22 Mars 2025, 20:13
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një letër ngushëllimi për vdekjen e babait të tij nga gjenerali amerikan në pension, Claude M.Kciklighter. Kciklighter në letrën e tij shkruan se e di nga përvoja sesa e dhimbshme është humbja e një prindi.
Ai ka treguar edhe për planin që të vizitonte ish-presidentin Thaçi në Hagë, por që për arsye shëndetësore i ishte dashur ta anulonte vizitën. Kciklighter shkruan se lutet për lirimin e Thaçit që të bashkohet me familjen e tij. Ai më tej theksoi se në vendin e tij kanë shprehjen se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe se rasti i Thaçit ka qenë padrejtësi që nga fillimi..
Letra e plotë e Claude M.Kciklighter:
Letër Ngushëllimi
I nderuar President Thaçi,
I dashur z. President, Me pikëllim të madh morëm vesh për ndarjen nga jeta të babait tuaj. Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, juve dhe familjes suaj. E dimë nga përvoja se sa e dhimbshme është humbja e një prindi, sepse nuk ka asgjë që mund ta krahasojë këtë humbje të madhe.
Lutemi që Zoti t’ju japë forcë juve dhe familjes suaj për të përballuar këto momente të vështira. Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij. Sa kam kuptuar, gjykata ju dha vetëm rreth tri orë për të qenë me të në momentet e fundit.
Siç mund ta kujtoni, kisha planifikuar të ju vizitoja në burg, bashkë me Ambasadorin dhe Kongresmenin, Tony Hall, dhe Ambasadorin Ahmet Shala. Për shkak të një sëmundjeje, m’u desh ta anuloj udhëtimin tim, por kam vazhduar të lutem për ju dhe familjen tuaj, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë deri në ditën kur do të liroheni e do të jeni sërish pranë familjes suaj, miqve dhe popullit të mrekullueshëm të Kosovës.
Shpresoj që të mund t’ju vizitojmë së shpejti, dhe lutja ime është që deri atëherë ky makth të ketë marrë fund. Amerika është me të vërtetë e bekuar që ka një lidhje kaq të fortë miqësie mes dy kombeve dhe popujve tanë. Jam thellësisht mirënjohës për këtë miqësi. Me shumë dashuri, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta,
Claude M. Kicklighter
Gjenerallejtënant (në pension) Ushtria Amerikane
thaci claude m.kciklighter
Politike
22 Mars 2025, 19:44
N.F
Basha dhe Rama
DURRËS- Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha ka vijuar replikën ironike me kryeministrin Edi Rama. N&e...
Politike
22 Mars 2025, 19:32
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur programin elektoral të PD në zgjedhjet e përgjithshme të...
Politike
22 Mars 2025, 19:19
N.F
Salianji dhe Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në lidhje me ish-drejtuesin politik të Partisë Demokratike në qa...
Politike
22 Mars 2025, 19:08
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ka folur në lidhje me postin e drejtimit të PD-së dhe nëse se a sheh kandidat brenda familj...
Politike
22 Mars 2025, 18:56
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit vetëm ...
Politike
22 Mars 2025, 18:48
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se qeverisja e ardhshme, nëse PD do të fitojë zgjedhjet, do të...
Politike
22 Mars 2025, 18:42
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha, ka ngritur dyshime se statuset të cilat publikohen në rrjetet sociale të kreut të Bash...
Politike
22 Mars 2025, 18:29
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar pseudonimin që i ka vendosur kryeministri, Edi Rama si “bufi i kënetës&rdquo...
Politike
22 Mars 2025, 18:20
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpalosi disa nga pikat e programit të tij elektoral me të cilat ai ...
Politike
22 Mars 2025, 18:15
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur në lidhje me procesin e Primareve. Berisha i ftuar në emisionin “Kjo Javë...