Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë seancës parlamentare, deputeti opozitar komentoi mbi ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë gjykatësi i Apelit Astrit Kalaja.
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar Policinë e Shteti se ka shoqëruar Suel Çelën me makina dhe oficerë policie drejt Tiranës, ndërsa nuk kanë efektivë policie të mbronin gjykatën e Apelit. Gjatë seancës parlamentare, deputeti opozitar komentoi mbi ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë gjykatësi i Apelit Astrit Kalaja.
Noka tha se kjo ngjarje e rëndë tregon dështimin e shtetit dhe institucioneve të drejtësisë. Ai akuzoi gjithashtu edhe Ministrin e Drejtësisë dhe Ministren Alban Koçiu, të cilët sipas tij nuk kanë mbajtur përgjegjësin e duhur ndaj këtij rasti.
"Tani, në çdo vend ku ka qeverisje demokratike, që kanë ndodhur ngjarje shumë më të pakonsiderueshme se kjo që ndodhi në Gjykatën e Apelit në Tiranë, kanë dhënë dorëheqje drejtorë policie, ministra, madje në Austri, për një ngjarje shumë më minore se kjo, ka rënë edhe qeveria. Ju flisni për një qeveri që do ta çojë Shqipërinë në Europë, ndërkohë që stili juaj i qeverisjes është bizantin. Është vrarë një gjyqtar dhe këtu ministri i Drejtësisë së bashku me zonjën ministre të Brendshme, në vend që të mbanin përgjegjësi, moral, por edhe ligjore. Por morale në radhë të parë. Vijnë këtu dhe zgërdhihen para opinionit publik dhe ju i duartrokisni.
Vijnë këtu dhe flasin idiotësira të pashoqe, duke i drejtuar gishtin se fajtore qenka opozita. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse idiotësi. Ju zotërinj prandaj e keni çuar situatën në Shqipëri në këtë vend sepse trimërohet krimi kur qeveris bashkë me ju dhe është bashkë me ju dhe ka mbrojtjen tuaj. Sepse nuk keni policë të mbroni gjykatën e Apelit, por për ta shoqëruar Suelin te dentisti nga Elbasani në Tiranë, me makinë policie dhe policë, keni policë. Ja pra, kjo është e vërteta. Jo më larg se para dy javësh. Po të ndodhte kjo gjë në çdo vend të botës, do shembej gjithë shteti. Kurse për ju bëhen filma, tre ditë çudia. Vrasja e gjyqtarit ndodhi sepse e keni shkatërruar drejtësinë," tha Noka./Dosja.al
Avokati TIRANË- Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtar...
TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha Kushtetua e detyron kryeministrin Rama të japë...
Foto ilustruse TIRANË- Kryebashkiaku i New York Eric Adams lajmëroi të mërkurën se po nxit një fluturim direkt për n&eum...
TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u takua me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies V...
Taulant Balla TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me tensione në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi vrasje shtetërore, ekzekutimin e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja brenda sa...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu kthye ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari ...
Kuvendi TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me tensione në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Ape...
Jozefina Topalli TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka thënë se vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja ësht...
Kuvendi TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është sulur Opozitës në lidhje me vrasjen e gjyqtari...