LIVE UPDATES
Politike

Financimi i partive politike, VOA: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar mbikëqyrjen. Shoqëria Civile e shqetësuar për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë

Sipas përfaqësuesit të TI, të dhënat duhen shkarkuar online bashkë me përditësimet. Po ashtu veprimet bankare të partive mund të ofrohen për verifikime të shpejta se nga cilat burime u vijnë partive politike donacionet, në mënyrë që të sigurohet parandalimi i pastrimit të parave sipas rregullave, tha zoti Valladares.

19 Prill 2023, 23:06 Nga DOSJA
Financimi i partive politike, VOA: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar
KQZ

TIRANË- Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po forcon mbikëqyrjen e financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Përmes një platforme elektronike të krijuar për herë të parë, KQZ do të mbledhë raporte mbi financimin e partive politike.  Por organizata të shoqërisë civile shprehin shqetësim si për mungesën e të dhënave financiare të partive, ashtu edhe për përdorimin e gjerë të burimeve shtetërore në fushatë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vendosur sivjet në qendër të punës së vet transparencën mbi financimet e partive politike.

Në një tryezë me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se i ka dhënë një përparësi strategjike forcimit të mbikëqyrjes së financimeve ndaj partive politike në fushatë zgjedhore. Një platformë e re digjitale sapo është krijuar me mbështetje të BE-së dhe Këshillit të Europës për të mbledhur raportime dhe deklarime mbi financimet e partive.

“Ne si institucion dhe organizatat e shoqërisë civile mund të bëjmë më shumë që t’i bëjmë më të përmbajtura partitë politike dhe subjektet zgjedhore që të mos demonstrojnë më, ndonjëherë edhe në mënyrë arrogante fuqinë e tyre dhe interesin e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore. Në fakt, ato kanë nisur të bëjnë kujdes me transparencën e financave të fushatës”, thotë zoti Celibashi.

Transparenca mbi financat e partive është një sfidë e përhershme në Shqipëri si gjatë vitit edhe në fushata zgjedhore, thotë drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta.

Partitë politike ende nuk janë të hapura, ndaj presioni duhet të jetë shumë më i madh si nga subjekte vendase ashtu edhe nga aktorë ndërkombëtarë, shton ajo.

“Partitë politike, sidomos në fushata zgjedhore, joshin bizneset me premtime se ato financime që do t’u marrin nën dorë dhe të padeklaruara për shpenzime elektorale, do t’ua kthejnë shumëfish me leje ndërtimi, PPP-të. Të tilla janë marrëveshjet e pashkruara mes bizneseve dhe qeveritarëve”, thotë zonja Meta.

Përfaqësuesi i Organizatës Transparency International Jorge Valadares, thotë se duhet lehtësuar rruga për të arritur tek informacioni sa më parë për të zbuluar në kohë rreziqet, sepse deklarimi i financimeve parandalon korrupsionin politik.

“Raportimet pas zgjedhjeve janë të vonuara. Informacioni nevojitet që qytetarët të qartësohen para se të shkojnë tek kutitë e votimit, për të bërë zgjedhjet e tyre. Raportimet e vonuara nuk ndihmojnë për të zbuluar konfliktet e interesit tek kandidatët, ndërkohë që ata marrin para gjatë periudhës zgjedhore”, thotë zoti Valadares.

Sipas përfaqësuesit të TI, të dhënat duhen shkarkuar online bashkë me përditësimet. Po ashtu veprimet bankare të partive mund të ofrohen për verifikime të shpejta se nga cilat burime u vijnë partive politike donacionet, në mënyrë që të sigurohet parandalimi i pastrimit të parave sipas rregullave, tha zoti Valladares.

Analistja zgjedhore Antuela Male, thotë se Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, po vëzhgon përdorimin e burimeve shtetërore dhe ka dorëzuar në KQZ shumë denoncime në KQZ. Kriik ka bërë thirrje që fushata të bazohet në alternativa konkrete dhe programe qeverisëse të pushtetit vendor dhe të shmangen gjuha e urrejtjes dhe polarizimi politik

“Në gjykimin tonë, e kemi bërë më herët dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje që partitë politike duhet të deklarojnë gjithë shpenzimet dhe financimet e tyre para datës së zgjedhjeve, për të patur një informim sa më të mirë të qytetarëve rreth fushatës së tyre elektorale. Pavarësisht se fushata duhet të nisë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, ne kemi vënë re se partitë kanë qenë në fushatë edhe më herët, madje partia e shumicës ka qenë në disa raste edhe në përdorim të institucioneve publike në funksion të fushatës së saj elektorale”, thotë zonja Male.

Vëzhguesit vërejnë se ka tendenca për të denigruar me sulme personale figurën e kundërshtarit dhe për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga temat thelbësore dhe programet. Fushata për zgjedhje vendore nisi me postera të 3 figurave që nuk janë kandidatë bashkish, por politikanë të lartë, thotë Migen Qiraxhi, drejtues i organizatës Qëndresa Qytetare, e cila po vëzhgon përdorimin e burimeve shtetërore për fushatë zgjedhore nga partia në pushtet.

“Dielli duket qysh në mëngjes, thotë populli. Në çelje të fushatës dhe në postera nuk përmenden problemet e komunitetit, alternativat menaxhuese për qytetet: trafiku, arsimi, shkollat dhe sfidat e tjera të qyteteve. Retorika politike në nisje të fushatës është bërë shumë e përgjithshme, dhe në aspekt është një nisje jo e mirë fushate. Nga monitorimi i burimeve shtetërore kemi parë se qeverisësit janë sërish aty për të përdorur asetet e përbashkëta të publikut në shërbim të vetëm një kandidati. Kemi denoncuar në KQZ shkelje si përdorimi masivisht i shkollave për fushatë elektorale, përdorimin e institucioneve si spitale, azile, biblioteka, librari, përdorimi i automjeteve të shtetit për transport materialesh elektorale, titullarët dhe politikanët për qëllime elektorale. Nisja e fushatës nuk duket optimiste, por me denoncime po mundohemi të amortizojmë sa të mundemi këtë sjellje jo të drejtë të partive politike në fushata zgjedhore”, thotë zoti Qiraxhi.

Mungesa e transparencës financiare të partive politike është ndër çështjet më shqetësuese gjatë gjithë tranzicionit politik në Shqipëri në 3 dekada. Vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë shprehin shqetësimin se prapa mungesës së vullnetit për transparencë fshihen fshihen financime të dyshimta dhe para të pista me origjinë nga grupet kriminale, të cilat më pas kapin shtetin me klientelizëm dhe korrupsion të nivelit të lartë.

Marrë nga VOA

komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj