LIVE UPDATES
Politike

"Gjermania mbështet një PD të fortë në rrugën europiane"/ Peter Bayer: Jemi të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Shqipëri

Në një prononcim për mediat, Beyer tha se Shqipëria lakohet si një vend në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian, por theksoi se nga këndvështrimi i Berlinit ekzistojnë edhe disa sfida, veçanërisht në lidhje me sistemin e drejtësisë.

10 Mars 2026, 14:11 Nga E. D
"Gjermania mbështet një PD të fortë në rrugën
Peter Beyer, Sali Berisha

TIRANË- Raportuesi për Ballkanin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, u shpreh i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri, veçanërisht në lidhje me sistemin e drejtësisë, pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, Beyer tha se Shqipëria lakohet si një vend në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian, por theksoi se nga këndvështrimi i Berlinit ekzistojnë edhe disa sfida, veçanërisht në lidhje me sistemin e drejtësisë.

Beyer vlerësoi rolin e një opozite të fortë në demokraci dhe shprehu mbështetjen e Gjermanisë për bashkëpunim të mëtejshëm me Partinë Demokratike në kuadër të familjes politike të Partia Popullore Evropiane dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

"Faleminderit shumë për mikpritjen mesdhetare, zoti kryetar, doktor Berisha. Sapo patëm një bisedë shumë frytdhënëse dhe konstruktive. Diskutuam për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, një vend që shpeshherë përmendet si një nga vendet kryesuese në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, nga këndvështrimi i Berlinit, ne shohim gjithashtu disa sfida dhe zhvillime të fundit në këtë vend, veçanërisht sa i përket çështjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë.

Unë personalisht e kam shoqëruar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Shqipëri në muajin nëntor. Gjatë asaj vizite ne vizituam edhe SPAK-un dhe zhvilluam biseda me disa përfaqësues të tij, si edhe me anëtarë të qeverisë. Kjo vizitë që po zhvillojmë këto ditë, unë kam mbërritur këtu të dielën në mbrëmje dhe do të largohem nga ky vend i bukur, Shqipëria, nesër, është në fakt një mision zyrtar vijues pas vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman në këtë vend.

Në diskutimet tona kemi trajtuar disa nga sfidat që ekzistojnë. Si qeveri gjermane, edhe pse unë personalisht nuk jam pjesë e qeverisë, por i përkas partisë së kancelarit, ne gjithashtu i përkasim familjes politike të Partisë Popullore Europiane (EPP). Kjo do të thotë se kemi një marrëdhënie të gjatë bashkëpunimi. Unë përgëzoj Partinë Demokratike të Shqipërisë që qëndron fort për vlerat dhe parimet themelore, si dhe për kriteret e Kopenhagës. Këto kritere nuk janë shpikur për të detyruar apo për të ushtruar presion mbi askënd, por për të qenë shumë produktive dhe shumë të dobishme për shoqërinë dhe për qytetarët e Shqipërisë.

Këto ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit që patëm. Një Parti Demokratike e fortë dhe një opozitë e fortë janë thelbësore për të ardhmen e demokracisë në këtë vend. Prandaj ne shtrijmë një dorë bashkëpunimi dhe ofrojmë mbështetjen tonë. Diskutuam gjithashtu se çfarë mund të bëjmë më shumë për të siguruar një perspektivë shumë të mirë dhe një të ardhme të mirë për Shqipërinë, për popullin shqiptar dhe për sistemin politik të këtij vendi.

Kjo, sigurisht, lidhet edhe me nevojën për një qasje shumë të qartë, transparente dhe të hapur sa i përket sistemit të drejtësisë në këtë vend. Për këtë kemi folur dhe kemi shqyrtuar se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku për përmirësimin dhe për të mirën e qytetarëve shqiptarë. Unë jam gjithmonë i lumtur të jem në këtë vend dhe do të rikthehem përsëri.

Jam gjithashtu shumë i lumtur që javën e ardhshme do të mirëpres dhe do të pres në Berlin disa nga deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, mes tyre edhe zonjën Jorida Tabaku. Ku jeni, Jorida? Miq të mirë. Ju jeni këtu.
Kemi një marrëdhënie të gjatë bashkëpunimi dhe miqësie dhe punojmë së bashku drejt integrimit europian. Dhe kjo është baza, themeli mbi të cilin mbështetet miqësia jonë. Faleminderit shumë," tha Peter Bayer./Dosja.al

peter beyer sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj