LIVE UPDATES
Politike

Foltorja e PD para Kryeministrisë/ Vokshi: Berisha u zgjodh zv/president i IDC-CDI sepse u vlerësua roli i tij historik, zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale

Gjatë fjalës së saj në foltoren e PD-së, Vokshi u shpreh se Berisha ka qenë një nga arkitektët historikë të lirisë dhe transformimit demokratik të Shqipërisë dhe është mbrojtës i demokracisë.

15 Dhjetor 2025, 18:44 Nga E.d
Foltorja e PD para Kryeministrisë/ Vokshi: Berisha u zgjodh zv/president i
Foto ilustruese

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se Berisha u zgjodh zv/president i IDC-CDI sepse u vlerësua roli i tij historik, që nga rrëzimi i komunizmit. Gjatë fjalës së saj në foltoren e PD-së, Vokshi u shpreh se Berisha ka qenë një nga arkitektët historikë të lirisë dhe transformimit demokratik të Shqipërisë dhe është mbrojtës i demokracisë.

Vokshi tha se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, por ishin farsë elektorale. Deputetja demokrate tha se qëndrimi i PPE-së përbën sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare. Kjo duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standartet e shtetit të së drejtës. 

"Tashmë është e qartë për të gjithë faktorin ndërkombëtar. Propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk e fshehin më realitetin e Shqipërisë nën regjimin autokratik të Edi Ramës. Ky realitet po njihet çdo ditë, po denoncohet hapur në çdo forum, në çdo konferencë apo takim ndërkombëtar. Sot dua të ndaj me ju disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vetëm tre javëve të fundit në marrëdhëniet e Partisë Demokratike dhe Frontit Opozitar me faktorin ndërkombëtar.

Dua ta nis në 22 nëntor, në Sao Paulo të Brazilit. Kryetari i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, zgjidhet në postin e lartë të zëvendës presidentit të CDI-së, Centrist Democrat International, me votë unanime. Dhe se u zgjodh, sepse u vlerësua roli i tij historik që nga rrëzimi i komunizmit. Me motivacionin, dhe unë dua t'ju lexoj dhe motivacionin pse u propozua dhe pse u zgjodh zoti Berisha.

Profesor doktor Sali Berisha ka qenë një nga arkitektët historikë të lirisë dhe transformimit demokratik të Shqipërisë. Nga roli i tij i guximshëm për rënien paqësore të komunizmit në vitin 1990, deri tek udhëheqja e tij e palodhur si president dhe kryeministër. Ai i ka kushtuar jetën ndërtimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes së pluralizmit politik dhe avancimit të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Europian. Gjatë më shumë se tre dekadave, vazhdon motivacioni, për shërbimi publik i profesor doktor Sali Berisha është quajtur si mbrojtës i qëndrueshëm i demokracisë, të drejtave të njeriut, vlerave europiane në Ballkan.

Guximi i tij moral, vizioni dhe përkushtimi i përjetshëm ndaj lirisë vazhdojnë të frymëzojnë demokratët në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Gjithashtu, në asamblenë politike të CDI-së u miratua unanimisht një rezolutë e rëndësishme për Shqipërinë, që konstaton: zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, ishin farsë elektorale. Rezoluta denoncon shkrirjen shtet-parti-krim, drejtësinë selektive dhe keqpërdorimin e saj si mjet kundër opozitës dhe liderëve të opozitës edhe në vitin zgjedhor. Rezoluta paralajmëron rrezikun që narko-shteti shqiptar paraqet për sigurinë europiane.

Partia Popullore Europiane, e cila është anëtare e CDI-së, jo vetëm e votoi dhe e miratoi këtë rezolutë, por edhe me anë të sekretares së përgjithshme të PPE-së, zyrtarisht theksoi faktin që një ndër katër pikat e fokusit të PPE-së në vijim do jetë dhe Shqipëria. Çfarë tha zonja Monserrat? PPE insiston që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga lidershipi i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

Kurrë ndonjëherë faktori ndërkombëtar, institucione të rëndësishme si CDI-ja, PPE-ja, kanë theksuar këtë narko-shtet të lidhur, që ka bërë pakt me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës. Qëndrimi i PPE-së përbën sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standartet e shtetit të së drejtës.

Në Kopenhagen, në takimin e komisioneve të jashtme me datë 1 dhjetor, kam, kam informuar të gjitha këto komisioneve të vendeve anëtare dhe kandidate që Shqipëria duhet të bëhet një vend si Danimarka, me liri dhe pa korrupsion, vetëm përmes shtetit të së drejtës, zgjedhjeve të lira, drejtësisë së pavarur, institucioneve funksionale.

Në Uashington, 2 deri në 5 dhjetor, IDU, një tjetër formacion politik me dhjetëra parti të qendrës së djathtë dhe të djathta, kanë votuar në mënyrë unanime një tjetër rezolutë të rëndësishme për situatën në Shqipëri." tha Vokshi./Dosja.al

pd albana vokshi sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj