LIVE UPDATES
Politike

Çfarë nuk shohim në ekrane, një vëzhgim ndryshe brenda KQZ-së

Gjatë fushatës monitorohen të gjitha partitë politike. Nëse konstatohen shkelje, nis trajtimi i tyre. Mblidhen denoncimet e ndryshme të palëve, të cilat verifikohen nga ekipet në KQZ dhe procedohen më tej nëse konstatohen të sakta.

30 Prill 2025, 21:36 Nga N.F
Çfarë nuk shohim në ekrane, një vëzhgim ndryshe
Celibashi

TIRANË- Angazhimi politik për të kërkuar besimin e qytetarëve është njëra anë e fushatës elektorale. Është vetëm ajo që duket. Ana tjetër e rëndësishme është organizimi, monitorimi dhe certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. Roli parësor në këtë proces i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi, shqyrton çdo problematikë dhe koordinon grupin që të ofrohen zgjidhjet.

Gjatë fushatës monitorohen të gjitha partitë politike. Nëse konstatohen shkelje, nis trajtimi i tyre. Mblidhen denoncimet e ndryshme të palëve, të cilat verifikohen nga ekipet në KQZ dhe procedohen më tej nëse konstatohen të sakta. Por, cila është rruga konkrete që ndjek hartimi dhe depozitimi i një ankese?

“Nga ana jonë administrohen në këtë formë, pra në rast se plotësohet në faqe denoncimi, na vjen me e-mail, kontrollojmë fillimisht të gjitha që duhet të ketë, pra subjekti i denoncuar, denoncuesi, objekti i denoncimit dhe një përshkrim të shkurtër të asaj çka ne denoncojmë”, u shpreh Pavlina Doçaj, drejtoreshë e ligjshmërisë.

Në këtë proces, një premtim i vjetër i partive u harrua thuajse nga të gjithë: votimi dhe numërimi elektronik. Teknologjia do të përdoret vetëm në dy zona, në Vorë dhe në njësinë administrative nr. 10. Ndonëse u testua dhe pritej të zgjerohej harta ku do të implementohej, nuk ndodhi kështu. Opozita e ka kontestuar, duke e cilësuar si rrezik për manipulim. Ndërkohë, mazhoranca nuk tentoi të bëjë përpjekje shtesë në këtë drejtim. Edhe pse i kujdesshëm, Komisioneri Celibashi nuk e fsheh kritikën për palët.

“Edhe pse dua ta rikonfirmoj, që shqetësimi i asaj pjese të politikës për mos ta zgjeruar, ose kërkesa për mos e zgjeruar më shumë votimin elektronik, nuk lidhej me pajisjen apo sistemin teknologjik dhe teknik që ne përdorim, sesa me njerëzit të cilët janë angazhuar në këtë proces”, u shpreh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Vonesat në numërim janë, prej disa zgjedhjesh, gangrena e procesit që zgjat pafundësisht. Numërimi dhe votimi elektronik mund të garantonin daljen e rezultatit brenda natës së parë të zgjedhjeve, siç ndodh në mjaft vende. Bllokimi që sjellin numëruesit e partive parashikohet të jetë prezent edhe në këtë proces.

“Ka aspekte të procesit zgjedhor pastaj, që natyrisht kërkojnë më shumë njerëz të angazhuar, sikurse është aspekti i numërimit të fushatës zgjedhore, apo elementët që lidhen me financimin dhe mbikëqyrjen financiare – ndoshta kërkojnë edhe në numër, por edhe në cilësi, një numër personash me qasje të ndryshme nga ajo që kemi aktualisht”, u shpreh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi./ TCH

ilirjan celibashi kqz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj