LIVE UPDATES
Politike

Gaz Bardhi publikon foton e zyrtarëve të Ballukut, Ylli Manjani e përgënjeshtron: Event i mbajtur te Pallati i Brigadave

Manjani teksa ka përgënjeshtruar Bardhin, ka ngritur dhe një pyetje se si kjo foto ka rënë në dorë të këtij të fundit. Në fund, Manjani thekson se kjo foto ka dalë nga vetë SPAK edhe pse nuk është pjesë e asnjë dosje apo në asnjë fashikull gjykimi.   

25 Nëntor 2025, 21:20 Nga I.A
Gaz Bardhi publikon foton e zyrtarëve të Ballukut, Ylli Manjani e
Fotoja ne Pallatin e Brigadave

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë një denoncim ditën e sotme. Teksa ka publikuar një foto në Facebook, ku shihen disa zyrtarë mes të cilëve dhe bashkëpunëtorë të Belinda Ballukut, Bardhi shkruan se ata mblidheshin rregullisht në strofullën e krimit për të ndarë tenderat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

"Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit "Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis", ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive. Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t'i bashkohet edhe pjesa tjetër," shkruan Bardhi.

Por denoncimin e Bardhit e ka kundërshtuar Ylli Manjani. Ky i fundit shkruan se kjo foto nuk është bërë në një ambient shtëpie por në Pallatin e Brigadave. Manjani teksa ka përgënjeshtruar Bardhin, ka ngritur dhe një pyetje se si kjo foto ka rënë në dorë të këtij të fundit. Në fund, Manjani thekson se kjo foto ka dalë nga vetë SPAK edhe pse nuk është pjesë e asnjë dosje apo në asnjë fashikull gjykimi.   

"Kjo foto e bërë nga Ervis Berberi, duket qartë që nuk është mjedis shtëpie. Ky mjedis gjendet në Pallatin e Brigadave. Por pavarësisht kësaj, pyetja themelore që kam është kjo: Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?! Në ç'rrethana ligjore, apo proçedurale kjo foto, e cila nuk është pjesë e asnjë fashikulli gjykimi dhe, nuk gjendet në asnjë dosje të asnjërit prej të pandehurve, ka dalë nga memoria e celularit të Ervis Berberit dhe gjendet në dorë të Gazit?!

Shikoni, kjo foto ka dalë nga SPAK dhe nga askush tjetër. Në vetvete ajo nuk shërben si provë e as si indicie për hetimet që janë në proçes. Ndaj dhe nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të dosjeve me akuzat e bëra.
Kjo foto provon vetëm një gjë: që SPAK nxit drejtësinë popullore dhe politike ndaj personave që ka nën hetim. Huq i përhershëm ky... Dalja e kësaj foto në publik, përbën akt flagrance ndaj prokurorit të çështjes, i cili duhet të japë llogari për këtë gjë.

Ai është rojtari i të dhënave hetimore. Askush tjetër, përveç atij nuk ka përgjegjësi për nxjerrjen në publik e të dhënave personale të personave. Gaz Bardhi, i cili kërkon të lajë turpin e dështimit politik për humbjen më të thellë në Fier, është i gatshëm të bëjë lajmësin e SPAK të drejtësisë popullore, qoftë dhe me gënjeshtra. Sidoqoftë përhapësi i të dhënave që i jep SPAK, nuk e bën atë fitues në zgjedhje, por temë tjetër kjo. Përgjegjës ligjor për nxjerrjen e kësaj foto është Prokurori i SPAK. Ky nuk është thjesht skandal, por sjellje anti kushtetutë e anti ligj nga ana e prokurorëve. Kam kohë që e denoncoj këtë fenomen. Kjo e sotmja është provë tjetër e kësaj sjellje dhune ndaj personit dhe drejtësisë. Kaq," shkruan Manjani.

Në foton e mëposhtme shihet se ky event është mbajtur në Pallatin e Brigadave në vitin 2019. Në këtë event kanë marrë pjesë shumë persona dhe ka qenë në 20-vjetorin e DPSHTRR. Në këtë takim ka marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Gaz Bardhi publikon foton e zyrtarëve të Ballukut, Ylli Manjani e

Gaz Bardhi publikon foton e zyrtarëve të Ballukut, Ylli Manjani e

Ndërkohë që nuk dihet se si kjo foto ka rënë në duart e Gazment Bardhit, duke qenë se nuk ndodhet në asnjë fashikull të dosjes hetimore./Dosja.al

gazment bardhi ylli manjani belinda balluku


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj