LIVE UPDATES
Politike

Fjalimi i Ramës, Veliaj tradhëtari dyfish, miu helmues, apo drejtuesi i pafajshëm për vartësit?

Tashmë është fakt që marrëdhëniet e tyre nuk janë ndër raportet më të mira që kanë pasur. Por veprimet e fundit të Ramës kanë lënë të nënkuptuar që ai ka hequr dorë nga mbrojtja e këtij të fundit. 

7 Maj 2024, 17:45 Nga Izmir Akulli
Fjalimi i Ramës, Veliaj tradhëtari dyfish, miu helmues, apo drejtuesi
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij rreth 120 minuta në mbledhjen e jashtëzakonshme që thirri përçoi disa mesazhe drejt bashkëpunëtorëve të tij, mes të cilëve dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Tashmë është fakt që marrëdhëniet e tyre nuk janë ndër raportet më të mira që kanë pasur. Por veprimet e fundit të Ramës kanë lënë të nënkuptuar që ai ka hequr dorë nga mbrojtja e këtij të fundit. 

Edhe pse është vetë Rama që i ka vendosur këta njerëz në poste kyçe në qeverinë e tij, sot duket se shënjestra e fjalimit të tij ishte pikërisht Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës. Veliaj disa ditë më parë u paraqitë në SPAK më fletëkërkesën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje për rreth 7 orë në lidhje me aferën e Inceneratorit të Tiranës. Por ky nuk është shqetësimi i vetëm i Veliajt, pasi 5 drejtor e drejtoresha të tij ndodhen në pranga për vjedhje dhe korrupsion me tenderat e bashkisë Tiranë. 

Duke folur me nënkuptime por dhe me përbuzje, Rama gjatë fjalimit theksoi se ai kryebashkiak që fut duart në arkat e shtetit dhe në xhepat e popullit meriton të quhet parazit dhe tradhëtar. Por aktualisht i vetmi kryebashkiak që është i përfolur dhe i denoncuar për korrupsion e vjedhje është Veliaj.   

Ashtu sikur dikush që është zgjedhur në krye të një bashkie, nëse fut duart në arkat e këtij shteti dhe xhepat e këtij populli, nuk është me ne. Nuk ka se si të jetë ne dhe as se si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes. E thënë ndryshe, çdo anëtar i kësaj familjeje politike që bën korrupsionin në funksionet publike është një tradhtar i dyfishtë, jo vetëm i popullit shqiptar si çdo hajdut me kostum që merr çfarë nuk është e tij, por edhe i PS-së si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit ku rritet”, u shpreh Rama.

Po ashtu në një tjetër moment, Rama ia bëri të qartë se ai nuk ka për t'i dalë në mbrojtje askujt, kur bëhet fjala për vjedhje dhe korrupsion. Po ashtu kryeministri la të nënkuptuar se mund të ketë shkarkime nga detyra për personat në fjalë që thirren para drejtësisë. 

Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb mbi det kur do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, po më bien në qafë," tha Rama.

Po këtu, në këtë rast Rama përmendi dhe drejtorët e Bashkisë Tiranë që ndodhen pas hekurave. Ai u përqendrua te fakti se qeveria dhe PS-ja nuk kanë për t'i dalë në mbrojtje asnjë drejtori bashkie apo kryebashkiaku, që ka çështje të hapura në SPAK. Por u bëri thirrje atyre, në një tjetër nënkuptim për Veliajn se duhet që të luftojë për të vërtetën e vetë.

"Nëse nuk ke bërë asgjë nuk të mbaj as unë as PS, por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde. Sepse kjo parti dhe kjo qeveri nuk bëjnë asnjë koment për çështjet që hap SPAK. Jo më avokatin e një drejtori, kryebashkiaku, ministri, deputeti apo ish ministri,” tha Rama.

Në të gjithë fjalimin e Ramës, pika kryesore ishte korrupsioni që ka prekur qeveritë që ai ka drejtuar, por si çdo herë, kryeministri i ka mëshuar fjalës se përgjegjësitë para ligjit janë personale. Të njëjtën fjalë, Rama e ka përmendur dhe ditën e sotme në mesazhet e nënkuptuara që ia ka drejtuar Veliajt apo drejtorëve të tij që ndodhen në burg./Dosja.al

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj