LIVE UPDATES
Politike

Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill', Bylykbashi: Fyese! Duhet dënim i posaçëm në Kodin Penal

Bylykbashi shprehet se ajo ishte një shfaqje turpi dhe reagimi i njerëzve është i drejtë dhe pse organizatorët heshtin. Bylykbashi shprehet se ajo që ndodhi mbrëmë është fyese për shqiptarët që kanë vuajtur nga ai regjim.

29 Gusht 2022, 18:04 Nga e.k
Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill', Bylykbashi: Fyese!
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me shfaqjen e flamurit Kuq e Zi me stemën e yllit komunist mbrëmjen e djeshme në festivalin "Sunny Hill".

Bylykbashi shprehet se ajo ishte një shfaqje turpi dhe reagimi i njerëzve është i drejtë dhe pse organizatorët heshtin. Bylykbashi shprehet se ajo që ndodhi mbrëmë është fyese për shqiptarët që kanë vuajtur nga ai regjim dhe se kjo duhet të dënohet me ligj.

"Përdorimi tinzar apo i hapur i tyre jo vetëm fyen. Ai ndërton një shtrat që justifikon një mënyrë sjelljeje ku i gjithë pushteti grumbullohet në duart e një njeriu siç po ndodh. Është shtrat i deformimit në sytë tanë, përditë e nga pak të asaj që kur lindi e quajtëm Demokraci, por sot duket si një hibrid i deformuar. Ndaj duhet reaguar ashpër, jo thjesht me indinjatë apo përbuzje. Reagimet ironizuese apo shpërfillëse janë njësoj sikur të mos reagosh. Ndoshta qëllimi i tyre ishte tërheqja e vëmendjes nga skandalet, por ka raste që duhet të ndalesh e të reagosh, përndryshe këta tinzarë kaluan edhe një here tjetër", shkruan Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit në Gjermani shfaqje të tilla të simbolevce të klomunzimit dënohen me ligj ndërsa në vendin tonë nuk ka një vendim të tillë.

"Duhet dënim i posaçëm në Kodin Penal, që askush të mos guxojë të fyejë sërish shoqërinë, kombin dhe simbolet e tij duke përdorur simbolet e komunizmit, njollës më të zezë të historisë tonë", shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË I OERD BYLYBASHIT

Duhet dënim penal për përdorimin e simboleve të komunizmit!
Mbrëmë, në errësirën e festivalit "Sunny Hill" organizatorët fyen Flamurin dhe Himnin Kombëtar. Dje, nën tingujt e himnit "Rreth Flamurit të Përbashkuar", u shfaq si flamur “përbashkues” flamurin e shtetit komunist, me yllin mbi shqiponjë. Atë flamur të urryer ne e hodhëm poshtë kur ra shteti komunist.
Indinjata dhe reagimi tek njerëzit e thjeshtë ishte i drejtë. Sepse ky është një TURP i konsumuar botërisht. Vetëm organizatorët heshtin, sepse, përtej çdo parodizmi të himnit, të kryer nën fasadën e lirisë artistike, mesa duket qëllimi ishte pikërisht provokimi dhe fyerja.
Shumë prej atyre ata që e panë atë shfaqje turpi, kanë kujtimet e familjes të vrarë, të zhdukur, të burgosur, internuar apo dëbuar, familjarë që nuk studiuan dot apo u poshtëruan me punë të rënda.
Por nuk duhet vetëm të kesh në familje dikë që vuajti nën komunizëm. Mbrëmë u fye kushdo që ka ndërgjegje të pastër, të shëndoshë, që beson tek parimet dhe të drejtat e njeriut e që refuzon shkeljen e atyre parimeve dhe të drejtave nga shteti kriminal komunist që simbol kishte yllin mbi shqiponjë që u shfaq mbrëmë në Sunny Hill Festival.
Sot nuk mund të thuash fjalë që fyejnë grupe raciale apo të margjinalizuara. Por mund të shkelësh qëllimisht dhe pa u ndëshkuar mbi dhimbjen që ka lënë në ndërgjegjen e kombit komunizmi. Kjo nuk ka ku të rrijë!
Nëse pranojmë këtë fyerje, ne mbetemi një shoqëri e ndarë keq, ku ata që kryen krime apo ata që i trashëgojnë ata, mund të fyejnë me cinizëm të hapur viktimat e komunizmit, kujtimet e dhimbshme dhe ndërgjegjen e një shoqërie që 32 vite më parë rrëzoi komunizmin edhe duke hequr simbolet e tij.
Përdorimi tinzar apo i hapur i tyre jo vetëm fyen. Ai ndërton një shtrat që justifikon një mënyrë sjelljeje ku i gjithë pushteti grumbullohet në duart e një njeriu siç po ndodh. Është shtrat i deformimit në sytë tanë, përditë e nga pak të asaj që kur lindi e quajtëm Demokraci, por sot duket si një hibrid i deformuar.
Ndaj duhet reaguar ashpër, jo thjesht me indinjatë apo përbuzje. Reagimet ironizuese apo shpërfillëse janë njësoj sikur të mos reagosh. Ndoshta qëllimi i tyre ishte tërheqja e vëmendjes nga skandalet, por ka raste që duhet të ndalesh e të reagosh, përndryshe këta tinzarë kaluan edhe një here tjetër.
Neni 14 i Kushtetutës përcakton qartë:
[...]
2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.
4. Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”.
[...]
7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj (https://upload.ëikimedia.org/.../Ligji_8926_22.07.2002.pdf)
Ka një arsye madhore pse Flamurin dhe simbolet e Republikës i mbrojmë me Kushtetutë dhe ligj. Ato janë simbolet e të gjithëve. Simbolet janë pjesë e identitetit tonë dhe komunizmi është antiteza e këtij identiteti. Fama artistike e dikujt nuk bën dot hije mbi fyerjen e simboleve kombëtare e as mund të justifikojë këtë. Për simbolet janë bërë luftëra, madje edhe luftëra civile. Nëse ato simbole do vazhdonin të valëviteshin pas 1991, pranvera e atij viti do të ishte njësoj si në Bukureshtin e Timishoarën e vitit 1989.
Ndaj Kodi Penal përcakton se: [...] Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë zhvillimit të një veprimtarie të organizuar nga autoritetet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. (neni 268).
Nuk ishte aktivitet zyrtar do të nxitojnë të thonë disa, por organizohej nga Bashkia Tiranë! Por aty u shpalos një simbol fyes për shumë nga ata që u gjendën aty apo që e panë më pas dhe me vargjet e himnit kombëtar iu kërkua të përbashkoheshin rreth atij simboli të urryer që është flamuri komunist. U fye Flamuri Kombëtar, u fye Himni Kombëtar. Në thelb, vepra penale u konsumua.
Nuk u hodh në tokë, nuk u gris Flamuri apo u shtrembërua teksti apo muzika e himnit.
U përdor një simbol i komunizmit që fyen qindra mijëra shqiptarë, përpjekjen tonë për demokraci dhe ikje nga ajo trashëgimi e errët që përfaqëson ai flamur që u shfaq mbrëmë.
Sot ne nuk kemi asnjë nen në Kod Penal që të dënojë përdorimin e simboleve të urryera të komunizmit. Në Gjermani e disa shtete të tjera, përdorimi i simboleve të shtetit komunist që u rrëzua, dënohet penalisht.
Dënohet pikërisht që të mos përsëritet fyerja që ndodhi mbrëmë në Sunny Hill Festival, e që ka filluar e vazhdon të ndodhë që me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, për ditë nga pak, por tinëzarisht e cinikisht.
Propozimet për gjoba administrative nuk mjaftojnë.
Kjo atyre u bën fresk. Duhet dënim i posaçëm në Kodin Penal, që askush të mos guxojë të fyejë sërish shoqërinë, kombin dhe simbolet e tij duke përdorur simbolet e komunizmit, njollës më të zezë të historisë tonë.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj