të kryeministrit, u shpërndante editoriale portaleve të kontrolluara prej qeverisë dhe krimit, me të cilat përpiqeshin të mirësonin imazhin e Arkend Ballës, e këtij produkti të kartelit Troplini. Në vitin 2021, Orlando Rakipi ka marrë 3528 vota në Vorë, natyrisht i mbështetur nga Xhabaftët pa diskutim. Në vitin 2025, votat e tij pjesëtohen me dhjetë sepse ka hyrë në garë Blendi Xhabafti. Ministri Xhabafti ka marrë 4759 vota dhe i dyti pas tij ka marrë 10 herë më pak vota.
Për të parë këtu efektin e kartelit Xhabafti, që ka portën hyrëse të Tiranës. Kontrollon hyrjen e Tiranës. Ja ku është banditi, shkon dhe kërcënon te qendra e votimit për Blendi Gonxhen. Ky është anëtar i kartelit.


Ja, këta janë. Ja zgjedhjet në Vorë. Kur karteli i drogës Xhabafti, shkon dhe terrorizon qytetarët në hyrje të qendrës së votimit. Të dënuar në Itali për drogë, droga në Tiranë futet nëpërmjet tyre. Kontrollohet prej tyre, këta marrin përqindjen. Ushtrojnë terror... Opozita këto mund të bëjë, opozita nuk arreston dot njeri. Pra, u njohët këtu me një ilustrim mbi brutalitetin e karteleve të drogës, kartelit Troplini dhe kartelit Xhabafti në rezultatin e zgjedhjeve. Por këtu tek karteli Troplini mund të themi se Arkend Balla është vetëm njëri prej deputetëve, se janë trefishuar votat edhe Ilir Ndrazhit. Edhe ky është në patronazhin e kartelit të famshëm të Troplinëve, etj.

Është shumë interesante, dëgjoni, Arkend Balla ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama në vitin 2021. Ministri i Brendshëm i kartelit Troplini ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Se ç’është një këtu një Erion Meka, që ka marrë në vitin 2021, 2200 vota, në vitin 2025, 3400 vota, pra nuk ka pasur ndonjë lëvizje domethënëse. Është po kështu i mbështetur nga karteli Troplini, Gjushi dhe Gys Agasi është edhe Ani Dyrmishi, i cili ka marrë 13700 vota. Siç e shihni, vetëm në rrethin e Durrësit, karteli Troplini i ka dhënë Edi Ramës, kreut të kartelit, me 4 deputetë, rreth 50 mijë vota. Pa llogaritur votat në zonat e tjera. Ndaj dhe uroj që së shpejti të dekretohen si organizata terroriste, të cilat rrënojnë të ardhmen e këtij vendi, shkatërrojnë normat demokratike, demokracinë, por edhe ekonominë nëpërmjet narkoeurove dhe narkoekonomisë.

 

pd


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj