LIVE UPDATES
Politike

Gjekmarkaj: Zoti Meta, kërko dosjen tënde dhe bëj transparencë për akuzat e qeverisë!

Sa i përket pretendimit të Autoritetit të Dosjeve, se Ilir Meta figuron si kallëzues i shokut të tij të klasës pranë organeve të diktaturës, Gjekmarkaj shprehet se duhet të jetë vetë ish-presidenti që të kërkojë transparencë mbi ngjarjen.

2 Gusht 2022, 14:48 Nga d.a.
Gjekmarkaj: Zoti Meta, kërko dosjen tënde dhe bëj
Gjekmarkaj

TIRANË- Në një intervistë ekskluzive për JavaNews, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj shprehet se bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit dhe ish-funksionarët e tij duhet ta paguajnë të plotë faturën e tyre për përfshirjen në dënime politike.

Sa i përket pretendimit të Autoritetit të Dosjeve, se Ilir Meta figuron si kallëzues i shokut të tij të klasës pranë organeve të diktaturës, Gjekmarkaj shprehet se duhet të jetë vetë ish-presidenti që të kërkojë transparencë mbi ngjarjen.

Deputeti demokrat ndalet edhe tek grupi i deputetëve demokratë, që nuk i përkasin ‘Foltorës’. Ndër të tjera Gjekmarkaj thotë se PD duhët të bëjë diferencën me socialistët duke kërkuar jo vetëm hapjen e dosjeve, por edhe lustrim.

Bisedoi Ardit Rada 

Z. Gjekmarkaj, mazhoranca ka paralajmëruar se në gusht mund të mblidhet për të miratuar ligjin që pengon kandidimin e ish-funksionarëve të PPSH dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Do të merrnit pjesë në një seance të tillë? Dhe si do të votonit?

Unë vij nga një familje që i ka në pejza e të ndërthurura marrëdhëniet me persekutimin komunist. Ndjeshmëria për këtë temë është e lartë dhe dua sa më shumë dritë mbi të.

Një turravrap kësodore siç thuhet në pyetjen tuaj është i panevojshëm e grotesk pas 32 vitesh kur kjo gjë mund të bëhej 320 herë deri tani. Pret puna deri në shtator! Yxhymi dhe ambalazhimi i këtij fakti si urgjencë është thjesht propagandë.

Unë votoj çdo ligj që bën trasparencë mbi të kaluarën e regjimit komunist. Purifikimi etik i jetës publike e politike edhe pse shumë vonë kur atë punë po e bën biologjia le të ndodhë. Gjithmonë kam qenë në favor të hapjes së dosjeve, por faturën e diktaturës nuk mund ta paguajë vetëm një pjesë që janë bashkëpunëtorët. Natyrisht ata duhet ta paguajnë të plotë të veten, por sëbashku me punëtorët e Sigurimit dhe aparatit të diktaturës. Dekomunistizimi i Shqipërisë duhej bërë në vitin 1992. Tani të flasësh sot për të, ky është folklor dhe ngjan me ligjin famëkeq të vitit 1996 të PD për të penguar figurat e PS që të kandidonin në zgjedhje. Duket si iniciativë për goditje ad-personam.

A ka vuajtur Shqipëria pasoja konkrete nga mungesa e hapjes së plotë të dosjeve? Duket sikur shumë figura janë fshehur deri më sot…

Po besoj ka vuajtur shumë. Na ka munguar e vërteta që e bën të lirë një shoqëri. Na kanë bërë moral ata që nuk duhej. Por kjo nuk është më e keqja gjë. Më e rënda ka qënë përdorimi i tyre duke deformuar ADN-në e demokracisë dhe të shtetit, duke mos e bërë reale epersinë e lirisë ndaj shtypjes. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kush qëndroi, kush u thye, kush u shndërrua në bishë për të mundur njeriun, kush ushtroi dhunë mbi kë, rrethanat, kontekstet! Vetëm mbi këtë dije ndërtohet një paqe sociale e vërtetë dhe ndërtohet një hierarki e emancipuar vlerash për të cilat një komb i qytetëruar ka nevojë.

Tashmë që Ilir Meta është rreshtuar në opozitë krah Sali Berishës, mendoni se kjo e forcon opozitarizmin në Shqipëri?

Opozitarizmi nuk është monopol as i Berishes as i Metës, por ata janë në të drejten e tyre të bëjnë opozitën që duan. Pesha në opozite vlerësohet nga kauzat dhe njerëzit që të mbështesin. Sigurisht opozita ka nevojë për sa më shumë njerëz, por edhe për risi e epërsi morale.

Mendoni se Autoriteti i Dosjeve ka të drejtë kur pretendon se I.M është pikërisht Ilir Meta? Si mund të verifikohet kjo?

Unë këtë nuk e di. E kam thënë edhe në një tjetër rast se nuk mund të bëhem zëdhënës i kësaj të “vërtete”! Si bëhen gjërat në Shqiperi të lind e drejta të jesh paragjykues dhe mosbesues shpesh. Meta i pari ka detyrimin të bëjë trasparencë duke ndjekur çdo rrugë ligjore që shteti shqiptar ofron. Po kaq të madh e kanë detyrimin institucionet e shtetit që të mos përdoren për qëllime politike. Ai duhet të kërkojë që nëse ekziston një dosje e bardhë apo me ngjyrë tjetër për të, të zbardhet e gjitha. Unë besoj që vetem rruga ligjore e ndan gënjeshtrën nga e vërteta! Duke parë diskurin e Metës besoj që ai drejt saj mund të shkojë. Deklaratat politike vet-shtojnë mjegullën.

Zoti Gjekmarkaj! Sot që flasim, si merren vendimet tek grupi i deputetëve që nuk i janë bashkuar “Foltores” dhe cili është qendrimi për këtë çeshtje?

Pyetja më e vështirë në botë. Nuk e di si merren vendimet dhe se si shkohet drejt iniciativave, projektligjeve apo komisioneve hetimore! Ndodh që të sjellin një letër për ta firmosur, ose të merr sekretarja e grupit në telefon dhe thotë është ky projektligj për t’u firmosur e protokolluar! Nuk e kuptoj ku formësohet dhe ku buron mendimi politik në këto raste.

Ndonjëherë i shoh në Facebook të ndonjë kolegu. Di mirë që një pjesë e konsiderueshme e deputetëve vinë nga familje të persekutuara dhe janë të interesuara që të ballafaqohen me dosjet, të shuajnë zërat se këtu qenkësh kontigjenti më i madh i bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që më duket shpifje e ndyrë dhe aluzion komunist. PD në këtë pikë duhet të bëjë diferencën me PS duke kërkuar fort përveç hapjes edhe lustrim për të gjithë mekanizmin shtypës të diktaturës, për hetues, gjykatës e prokurorë ende në organet e drejtësisë apo në grupin parlamentar të mazhorancës!

ardit rada  agron gjekmarkaj ilir meta meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj