Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zhupa, në një deklaratë për mediat shprehet se Akademia e Shkencave është kthyer në një aneks të orekseve politike.
TIRANË- Partia Demokratike, akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon t'i japë në kundërshtim me ligin një mandat tjetër Skëndër Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat shprehet se Akademia e Shkencave është kthyer në një aneks të orekseve politike.
DEKLARATA E PLOTË E ZHUPËS:
Edi Rama, në kundërshtim me ligjin, kërkon t’i japë edhe një mandat Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave. Edhe pse mandati i tij aktual është në Gjykatë Kushtetuese dhe pret shqyrtimin; edhe pse zgjedhja e tij në krye të Akademisë nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës se ishte antiligjore; edhe pse është denoncuar publikisht si pazar që ka në mes shitjen e ish-partisë së Gjinushit për interesat politike të Ramës, prapë Kryeministri nuk ndalet.
Reagimi, si i Partisë Demokratike, ashtu edhe i akademikëve Artan Fuga dhe Apollon Baçe ka qenë i fortë dhe do të vazhdojë. Akademiku Baçe ka ngritur dy pyetje në analizën vjetore të Akademisë së Shkencave në lidhje me kërkesën për ndryshimin e ligjit, të propozuar nga dy deputetë socialist dhe që lejon rizgjedhjen e Gjinushit në krye të institucionit:
1- Shkak për kërkesën e amendimit të ligjit, a u bë shqetësimi vetjak i deputetëve për situatën në Akademi, apo kjo kërkesa u përgatit dhe ju delegua atyre nga kryesia e Akademisë?
2- Nëse kërkesa u delegua nga kryesia e Akademisë, përse ajo nuk u diskutua dhe miratua në asamble, siç e kërkon paragrafi 6 i nenit 11 të ligjit, i cili ngarkon për miratimin dhe ndryshimin e statutit asamblenë, jo kryesinë?
Partia Demokratike e thekson këtë shqetësim dhe paragjykon, me të drejtë, edhe staturën e dy deputetëve propozues të PS, që kanë kërkuar amendimin ligjor. Kjo për faktin se as z. Petro Koçi dhe as z. Ismet Beqiraj nuk njihen si njerëz të arsimit dhe shkencës së lartë, dhe as kanë lidhje me botën akademike.
Të kthyerit e Akademisë së Shkencave në një aneks të orekseve politike Rama-Gjinushi është një fyerje për akademikët, për Kuvendin dhe publikun në përgjithësi.
Partia Demokratike u bën thirrje njerëzve të shkencës, kulturës dhe artit të ngrenë zërin e indinjatës dhe protestës kundër infiltrimit në Akademi të metodologjive që nuk janë as shkencë as politikë, nga “intelektualët e hurit dhe të litarit” që mban afër dhe parapëlqen Edi Rama.
Zërit të akademikëve Artan Fuga dhe Apollon Bace u bashkohemi edhe ne me mbështetjen tonë politike e shoqërore, dhe u kërkojmë të tjerëve të bëhen bashkë për të parandaluar një degjenerim të Akademisë së Shkencave edhe më tej. Duke përdorur fjalët e z. Bace ne nuk mund të lejohet një McGonigal i dytë edhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Lord Stuart Peach dhe Xhacka TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim të...
Lefter Geshtenja TIRANË- Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka propozuar disa ndryshime në ligjin për Nënpunësin Civil. ...
Rob Bauer TIRANË- Në datat 6 deri më 8 shkurt 2023, Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer vizitoi Shqipë...
Etjen Xhafaj TIRANË- Deputeti Etjen Xhafaj deklaron se databaza e publikuar një ditë më parë nuk i përket aplikacionit "Aktiv...
Floriana Garo dhe Etjen Xhafaj TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo thotë se drejtësia duhe...
Rudina Hajdari TIRANË- Rudina Hajdari, ish-deputetja që është ribashkuar me Partinë Demokratike ka pranuar se ka zhvilluar takime ...
Enkelejd Alibeaj dhe mjeku Genc Doçi KURBIN- Enkelejd Alibeaj vijon me prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit, ku ka planifiku...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar spotin zyrtar të protestës së 11 shkurtit. Në nj&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar seleksionim partian procesin e Vettingut. Në një takim me njësin&...
Elise Stefanik SHBA- Kryetarja e Konferencës së GOP të Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik (R-NY) se seanca e par&eu...