LIVE UPDATES
Politike

Die Welt: Shqipëria ka probleme me korrupsionin, drejtësinë e lirinë e shtypit! Rama ka lidhje me mafian

Por gazetarja Mandoline Rutkowski thotë se kryeministri Edi Rama akuzohet se ka lidhje me mafian. Një gjë të tillë kishte konstatuar edhe revista më e madhe gjermane, Spiegel para ca kohësh. Ndërkohë gazeta gjermane shkruan se Edi Rama po zhytet çdo ditë në skandale.

29 Shtator 2022, 16:38 Nga e.k
Die Welt: Shqipëria ka probleme me korrupsionin, drejtësinë e
Edi Rama

TIRANË- Një nga gazetat më të mëdha dhe më autoritare në Gjermani, Die Welt, ka publikuar një shkrim për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ka probleme të thella me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit. Shkrimi merr nxitje nga hapja e negociatave, për të cilat thuhet se u hapën më shumë për shkak të situatës gjeostrategjike të krijuar nga lufta në Ukrainë.

“Lufta e Ukrainës në dyert e Evropës u ka dhënë aleancave perëndimore një moment rilindjeje. Ekziston një konsensus se Perëndimi duhet të afrohet më shumë që të përballet me agresorin rus, Vladimir Putin. Jo më pak për shkak të kësaj, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE në qershor. Ballkani Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm strategjikisht për BE-në, pasi ata formojnë urën tokësore mes krahut juglindor të NATO-s dhe Evropës Qendrore. Megjithatë, po e bëhet e qartë se, pavarësisht nga momenti aktual, ka ende një sërë sfidash që qëndrojnë në rrugën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e dukshme në Shqipëri”, thuhet në artikull.

Por gazetarja Mandoline Rutkowski thotë se kryeministri Edi Rama akuzohet se ka lidhje me mafian. Një gjë të tillë kishte konstatuar edhe revista më e madhe gjermane, Spiegel para ca kohësh. Ndërkohë gazeta gjermane shkruan se Edi Rama po zhytet çdo ditë në skandale.

“Korrupsioni është një plagë në Shqipëri, e cila është shumë e vështirë për t’u shëruar. Vendi renditet i 110-ti nga 180 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’, thuhet më tej në artikull.

ARTIKULLI I PLOTË:

Nga Mandoline Rutkowski, Die Welt

Krerët e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e kapën dorën e Ursula von der Leyen duke e shtrënguar fort. Thuajse sikur kishin frikë se presidentja e Komisionit Evropian mund të ndryshonte mendje dhe të shkëputej nga shtrëngimi i duarve dhe kështu edhe nga një premtim që Bashkimi Evropian ua kishte bërë më parë shtetarëve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Skena u filmua më 19 korrik- ditën kur nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e dy vendeve në BE. Me këtë njoftim, dy shtetet tani janë zyrtarisht në ballë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit të BE-së.

Fotot e unitetit vinin në Bruksel në kohën e duhur. Sepse lufta e Ukrainës në dyert e Evropës u ka dhënë aleancave perëndimore një moment rilindjeje. Ekziston një konsensus se Perëndimi duhet të afrohet më shumë që të përballet me agresorin rus, Vladimir Putin. Jo më pak për shkak të kësaj, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE në qershor.

Ballkani Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm strategjikisht për BE-në, pasi ata formojnë urën tokësore mes krahut juglindor të NATO-s dhe Evropës Qendrore. Megjithatë, po e bëhet e qartë se, pavarësisht nga momenti aktual, ka ende një sërë sfidash që qëndrojnë në rrugën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e dukshme në Shqipëri.

Shqipëria festoi momentin historik pas gati tre dekadash: në vitin 2003, Tirana paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim. Në ditët pas shpalljes, një flamur i stërmadh i BE-së zbukuroi ndërtesën e qeverisë në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Afiniteti me BE-në është shumë i lartë në vendin me 2.8 milionë banorë. Sipas Barometrit Publik Ballkanin, 89 përqind e shqiptarëve e vlerësojnë anëtarësimin në BE si pozitiv. Në bisedat me vendasit, afërsia me BE është e sigurt, dyqanet evropiane mbulojnë peizazhin e qytetit në Tiranë, kurse euro është të paktën jozyrtarisht monedha e dytë kombëtare.

Me distancë nga Kina

Marrëdhënia e Tiranës me BE-në është e ngushtë. Prej vitesh, vendi, i cili u çlirua nga komunizmi në vitin 1991 dhe iu përkushtua vlerave perëndimore dhe demokratike, është përpjekur të shkojë në të njëjtën linjë me Brukselin në politikën e jashtme.

Në luftën e Ukrainës, Tirana mbështeti pa kushte sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Tirana po përmbahet edhe ndaj investimeve nga Kina, me të cilat Pekini kërkon të forcojë ndikimin e tij në rajon.

Vitet e fundit, një reformë në drejtësi dhe futja e të ashtuquajturës Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit- SPAK si prokurori speciale e pavarur, ka çuar përpara përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

“Ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit,” tha Christiane Hohmann, ambasadorja e delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo na mirëpret në zyrën e saj me një pamje panoramike të kryeqytetit për një intervistë. “Por puna jonë është larg përfundimit, ka ende një detyrë gjigante përpara”.

Në fakt, korrupsioni është një plagë në Shqipëri, e cila është shumë e vështirë për t’u shëruar. Vendi renditet i 110-ti nga 180 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’. Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencës/Open Data Albania, e di se sa serioz është problemi.

“Korrupsioni është një problem i jashtëzakonshëm në Shqipëri,” thotë ekspertja e analizës së të dhënave me fokus transparencën, kontrollin dhe anti-korrupsionin. “Nuk është i pranishëm vetëm në rangjet e larta, por edhe në jetën e përditshme të çdo qytetari- qoftë te vizita te mjeku apo te zgjedhja e shkollës fillore”.

Shqipëria nuk është në gjendje të ushtrojë kontroll gjyqësor, kushtetues dhe parlamentar mbi qeverinë, thotë Brahaj, pra, de facto, kryeministri Rama e ka dorën e lirë.

Lista e skandaleve rreth Ramës e vërteton këtë deklaratë. Kreu i Partisë Socialiste, i cili bëri dikur fushatë për luftën kundër korrupsionit, akuzohet për lidhje me mafian.

Skandalet po shumohen edhe në orbitën e tij të pushtetit. Së fundmi, politikani i PS-së, Alqi Bllako u arrestua në fund të muajit prill pasi thuhet se është i përfshirë në një skandal korrupsioni prej 430 milionë eurosh. Opozita e akuzon Ramën si organizatorin e aktiviteteve kriminale.

Në fakt, qeveria ka bërë përpjekje për të vënën nën kontroll korrupsionin në vend. Në vitin 2016, me nxitjen e BE-së, ajo miratoi një reformë gjyqësore që përfshinte rishikim intensiv të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve për sa i përket kompetencave profesionale, pasurisë dhe integritetit.

Sipas të dhënave të “Raportit për Shqipërinë 2021”, të Komisionit të BE-së, 62 përqind e procedurave të rishikimit kanë përfunduar me largim nga detyra ose shkarkim. Reforma u vlerësua pozitivisht në Bruksel dhe ambasadorja e BE-së, Hohman gjithashtu e quajti procedurën e vetingut një ‘masë të suksesshme’, e cila nuk është parë kurrë më parë në rajon.

Por ekspertja e korrupsionit, Brahaj nuk është dakord. Kontrollet ishin ‘me qëllime të mira, por të planifikuara keq’: Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk kishin staf të plotë për vite me radhë dhe de facto nuk ishin në gjendje të vepronin. Një gjyqësor me të meta ka lejuar qeverinë të miratojë ‘ligje të korruptuara’.

Shumë prapa kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit

Një fushë që Brukseli po e shqyrton nga afër për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE, dhe që shqetëson ambasadoren e BE-së, Hohmann, është liria e shtypit në vend: “Kuptimi i shtypit si korrigjues ka nevojë për zhvillim në Shqipëri”. Vendi renditet nga Reporterët pa Kufij i 103-ti nga 180 vende.

Mediat transmetuese janë kryesisht në duart e disa sipërmarrësve të pasur me lidhje politike. Kryeministri Rama bëri bujë së fundmi pasi kërcënoi gazetarët me ‘riedukim’ pas pyetjeve kritike dhe i përjashtoi nga konferencat për shtyp. “Ne presim që të gjithë politikanët t’i trajtojnë gazetarët me respekt,” thotë Hohmann.

Vendi kandidat ka ende shumë për të bërë përpara se Shqipëria të anëtarësohet në aleancën evropiane. Për Sokol Dedjan, kreun e çështjeve politike në Ministrinë e Jashtme, përpjekje nuk kërkohen vetëm nga Tirana. “Në funksion të luftës në Evropë dhe dhënies së statutit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, BE-ja tani duhet të tregojë më shumë besueshmëri se premtimet e bëra për vendet kandidate se zgjerimi i BE-së është proces serioz”.

Me fjalë të tjera, BE-ja duhet t’i dëshmojë Rusisë se uniteti i vendeve evropiane shkon përtej terminologjisë, edhe në shenjë frenimi. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prioritet për t’u bashkuar me aleancën sepse janë ‘më të avancuara në përgatitje’.

Nga ana tjetër, ambasadorja e BE-së, Hohmann thekson se lufta në Ukrainë nuk sjell si pasojë zgjerimin automatik të BE-së. “Çdo vend do të vazhdojë të konsiderohet individualisht. Argumenti gjeostrategjik nuk duhet të fshehë faktin se vendet natyrisht duhet të plotësojnë edhe kërkesat e tyre për të hyrë në BE”.

Sipas Hohmann, Tirana tani duhet të provojë se besimi i vendeve anëtare është i justifikuar. “Shqipëria tani po përballet me një maratonë”.

Marrë nga Syri.net

edi rama mandoline rutkowski aranita brahaj die welt

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE