LIVE UPDATES
Politike

"Fondacioni i tij do mbyllet njëherë e përgjithmonë në Shqipëri!" Berisha: E garantoj Alex Soros-in se në aktet e para ai do të shpallet "non-grata"!

Berisha tha se kryeministrin Edi Rama e pret çështja "McGonigal".

15 Nëntor 2024, 13:41 Nga M.B
"Fondacioni i tij do mbyllet njëherë e përgjithmonë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se me ardhjen në pushtet të PD-së, në një ndër aktet e para Alex Soros-i do të shpallet "non grata" në Shqipëri dhe fondacioni i tij do mbyllet njëherë e përgjithmonë në vend. Berisha tha se kryeministrin Edi Rama e pret çështja "McGonigal".

Ai shtoi se në procesin gjyqësor të Washingtonit është dënuar vetëm gjysma e krimit. Sipas tij, gjysma tjetër e krimit qëndron në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Gjithashtu Berisha tha se procesi ndaj tij është i ndërmarrë në kuadrin e grushtit të shtetit të mafies shqiptaro-amerikane të Xhorxh Sorosit kundër opozitës shqiptare.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Procesi ndaj Sali Berishës është procesi më i turpshëm në historinë e këtij vendi. Është një proces politik i ndërmarrë në kuadrin e grushtit të shtetit të mafies shqiptaro-amerikane të Xhorxh Sorosit kundër opozitës shqiptare. Është një proces që nxori në pah të gjithë shëmtinë e atyre që organizuan puçin kundër opozitës shqiptare dhe demokracisë shqiptare për t’i dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës. Procesi politik, por jo vetëm, por edhe procesi ndaj Salianjit, Belerit, Metës, Malltezit, Mediut, etj, janë procese të një narkodiktatori, i cili i zhytur gjer në veshë në krime të rënda, me firmën dhe vulën e tij, përpiqet të bëjë çdo gjë për të grabitur mandatin e katërt.

Nuk mund të them se çfarë qëndrimi do mbajnë, por ky është qëndrimi ynë. Është një proces në kuadër të grushtit të shtetit që u organizua kundër opozitës konservatore në Shqipëri dhe Sali Berishës. Kjo është e vërteta dhe unë vazhdoj betejën time i palëkundur kundër kësaj diktature, duke garantuar qytetarët shqiptarë se kjo diktaturë të ardhme nuk ka dhe se kauza jonë e drejtë do triumfojë. Mafia ndërkombëtare më e rrezikshme e kohërave, me në krye Xhorxh Sorosin, mori një goditje ndër më të fuqishmet në kokë me datën 5 nëntor nga qytetarët amerikanë, të cilët me votën e tyre firmosën mrekullinë amerikanë dhe jo vetëm.

Kështu që është një betejë e gjerë, është një betejë jo e lehtë, por natyrisht shqiptarët nuk do kenë më çdo dy javë mysafir të paftuar për shumicën e tyre, kryemafiozin Aleksis Soros, i cili në udhëtimet e tij enigmatike, nuk ka njeri që mund të thotë se pse vinte çdo dy javë dhe çfarë transportonte ai, por edhe këto po shkojnë drejt fundit. E garantoj Aleksis Soros se në aktet e para, fondacioni i tij do mbyllet njëherë e përgjithmonë në Shqipëri dhe ai do shpallet non-grata. Kurse Edi Ramën, edhe njëherë e theksoj, e pret McGonigali. Mos harroni se në procesin gjyqësor të Uashingtonit është dënuar vetëm gjysma e krimit. Gjysma tjetër e krimit qëndron në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj