LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Foltorja" e PD 'zhvendoset' sot në Mirditë! Berisha takim me drejtuesit e qytetarët: Po ecim drejt shfarosjes së plotë nga ky regjim! Edi Rama e ka diskriminuar veriun

• Në qytetin e Mirditës është mbajtur foltorja e Partisë Demokratike, ku kryetari Sali Berisha po diskuton me deputetë, drejtues lokalë, përfaqësues, si dhe qytetarë për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe perspektivat e riorganizimit të partisë. • Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi vlerësoi fitore të padiskutueshme të PD-së në Mirditë, duke e cilësuar zonën si bastion të integritetit dhe demokracisë. • Ai nënvizoi sfidat e raportuara nga OSBE-ODIHR, përfshirë përdorimin e burimeve shtetërore për favore të pushtetit, presion mbi votuesit dhe administratën, si dhe mungesën e hapësirës të barabartë në media për opozitën. • Sakaq Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama zhbëri kombin në 10 vite. • Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se foltorja në Mirditë është foltorja e jetës së tij, foltorja për demokracinë, për familjen dhe për Shqipërinë. • Lideri opozitar u shpreh Mirdita ka lindshmërinë më të ulët prej emigracionit duke shtuar se në 10 vite vendi është zhbërë më shumë kurrë në ekzistencën e tij.

8 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Kjo nuk është betejë për partinë, por për Shqipërinë. Ky regjim është një kalbësirë dhe ne duhet ti përvishemi që të bjerë

"Foltorja" e PD 'zhvendoset' sot në Mirditë!
Sali Berisha

MIRDITA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se kjo nuk është betejë për partinë, por për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur në Mirditë, Berisha u shpreh se në Parlamentin Europian, Michael Gahler tha se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.

Lideri demokrat tha se Edi Rama i vodhi zgjedhjet në vitin 2021. Berisha tha se këto janë të gjitha të nxjerra nga raporti i ndërkombëtarëve. Në fund, ai tha se Rama qëndron në pushtet, duke dhunuar votën dhe liritë e qytetarëve.

"Një burrë i shquar, që ishte këtu vëzhgues, në Parlamentin Europian, Michael Gahler, u tha se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Pse i numërova këto. I numërova këto për të argumentuar se, me Edi Ramë nuk ka zgjedhje, por ama ndryshimi është shumë i madh. Edi Rama i vodhi zgjedhjet në vitin 2021. Nuk i hyri ferra në këmbë, nuk i hyri gjë në këmbë. Edi Rama kësaj here mori damkosjen që meritonte. Të gjitha këto që thashë janë të gjitha të nxjerra nga raporti i ndërkombëtarëve. Ndodhi që këtu erdhi një ditë një mikeshë e tij dhe tha që, zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Në nderin e institucionit që e përfaqësonte, të nesërmen e përgënjeshtroi ai institucion; jo tha, ne për zgjedhjet themi atë që thotë ODIHR. Ndodh dhe tjetra. Nëqoftëse përpara zgjedhjet përgëzoheshin pa u numëruar kësaj here nuk ka marrë asnjë urim nga qeveria e SHBA, e as nga ndonjë qeveri tjetër.


Por kur e pyetën gazetarët Departamentin e Shtetit, a e përgëzuar kryeministrin, jo, se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe direktiva e presidentit kërkon që të urohen vetëm ata që bëjnë zgjedhje të lira. Ku jemi ne sot, a na dëmton ne kjo, njohja e të vërtetës dhe realitetit? Jo, për të luftuar armikun ne duhet ta njohim mirë atë. A do mundet ky, vrasës i votës tonë, shkatërrimtar i këtij kombi, armik i Mirditës, armik i familjes shqiptare, të na mposhtë ne në përpjekjen tonë për të mbrojtur këto vlera? Jo kurrë. Ndaj dhe ne duhet të nisim betejën tonë vendimtare me këtë të keqe të madhe. Para Zotit dhe çdo shqiptari kemi faktuar se, ky ka vrarë votën e lirë në Shqipëri. Se në pushtet qëndron duke dhunuar votën dhe liritë tona.


Tani ligji është në anën tonë, e drejta është në anën tonë. Gjithçka do varet nga guximi ynë, gjithçka do varet nga forca jonë, nga mençuria jonë, nga riorganizimi ynë, nga konsolidimi i Partisë Demokratike, nga ripërtëritja e saj. Nuk është më betejë për partinë, është betejë për Shqipërinë, është betejë për familjen, është betejë për demokracinë. Ky regjim është një kalbësirë. por nuk bie. Jo. Ai bie kur t'i përvishemi ne. Ne duhet t'i përvishemi atij. Po t'ishte vota qenie politike, ai e vrau atë. Ai është në gjak me çdo shqiptar që do lirinë. Po. Votën respektoje ti." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje', Berisha nga takimi në Mirditë: Me të në Shqipëri gjendja është pothuajse siç ka qenë me Partinë e Punës

"Foltorja" e PD 'zhvendoset' sot në Mirditë!
Foto Ilustruese

MIRDITA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur në Mirditë, Berisha u shpreh se me Ramën në Shqipëri gjendja është pothuajse siç ka qenë me Partinë e Punës.

Lideri i opozitës tha se Edi Rama organizoi me paratë e shqiptarëve, në periudhën e ndaluar me ligj, 4553 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit. Ai tha se gjatë zgjedhjeve u shpërndan 100 euro, për çdo pensionist për të blerë votën dhe u falën 1 miliard e 700 milionë euro.

"Por kjo foltore është për shpëtimin e demokracisë. Miq, ju jeni dëshmitarë se çfarë kalvari kaloi kjo forcë politike. Ju, të gjithë së bashku e kaluam. Një përpjekje e madhe për ta zhdukur opozitën. Një përpjekje e madhe për një Shqipëri pa opozitë. Ata që bënin këto përpjekje, ata janë ekstremistë të majtë. Ata donin me çdo kusht që pushteti i Edi Ramës të çelnjikosej. Ata mbronin drogën e tij, ata mbronin krimet e tij, ata mbronin farsën e tij elektorale. Kjo është e vërteta. Por ne qëndruam. U përpoqën ta bëjnë copë-copë. Përdorën arreste, përdorën të gjitha mjetet, por ne nuk i lëshuam ato të vërteta që besojmë. Jo, nuk i lëshuam. Dhe i mbrojtëm ato. Sot, ne jemi një opozitë, në shumë aspekte, më e fortë se kurrë. Ja u them unë ju. Se cilët jemi ne, të ndalemi për një moment. Ku ishim ne 4 vite më parë? Çfarë bënë kundra nesh 4 vite më parë? Si u përpoqën të na shuanin ne? Me gjykata, me prokurori e me të gjitha me radhë, me izolimin më të thellë. Sot, ja ku jemi. Me mbështetjen më të madhe që s'e kemi patur kurrë.


Njeriu që ju mbështetët, që e sanksionuan, që e vunë në arrest, dy javë më parë, organizata më e madhe e forcave politike të botës, e nderoi duke e zgjedhur zëvendëspresident. Gjatë këtyre viteve, në mënyrë të përsëritur, unë ju kam deklaruar ju, së pari, se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Dy net më parë, një demokrat më shkruan në mesazh dhe më thotë; Doktor, ne e dimë, se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Po aman, thotë, mos e thuaj se njerëzit na dëshpërohen. Dhe unë ia shpjegova. I thashë, shiko, ne kaluam gjëra shumë të vështira, po i kaluam vetëm e vetëm se nuk i mashtruam njerëzit dhe mbrojtëm të vërtetat. Dhe i them, më thuaj mua pak, a mund të ketë zgjedhje kur qeveria burgos në vitin elektorale dy liderët e partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vë në ndjekje penale? Opozitarët, pse janë opozitarë, s'kanë asnjë imunitet, ama kur i arreston në vitin elektorale, ti e bën atë vetëm për të marrë mandatin me dhunë politike. A mund të ketë zgjedhje? Ja ku është Edi Rama i thashë unë. Kur organizon me paratë e shqiptarëve, në periudhën e ndaluar me ligj, 4553 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit. Pa e disa sa i thonë, i thonë 30, 40 aktivitete në ditë. I thonë qindra miliarda lekë vetëm e vetëm për të ndikuar te zgjedhësit. A mund të ketë zgjedhje kur shpërndan në mes të fushatës 100 euro për çdo pensionist për të blerë votë? A mund të ketë zgjedhje kur fal dy ditë para votimeve, unë gjer vonë ju kisha thënë ju 200 milionë, ju kërkoj ndjesë.

Jo, ishin tani që janë bërë llogaritë, 1 miliard e 700 milionë euro. 1 miliard e 700 milionë euro fali dy ditë para zgjedhjeve. Vetëm gjobat dhe kamatat e biznesit ishin 200 mijë familje. A mund të ketë zgjedhje kur ti e merr dhe e shtron administratën që e paguani ju në policë të votës, në polici politike në kundërshtim me ligjin? A mund të ketë zgjedhje kur bandat, kartelet e drogës, ndër më të fuqishmet në Europë dhe në botë, kartele miq që diktojnë çmimin e kokainës në Europë, kartele që janë eksportuesit kryesorë në Europë të kanabisit dhe vendosin para të pafundme, shndërrojnë krimin në votë dhe votën në krim. Kanë futur në këtë parlament 28 deputetë me listë. A mund të ketë zgjedhje kur ti 5-fishon fondin e granteve, kur ti i lëshon prefekte elektorale dhjetëra mijëra legalizime, leje ndërtimi, punësime e të tjerë? Jo, zgjedhje nuk ka. Vetëm dy deklarata do sjell sot tek ju. Në raportin e vëzhguesve të zgjedhjeve në Shqipëri të Këshillit të Europës, shkrojti rekomandim: Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Domethënë, në Shqipëri gjendja është pothuajse siç ka qenë me Partinë e Punës. Me dallimin që atëherë s'kishte parti të tjera, por tani ka parti, por partitë duhet të përballen me shtetin elektoral, i cili ka miliardat, i cili ka të gjitha mjetet, i cili vetëm zgjedhje nuk bën, por bën farsë elektorale." tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ "Lëre, lëre mos e ngacmoni"! Çfarë ndodhi në 'Foltoren' e PD në Mirditë? Qytetari i ndërpret fjalimin, Berisha shpërthen në të qeshura

"Foltorja" e PD 'zhvendoset' sot në Mirditë!
Sali Berisha

MIRDITË- Gjatë fjalimit në foltoren e Partisë Demokratike në Mirditë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ndërpre nga një qytetar që hyri papritur ndërsa ai po fliste. Berisha po kujtonte fshatrat dhe njerëzit e Mirditës kur qytetari ndërhyri duke thënë “Unë jam, unë jam, unë jam”.

Kreu i PD-së reagoi me doza ironie, duke thënë: “Duhet ndonjë kështu”, ndërsa ndërhyrja shkaktoi reagime të zemëruara nga demokratët e tjerë në sallë. Situatën e qetësoi vetë Berisha, duke kërkuar që të mos ngacmohej qytetari dhe duke shtuar: Por si kjo është e gjithë Shqipëria. Lëreni mos e ngacmoni, nuk prish punë.

6 MUAJ ME PARE

Berisha: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriu

"Foltorja" e PD 'zhvendoset' sot në Mirditë!
Sali Berisha

MIRDITA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama e ka diskriminuar veriun. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Mirditës, Berisha u shpreh se motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera.

Ai tha të gjitha bashkitë e veriut të marra së bashku në 4 vite nuk kanë marrë 60 milionë euro investime nga qeveria. Lideri opozitar tha se qeveria nuk ka bërë investime në Mirditë, në Shkodër, në Kukës, Tropojë dhe Peshkopi. Në fund, ai e konsideroi kryeministrin Rama një "armik" për banorët e veriut.

"Demokrate dhe demokratë, mirditore dhe mirditorë, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kudo që jeni sot në këtë sallë, familjet tuaja, Shqipëri dhe botë. I dashur kryetar i bashkisë, kryetar i partisë, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, deputetë, miq të mi. Vij tek ju me ndjenjën më të thellë të mirënjohjes të përulem para jush, mençurisë tuaj, dinjitetin tuaj.
Ju jeni shembulli i guximit të njeriut, për tu ndarë nga e keqja. I mençurisë së njeriut për ti dhënë atë që meriton të keqen, për të mbrojtur vlerat në kushte jashtëzakonisht të vështira, të një diskriminimi ekstrem, të një propagande mashtruese që barazohet me atë të viteve të zeza të regjimit komunist, përsëri drita e të vërtetës ju priu ju për të ndëshkuar me votën tuaj, këtë të keqe të madhe që ka pushtuar vendin. Votuat në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme kandidatët e opozitës shqiptare, kandidatët e PD. Pikërisht për këtë arsye, unë zgjodha Mirditën për të çelur siparin me Foltoren e 2-të, e cila dua të them këtu se është foltorja e jetës time. Është foltorja e jetës time, është foltorja për demokracinë, për familjen, për Shqipërinë. Nëqoftëse me foltoren e parë ne së bashku dhe se harroj kurrë pritjen tuaj unë, ne shpëtuam PD-në, po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë, ose më saktë me kallp opozitë.


Po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar, e një armiku të familjes shqiptare, e një armiku të egër të qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama. Po miq, në histori nuk ka një pushtues mizor, një ka një diktator, nuk ka një regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin në 10 vite sa Edi Rama. Mbyllni për një moment sytë dhe kujtoni fshatrat e bukur të Mirditës, ku janë njerëzit, ku janë nxënësit, ku janë fëmijët. Pra, po si kjo është e gjithë Shqipëria. Pra në 10 vite jemi zhbërë sa kurrë në ekzistencën tonë. Sot ne kemi atë shtesë popullate, që kishim kur ishim gjithsej 700 mijë vetë, 100 vite më parë. Sot Mirdita dhe Shqipëria ka lindshmërinë më të ulët për shkak të emigracionit. Nga viti 2018 vdekjet tejkalojnë ndjeshëm lindjet. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi 400-500 mijë vetë në vitin 2050. Ne ecim drejt shfarosjes tonë nga ky regjim si kurrë ndonjëherë tjetër. Por unë jam këtu, do të them, Enver Hoxha për shkak të burrërisë, qëndresës, heroizmit antikomunist të mirditorëve, pushkatoi, ekzekutoi, burgosi qindra e mijëra mirditorë.


Por ama diskriminim absolut që i ka bërë Edi Rama, Mirditës dhe veriut në tërësi nuk ja ka bërë kush kurrë. Para 5 ditësh po shihja një emision. Gazetarët po tregonin me dokumente se, si kryetari i bashkisë së Tepelenës, famëzi Tërmet Peçi, motra dhe i tij kishin përfituar 60 milionë euro tendera. Ju garantoj se të gjitha bashkitë e veriut të marra së bashku në 4 vite nuk kanë marrë 60 milionë investime nga qeveria. Një diskriminim, një lënie, e veriut i cili në prodhimin e përgjithshëm jep qindra milionë euro, kurse në shpërndarje shifni vetë. E ndaloi kohën, pa investime në Mirditë, në Shkodër, në Kukës, Tropojë, Peshkopi. 14 vite vazhdoi Rruga e Arbrit, dhe sa gjithsej 27 kilometra. 32 ishin të të përfunduara. Pra vetëm motra e Tërmetit kishte marrë nga vëllai i tij, apo rrethi i tij, 60 e ca milionë euro tendera. Ja ky është Edi Rama për mirditorët, ky është Edi Rama për banorët e veriut. Një armik, një armik në gen. Pse e them në gen, sepse Enver Hoxha e kishte në rreth të kuq veriun. E konsideronte zonë armike." tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Takimi në Mirditë! Berisha: Edi Rama miratoi ligjin për gjininë, prandaj dhe kjo foltore është edhe për të shpëtuar familjen

"Foltorja" e PD 'zhvendoset' sot në Mirditë!
Sali Berisha

MIRDITA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se  Edi Rama miratoi ligjin për gjininë, prandaj dhe kjo foltore është edhe për të shpëtuar familjen. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur në Mirditë, Berisha u shpreh se Rama  miratoi me dhunë ligjin më të turpshëm, më shkatërrimtar për gjininë njerëzore që është vepër e Zotit.

Lideri opozitar tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ndaloi këtë ligj. Në fund, Berisha tha se kjo foltore nuk është më vetëm foltore e demokratëve, po kjo foltore është e të gjithë shqiptarëve, të cilët i thonë prindit prind, babait baba, nënës nënë, vajzës vajzë dhe djalit djalë.

"Po familja, çfarë bëri. Ka sjellë në parlament dhe miratoi me dhunë ligjin më të turpshëm, më shkatërrimtar për gjininë njerëzore që është vepër e Zotit, burrë dhe grua, djalë dhe vajzë. Ligjin me të cilin, fëmijëve tanë, nipave, mbesave, stërnipave tanë do të ju diktojë gjininë tjetër nga ajo që kanë lindur. Miq, ekzistenca e një shoqërie të vërtetë është në rrezik të madh. Ju e dini, manifesti dhe Marksi djallë me zile, armik të egër kishin pronën private. Ajo thoshte Marksi është nëna e të gjitha të këqijave. Tani këta post Marksistët, ekstremistët e majtë merren me gjininë dhe konceptojnë liri, ndryshimin e gjinive. Dhe kjo rrymë ç’njerëzore mori hov në SHBA. Lavdi Zotit fitoi Donald Trump dhe e ndaloi. Dhe tani më thonë mua, se pse për Trump. Si jo, po shpëton familjen ai. Ajo kandidatja tjetër dilte miting në miting, thoshte se emigrantëve ilegalë që vijnë në SHBA do të ua ndryshojmë gjininë me paratë e shtetit, atyre që duan. E kuptoni ju çfarë ishte kjo. Të përdorje fuqinë me të madhe të botës për të zezat më të mëdha, shkonfigurimin e njeriut.

Ky ligj u votua në Tiranë, u votua në Shqipëri nga Edi Rama, para dy javësh. Dhe më keq, u zhduk, u pre u sharrua një kolonë kryesore e të drejtave të njeriut; prezumimi i pafajësisë. Sipas këtij ligji, po akuzove je i fajshëm gjersa të provosh që ske faj. A nuk është kjo një diktaturë e egër që e pret këtë vend. Dhe më keq, prifti që lexon Biblën, hoxha që lexon Kuranin dhe paraqet familjen, vlerat e saj sipas mësimeve të shenjta, mund të shkojë në burg sepse duhet përkufizimi post marksist i saj. Isha në një takim në Tiranë, dhe e ngriti një qytetar, e ngriti me forcë. Ai propozoi, bëri një propozim të mençur. Ju, tha, duhet të keni një podkast, të flisni vetëm për familjen, pa familje se është në rrezik familja. Po kërcënohet familja.

Ta dinë njerëzit se ç'mësojnë. Filluan i çuan librat, i kishin gati librat. Për t'u thënë fëmijëve se nuk je vajzë ti, po qe se ti mendon se je djalë, je djalë, edhe i jepi hormone pastaj. Apo nuk je, nuk je djalë, po je vajzë. Po qe se e do kështu, merri hormonet. Po si mund të ndërhyjë shteti në gjininë e fëmijëve? Si mund të ndërhyjë shteti në mësimet bazë që jepni ju, që ju jep familja fëmijëve për nënën, babën, vëllaun, motrën, për familjen, për gjininë? A ka ndërhyrje më të egër se kjo? Ndaj dhe kjo foltore është edhe për familjen. Për të shpëtuar familjen. Ndaj kjo foltore, kjo foltore nuk është më vetëm foltore e demokratëve. Kjo foltore është e të gjithë shqiptarëve, të cilët i thonë prindit prind, babait baba, nënës nënë, vajzës vajzë, djalit djalë. Që nuk duan t'ia u shkonfigurojnë me këto akte." tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Takimi i PD në Mirditë! Mëlyshi: Qyteti mbetet bastion i demokracisë, fitorja është mesazh për gjithë Shqipërinë

"Foltorja" e PD 'zhvendoset' sot në Mirditë!
Albert Mëlyshi

MIRDITA- Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi ka deklaruar sot se Mirdita mbetet bastion i demokracisë dhe se  fitorja e saj është mesazh për gjithë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës, Mëlyshi tha se fitorja e opozitës në këtë qytet është meritë e qytetarëve të cilët nuk u dorëzuan ndaj presionit dhe manipulimit.

Ai tha se Mirdita mbetet bastion i vlerave të lirisë dhe integritetit, ndërsa shtoi se ky model duhet të shërbejë si shembull për gjithë Shqipërinë. Në lidhje me 11 majin ai tha se gara nuk ishte e barabartë dhe se burimet shtetërore dhe mekanizmat publikë u përdorën për favore të pushtetit. 

Albert Mëlyshi: I nderuar kryetar i Partisë Demokratike zoti Sali Berisha, të nderuar deputetë, të nderuar anëtarë të kryesisë, drejtues lokal, përfaqësues të rinisë dhe të gruas. Të dashur demokratë dhe qytetarë të Mirditës. Sot jemi mbledhur për të analizuar në një diskutim të lirë me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë mbi zgjedhjet e 11 majit, por dhe domosdoshmërinë për një angazhim më të madh, jo për fate individësh, por për fatet e Shqipërisë. Mirdita dha një mesazh të qartë. Demokracia dhe integriteti fitojnë pavarësisht presionit dhe padrejtësive.

Partia Demokratike fitoi këtu me diferencë, me diferencë të thellë krahasuar me çdo palë zgjedhje të mëparshme në një fitore të padiskutueshme. Ky rezultat është meritë e qytetarëve tanë, të cilët nuk u dorëzuan ndaj presionit dhe manipulimit. Mirdita mbetet bastion i vlerave të lirisë dhe integritetit.

Ky model duhet të shërbejë si shembull për gjithë Shqipërinë. Do doja njëkohësisht që nga raporti i OSBE-ODIHR-it të flasim për disa, për disa çështje të cilat dolën në raportin e OSBE-ODIHR-it. Gara nuk ishte e barabartë. Burimet shtetërore dhe mekanizmat publikë u përdorën për favore të pushtetit. Presioni mbi qytetarët dhe administratën publike, punonjësit dhe votuesit ishin të kërcënuar të drejtpërdrejtë ose indirekt.

Mediat ishin të anshme, opozita nuk pati hapësirë të barabartë për të komunikuar programin. Përdorimi i mekanizmave shtetëror në fushatë, automjete, ndërtesa, fonde dhe programe sociale të përdorura në mënyrë selektive. Klimë tensioni dhe polarizimi, reaktiv, agresiv dhe presion mbi qytetarët gjatë fushatës. Ky raport konfirmoi se beteja jonë nuk është vetëm politike, por edhe për standarte demokratike. Diskriminimi i Mirditës dhe trajtimi i padrejtë nga qeveria qendrore.

Mungesa e fondeve dhe investimeve bazike, rrugë, ujësjellësa, ndriçim dhe infrastrukturë. Mirdita kontribuon fuqishëm në ekonominë e vendit, energji elektrike, minerale, bujqësi, blegtori. Renta e kthyer në bashki, minimale, shpesh qesharake. Jo në proporcion me kontributin. Ajo që Mirdita i jep arkës së shtetit do të mjaftonte për të ngritur këtë zonë me dinjitet. Mirdita nuk kërkon privilegje, kërkon drejtësi dhe trajtim të barabartë, edhe përkundër këtyre padrejtësive. Mirdita fitoi me integritet dhe tregoi se qytetarët nuk dorëzohen.

Partia Demokratike ka disa detyra dhe përgjegjësi. Për reformën zgjedhore, garën e ndershme, administratë të depolitizuar, media të lirë. Forcimin i mbrojtjes së votës dhe pranisë në terren. Afrimi i personaliteteve të respektuar dhe profesionistëve. Ruajtja e bashkimit dhe seriozitetit të Partisë Demokratike. Organizimi i brendshëm, reflektim dhe përmirësim.

Partia Demokratike duhet të jetë gjithmonë parti e hapur, transparente dhe meritokratike. Si përfundim, Mirdita si shembull dhe thirrje për aksion, tregoi se kur qytetari qëndron i bashkuar me integritet, është mbi çdo presion politik. Fiton drejtësia. Kjo fitore nuk është thjesht një rezultat zgjedhor, është një mesazh për gjithë Shqipërinë. Ata që punojnë me ndershmëri, që kontribuojnë dhe që mbrojnë vlerat e demokracisë nuk mund të dështojnë. Dhe le mos të harrojmë, Mirdita nuk është vetëm një bashki.

Ajo është një shembull, shpresë dhe zë i fuqishëm për gjithë Shqipërinë, për qytetarët tanë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një Shqipëri ku drejtësia dhe dinjiteti triumfojnë mbi padrejtësinë. Ne do të qëndrojmë të palëkundur. Rroftë Partia Demokratike!/Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

“Kjo është Foltorja e jetës sime” Berisha takim në Mirditë: Rama zhbëri kombin në 10 vite! Po ecim drejt shfarosjes së plotë nga ky regjim

"Foltorja" e PD 'zhvendoset' sot në Mirditë!
Sali Berisha

MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama zhbëri kombin në 10 vite. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha foltorja në Mirditë është foltorja e jetës së tij, foltorja për demokracinë, për familjen dhe për Shqipërinë.

Lideri opozitar u shpreh Mirdita ka lindshmërinë më të ulët prej emigracionit. Në fund, Berisha tha se në 10 vite vendi është zhbërë më shumë kurrë në ekzistencën e tij.

BerishaPërulem para jush, mençurisë suaj, dinjitetit tuaj. Jeni shembull i njeriut për t’u ndarë nga e keqja, për të mbrojtur vlerat në kushte jashtëzakonisht të vështira të një diskriminimi ekstrem të një propagande mashtruese që barazohet me ato të viteve të zeza të regjimit komunist.

Drita e së vërtetës ju priu ju për të ndëshkuar këtë të keqe të madhe që ka pushtuar vendin. Votuat në zgjedhje lokale dhe përgjithshme kandidatët e opozitës shqiptare. Zgjodha Mirditën për të çelur siparin me foltoren e dytë që them këtu se është foltorja e jetës sime. Është foltorja e jetës sime, foltorja për demokracinë, për familjen për Shqipërinë. Nqs me foltoren e parë, ne së bashku shpëtuam PD. Po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë. Ose më saktë me kallp opozitë. Po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar. Të një armiku të egër të familjes shqiptare, të qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama.

Po miq, po miq. Në histori nuk ka një pushtues mizor, një diktator, regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin në 10 vite sa Edi Rama. Mbyllni sytë dhe kujtoni fshatrat e Mirditës, ku janë njerëzit, nxënësit, ku janë fëmijët. Si kjo është e gjithë Shqipëria. Në 10 vite jemi zhbërë sa kurrë në ekzistencën tonë. Sot ne kemi atë shtesë popullate që kishim kur ishim 700 mijë vetë. Sot Mirdita ka lindshmërinë më të ulët prej emigracionit. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi për të mbetur, ne ecim drejt shfarosjes së plotë nga ky regjim./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Takimi i PD në Mirditë! Kreu i degës: Shteti është kthyer në një narko-shtet, qeveria binjakëzim me 313-ën

"Foltorja" e PD 'zhvendoset' sot në Mirditë!
Aleksandër Picaku

MIRDITA- Kreu i degës së Mirditës, Aleksandër Picaku ka deklaruar sot se shteti është kthyer në një narko-shtet, ndërsa qeveria është në binjakëzim me 313-ën. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e vendosur në Mirditë, Picaku tha se është zhdukur ndarja e pushteteve dhe është deformuar çdo standard demokratik.

Ai tha se Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike që garanton lirinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor. Në fund, Picaku tha se ky takim është një mundësi për reflektim, diskutim dhe për forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit.

Aleksandër Picaku:

Këto rezultate kanë pasqyruar forcën e Partisë Demokratike dhe aftësinë e saj për vendime të qarta, duke kontribuar gjithashtu në ruajtjen e mandatit përfaqësues në qarkun e Lezhës, mandatin e katërt. Ky është një tregues jo vetëm mbështetjes, por dhe i qëndrueshmërisë, i vizionit të përbashkët të cilin demokratët e Mirditës e kanë dëshmuar me vepra dhe me pjesëmarrjen e tyre aktive.

Është e rëndësishme të theksoj se asnjë arritje nuk do të kishte qenë e mundur pa unifikimin e faktorëve politikë dhe shoqërorë të rrethit të Mirditës. Pikërisht kjo frymë bashkëpunimi ka mundësuar mobilizimin e energjive më të mira, ka kaluar dallimet dhe ka bërë të mundur që fokusi të jetë gjithmonë tek e mira e komunitetit dhe tek vlerat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë.

Sot jemi këtu për të vazhduar këtë traditë të komunikimit të hapur, për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të vlerësuar rrugëtimin e përbashkët. Prania e doktor profesor Sali Berishës është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse sjell me vete përvojën, këndvështrimin dhe historinë e gjatë të tij në pjesën politike të vendit. Ky takim është një mundësi për reflektim, diskutim dhe për forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit midis nesh.

Të nderuar demokratë, sot kemi përballë një të majtë, që e ka shndërruar shtetin në një narko-shtet, ku krimi ndodhet në çdo qelizë të saj, ku qeveria ka bërë binjakëzim me 313-ën, duke zhdukur ndarjen e pushteteve dhe duke deformuar çdo standard demokratik. Në këtë realitet të rëndë, Partisë Demokratike, Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike që qëndron përballë kësaj. E vetmja alternativë që garanton lirinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor. Në këtë frymë, dua t'ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen, për kontributin, për vlerat e gjithsecilit në ruajtjen e kësaj trashëgimnie dhe për faktin që vazhdoni ta mbani gjallë energjinë dhe dinamizmin që karakterizon Mirditën. Ju falenderoj të gjithëve. Zoti ju ruajtë. Rroftë Partia Demokratike, rroftë Sali Berisha!/Dosja.al

sali berisha foltore ne mirdite partia demokratike

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty