11 Nëntor 2024, 12:28
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se në vend që buxheti i shteti të synonte shënimin e kthesës për fermerët, përkundrazi i jep një goditje mëshire këtij sektori që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit. Berisha tha se kjo bëhet me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë. Ai shtoi se paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Edhe në këto 40 milionë euro, sipas llogaritjeve, 55-60 përqind merren përsëri nga administrata dhe 40 përqind e tyre u mbeten pra rreth 18 milionë mbeten për fermerët. Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj tyre. Të mos harrojmë se ky fermer blen inputet me çmimet më të shtrenjta. Se mbi këtë fermer rëndojnë taksat armiqësore, TVSH zero në blerje dhe 20 në shitje. Mbi këtë fermer rëndon mungesa e plotë e informacioneve për orientimet e tregut.
Mungon këshilla e domosdoshme për ta. Kjo ka sjellë një rënie katastrofale të prodhimit blegtoral dhe bujqësor në Shqipëri. Në një hark kohor 4-5 vjeçar, gjedhet kanë rënë mbi 50 përqind të numrit të kokëve. Po kështu të imëtat. Në vend që buxheti të synonte shënimin e kthesës, përkundrazi i jep një goditje mëshire këtij sektori që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit. Dhe kjo me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë që është ndër më pjelloret. Paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria.
15 përqind e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut, asistentes më kryesore në vjedhje të Edi Ramës, e cila u kujtoj edhe njëherë të dashur qytetarë, mos harroni se në praktikën e Edi Ramës që ndante lejen e ndërtimit për çdo shkallë pallati, Lubi Balluku ndan unazën e Tiranës që ka mbetur në 14 kontrata në mënyrë që të mjelë, vjelë 14 gjoba. Vjedhëse të tillë nuk ka parë, por gjithçka është në arkën e përbashkët Rama-Balluku, siç i kanë pasur në bashki gjërat.
sali berisha
Politike
11 Nëntor 2024, 12:10
r.ll
petro koci
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është zhvilluar me debate lidhur me list&...
Politike
11 Nëntor 2024, 12:08
M.B
Komisioni
TIRANA- Përfaqësuesja e ILD-së, Dëshira Pasko, raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore. Aj...
Politike
11 Nëntor 2024, 11:46
r.ll
takimi
TIRANË- Gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, kryetarja e Komisionit, Albana Vo...
Politike
11 Nëntor 2024, 11:43
M.B
Emis Çërava
TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat u mblodh sot për ...
Politike
11 Nëntor 2024, 11:27
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili mbërriti pranë kryesisë së Kuvendit me pranga në duar dhe i shoqër...
Politike
11 Nëntor 2024, 11:11
M.B
Komisioni
TIRANA- Vijojnë debatet në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi lidhur me mosparaqitjen e dës...
Politike
11 Nëntor 2024, 11:06
r.ll
plarent ndreca
TIRANË- Seanca e sotme e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është zhvilluar me debate, ku s...
Politike
11 Nëntor 2024, 11:02
Ola Xama
Ulsi Manja
TIRANA- Dhjetë vjet më parë, Isuf Kërçiku vendosi të shpërngulej nga Kamza e zhurmshme drejt...
Politike
11 Nëntor 2024, 10:51
r.ll
komisioni
TIRANË- Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka hasur pengesa me vazhdimin e hetimeve për shkak të ...
Politike
11 Nëntor 2024, 10:47
ZH.LL
Mbledhja e grupit të PS
TIRANË- Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e kësaj të h&...