LIVE UPDATES
Politike

"Gardëroba e Ajolës krahasohet me atë të gruas së Asadit"/ Berisha: Cris LaCivita i bëri të qartë komunitetit ndërkombëtar se Rama është kukull e Soros

Berisha gjithashtu tha se fjalët e Ramës nga dje gjer sot për të mbajtur rreth vetes anëtarë të organizatës kriminale dhe të tjerë, kanë të bëjnë para së gjithash dhe mbi të gjitha me mesazhet që u dhanë në Rogner.

12 Shkurt 2025, 18:11 Nga E. D
"Gardëroba e Ajolës krahasohet me atë të gruas së
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD tha se tashmë Kryeministri Edi Rama cilësohet si kukulla e Xhorxh Soros, armiku numër 1 i SHBA-së. Berisha gjithashtu tha se fjalët e Ramës nga dje gjer sot për të mbajtur rreth vetes anëtarë të organizatës kriminale dhe të tjerë, kanë të bëjnë para së gjithash dhe mbi të gjitha me mesazhet që u dhanë në Rogner.

"Të dashur miq, për të gjitha këto, siç e dëgjuat dhe ju dje, nga njëri prej arkitektëve kryesorë të fushatës elektorale dhe fitores së Donald Trump, z. Cristofer LaCivita, Edi Rama është, vlerësohet, cilësohet si kukulla e Xhorxh Sorosit, e armikut numër 1 publik të SHBA-së. Kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan Cris LaCivita i bëri të qartë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama si kukull e Soros, vetëkuptohet duhet të ketë fatin e tij dhe se SHBA-të, kanë partner dhe aleat Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse një opozitë tjetër sorosiane do ta kishte vidhisur Shqipërinë në honet e historinë, por ju qëndruat, ne qëndruam për ato vlera që qëndron një njeri i lirë.

Nuk u mposhtëm, nuk u përkulëm dhe në fund kjo betejë u fitua në SHBA dhe do të fitohet edhe në Shqipëri.
Ju jeni dëshmitarë që pas deklaratave të kryetarit të Komitetit Kombëtar Republikan Cris LaCivita, në zyrat e padrinos së Shqipërisë, El Chapos apo Toto Rinës, ka rënë tërmet. Skena e shkallmimit që patë dje në mëngjes, është përsëritur disa herë gjatë ditës. Kjo është e vërteta. Pardje prokuroria speciale arrestoi një nga hajdutët me të këqijn, një person që për ligësitë e tij ka patur kufi vetëm Edi Ramën, Erion Veliajn. Përpëlitjet e Ramës nga dje gjer sot për të mbajtur rreth vetes anëtarë të organizatës kriminale dhe të tjerë, kanë të bëjnë para së gjithash dhe mbi të gjitha me mesazhet që u dhanë në Rogner. Ai është kukull e Soros.

Ato mesazhe e detyrojnë atë të betohet për pastërtinë e Velicës, e cila të dashur qytetarë dhe qytetare, ka abuzuar dhe shpërdoruar, vjedhur në atë mënyre më paratë tuaja, saqë bazohet sipas medieve ndërkombëtare, vetëm me bashkëshorten e Asadit. Vetëm asaj ju numëruan dhe rezultoi me 1 mln euro garderobë. Asadi kur iku në Rusi, ajo mori dhe garderobën dhe i rezultoi 1 mln euro. Ndërkohë që Velicës, për të cilën Edi Rama ka nga mëngjesi në darkë që betohet për pastërtinë, ndershmërinë e saj, i numërohen 867 mijë euro, fatura blerje online. Blerje online që kanë një çmim më të shtrenjtë se dyqanet. Të gjitha të dorëzuara në doganë, me fatura doganash. Shikoni ku i zhyt ky rilindësit e tjerë. Në mbrojtje të një akti të paimagjinueshëm," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj