Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një ditë më parë, GJKKO la në qeli Veliajn si edhe rrëzoi edhe ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili mbetet në arrest shtëpie.
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm në seancën e zhvilluar ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit. Ankimi i kryebashkiakut të Tiranë u shqyrtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Një ditë më parë, GJKKO la në qeli Veliajn si edhe rrëzoi edhe ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili mbetet në arrest shtëpie. Gjithashtu sot në Gjykatën e Lartë do shqyrtohet edhe një rekurs i vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj për sekuestron e celularit.
Njoftimi i Gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 107, datë 18.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 132 akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kundërshtimin e vendimit të prokurorit për vleftësimin e sekuestros”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit 132 Akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Berisha TIRANË- Vendimi për kalimin ose jo në gjykim për dosjen “Partizani” në GJKKO do të mbahet ditën...
Vokshi TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO që do të zhvillohej mes Vilma Nushit dhe deputetes së PD, Albana Vokshi &eu...
rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se përpjekja e tij është që deri në ditën e zgjedhjeve të njerëzit ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Altin Dumani është bërë i njohur se në drejtimin e tij, Prokuroria e Posa&c...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" u është përgjigjur komenteve të ndjekë...
rama TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama u përball sërish sot me kritika lidhur me përdorimin e fjalës "çyryk" në ta...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" ka komentuar sërish akuzat e opozitës ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në daljen e sotme në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale tha se fushata e Partisë S...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se kundërshtarët politikë të PS-së nuk e duan Prokurorinë e Posaçm...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me komentuesit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale. Rama e ka...