"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
FOTO/ Ish-presidenti Thaçi përfundon vizitën te babai i tij në QKUK, qytetarët e shoqërojnë largimin e tij me brohoritje: UÇK!
Pas qëndrimit për disa orë me babain e tij ai është larguar nga spitali ndërsa në oborrin e QKUK-së ishin mbredhur dhjetëra persona.
13 Mars 2025, 14:53Nga .F
Thaçi
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në Klinikën Interne në QKUK. Dhomat e Specializuara të Hagës i dhanë leje atij të udhëtojë drejt Kosovës për “arsye të forta humanitare”
Pas qëndrimit për disa orë me babain e tij ai është larguar nga spitali ndërsa në oborrin e QKUK-së ishin mbredhur dhjetëra persona. Sapo Thaçi zbriti shkallët e QKUK, qytetarët brohoritën emrin e tij dhe “UÇK”. Më pas ai u fut në makinën që e shoqëronte dhe u largua.
Vizita e tij u mundësia pas disa refuzimeve nga Gjykata Speciale, Thaçi kishte bërë kërkesë më 31 janar 2025 nga gjyqtarët që ta lirojnë për vizitë humanitare në Kosovë.Sipas vendimit të 31 janarit 2025, mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur se gjendja shëndetësore e babait të klientit të tij përben rrethana urgjente dhe të jashtëzakonshme që justifikojnë lirimin e Thaçit për arsye humanitare. Në të dy rastet, kërkesa e tij ishte refuzuar.
Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim nga vitit 2020, nën akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, kishte qëndruar në Kosovë në maj dhe në shtator të vitit 2023, kur pikërisht për arsye shëndetësore të prindërve të tij, i ishin lejuar vizitat.