Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në Facebook, Shehaj e ka cilësuar këtë një gjyq farsë dhe se verdiktin e dhënë nga Rama nuk ka kush ta kundërshtojë në Gjykatë.
TIRANË- Gjykata Administrative ka vendosur në favor të Policisë së Shtetit e cila pak ditë më parë i bllokoi biznesin deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehajt, për shkak se në godina ku ishte aktiviteti, është bllokuar në kuadër të aksionit për konfiskimin e kateve pa leje. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti demokrat, i cili ka akuzuar drejtësinë si të kapur nga kryeministri Edi Rama. Në rrjetet e tij sociale, demokrati Shehaj megjithatë shtoi se beteja ligjore kundër shtetit dhe qeverisë do të vijojë deri në Strasburg dhe ndërkohë ënvizon se nuk shantazhohet dhe nuk tërhiqet.
"Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë. Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës. Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi. Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi. Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet. Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!,"- shkruan Shehaj.
Avokati i Shehajt, Orjon Nallbati në një prononcim për mediat në lidhje me çështjen e bllokimit të biznesit të deputetit të PD-së Agron Shehaj, u shpreh se objekti është bllokuar në mënyrë të paligjshme, teksa theksoi se pas këtij vendimi shumë punonjës që punonin në atë objekt do të mbeten të pa punë.
"Ne kemi bërë shumë kërkesa dhe nuk kemi marrë përgjigje edhe sot siç e konstatuat vet (gazetarët) ne bëmë shumë pyetje dhe kërkesa, kërkuam sqarime dhe nuk na u dha asnjë sqarim. Për fat të keq ai objekt është bllokuar me urdhër verbal, në mënyrë të paligjshme. Nuk ka kërkesa dhe akte nga Policia e Shtetit. Kompania mund të falimentojë. Ata punonjës që punonin në atë objekt do të mbeten të pa punë. E gjitha kjo që ka ndodhur është totalisht flagrante dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Se kush është prapavija dhe cilat janë arsyet unë nuk i di, por që është një precedent i rrezikshëm, është. Kjo mund ti ndodh çdo shqiptari,”-shtoi ai.
Reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike. Kësaj here me anë të zëdhendëses Floriana Garo: I kapur me vjedhje të rënda nga bregdeti për miqtë e tij, e deri tek inceneratorët me 430 milionë euro, Edi Rama është verbuar jo vetëm nga makutëria, por dhe nga hakmarrja e verbër politike. Pas denoncimeve me fakte nga deputeti Agron Shehaj, ai së fundmi bllokoi, pa urdhër prokurorie dhe pa vendim gjykate, punën në biznesin e deputetit Shehaj, preteksti: “pse kish marrë zyra tek një ndërtim pa leje”. Dmth fajin për paligjshmërinë e ka qeraxhiu, dhe jo banda e Edi Ramës që ndërkohë fusin në burg njerëzit edhe për meremetime ballkoni. Salillarin e tij me pallat pa leje, Edi Rama as nuk e burgosi e as i bllokoi biznesin, por i dha 8 milionë euro para publike vetëm muajin e fundit! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin e hakmarrjes primitive të Edi Ramës ndaj deputetit të saj Agron Shehaj. Bllokimi i biznesit pa vendim gjykate është vepër penale dhe prokuroria nuk mund të rrije duarkryq kur vëren këtë shkelje ligji vetëm se keqbërësi quhet Edi Rama. Shteti ligjor duhet të veprojë! Duhen hetime dhe ndëshkime për shkelësit e ligjit dhe ndjesë publike dhe kompensim të drejtë për të dëmtuarin. Këtë kërkon shteti ligjor! Nëse SKAPI mbyll sytë nga frika e Edi Ramës, pastaj nuk kemi të bëjmë me shtet ligjor por me produkt të shëmtuar të reformes së George Soros! Partia Demokratike kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të biznesit të deputetit Shehaj dhe dëmshpërblim për humbjet e rënda që i ka krijuar mbyllja e paligjshme e biznesit të tij nga Edi Rama.
Lajmin e sulmit ndaj biznesit e dha vetë Agron Shehaj nga Kuvendi i Shqipërisë. Nga Foltorja, deputeti deklaroi se sipas tij me urdhër të kryeministrit, Edi Rama i ishte bllokuar biznesi pas sulmeve që i kishte bërë figurave të partisë socialiste, Damian Gjikuri dhe Olta Xhaçka. Shehaj ka akuzuar Xhaçkan se ka përfituar tokë në bregdet në emër të kompanisë së bashkëshortit të saj, ish-deputetit të PS, Artan Gaçi, ndërsa Gjiknurin, Shehaj e akuzon pasi sipas tij i ka dhënë tendera kompanisë së kushëririt. Por Rama nuk e ka lënë pa përgjigje duke u shprehur se biznesi ishte fshehur në një ndërtim pa leje dhe se ngjarja nuk ka lidhje me asnjë sulm politik.
Alastair King-Smith dhe Sali Berisha BRITANI E MADHE- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur për akuzat ndaj tij të kruet të PD-s&...
Foto nga mbledhja TIRANË- Organizimi i brendshëm në Partinë Demokratike po vijon. Sot janë zgjedhur 3 drejtuesi departamentes...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për sezonin e protestave që do të nisë opozita, takimi...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka folur në lidhje me reformën në drejtësi në vend. I ft...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për padinë në gjykatë mbi çështjen e vul&...
Sali Berisha TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është rikthyer sërish çështjes së fina...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur në lidhje me shqiptarët që emigrojnë në angli. I...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka deklaruar se ka një listë të gjatë të shqiptarwve t&e...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith, foli edhe për amnistinë fiskale. Gjatë një interviste pë...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur sot për reformën në drejtësi si edhe për shpallj...