LIVE UPDATES
Politike

Gjyqi ndaj Berishës, Mëngjesi: Është përdorur standard i dyfishtë, në rastin Tahiri u kërkua dhe mor autorizimi nga Kuvendi

Gjatë konferencës së shtypit, Mëngjesi tha se ky proces është në shkilje të konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe të Kushtetutës.

24 Maj 2024, 12:39 Nga I.A
Gjyqi ndaj Berishës, Mëngjesi: Është përdorur standard
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Sokol Mëngjesi paraqiti shkeljet që ka bërë akuza dhe gjykata për liderin e opozitës. Gjatë konferencës së shtypit, Mëngjesi tha se ky proces është në shkilje të konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe të Kushtetutës. Po ashtu Mëngjesi theksoi se Gjykata ka përdorur standard të dyfishtë në lidhje me çështjen Berisha, pasi tjetër veprim ka bërë me rastin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.    

"Ju falenderojmë që keni ardhur në këtë konferencë. Unë dua të theksoj që u bë një kohë e gjatë, relativisht e gjatë që nga data 20 tetor kur u caktua masa e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore për liderin e opozitës dhe deri më sot. Është tepër e rëndësishme që ne të ritheksojmë për opinionin publik sepse ato me kalimin e kohës shumohen pavarësisht se shkeljet janë tepër të rënda. Të gjitha shkeljet e rënda të kushtetutës , të konventës evropiane për të drejtat e njeriut por edhe të gjitha akteve të tjera ndërkombëtare që në fillimin e kësaj çështje e të cilët vijojnë sot deri më sot. Se pari në kundërshtim me të gjitha standardet e mëparshme nuk u mor autorizim nga kuvendi për caktimin  e një kësaj mase, na ku lindën të gjitha problemet, Theksojmë që në rastin Tahiri për të njëjtat masa sigurimi u kërkua dhe u mor autorizim nga Kuvendi, pra një standard i dyfishte. Një shkelje e barazisë përpara ligjit dhe shkelje e kushtetutës. Në kundërshtim me çdo rast të mëparshëm për herë të parë nuk u shoqërua kërkesa për marrjen e autorizimit nga kuvendi me prova, Kur u kërkua ndryshimi i masës nga detyrim për tu paraqitur në masën e sigurimit Arrest në shtëpi. U cenua e drejta e njoftimit për zotin Berisha duke u përdorur rregulla ekstraproceduriale të cilat ne i kemi analizuar hollësisht në gjykimet që kemi bërë dhe në rrugët procedurale, është cenuar e drejta për mbrojtje efektive për liderin e opozitës.

Rikujtojmë se verifikimi i kushteve është bërë nga avokatë të caktuar kryesisht në shkelje te etikës dhe mbrojtjes në konflikt me parimin e interesit me zotin Berisha të dokumentuara nga ana e jonë, të bërë këto fakte edhe publike edhe për mediat. Në kundërshtim të hapur me çdo praktikë europiane dhe ndërkombëtare, zoti Berisha po gjykohet nga një gjykatë jo e pavarur dhe e njëanshme sikurse e kemi argumentuar dhe sikurse tashmë faktet janë publike. Ritheksoj, qoftë shkarkimin e gjyqtares e cila po gjykon zotin Berisha, ku zoti Berisha ka qene kryetra i KLD me  1996 por edhe faktet e reja të dala në dritën e publikut të cilat e pengojnë në kushtet për të qene gjyqtare. Zoti Berisha po hetohet dhe ende sot nuk ka një akuzë konkrete të zyrtarizuar për aktivitetin e tij politik si kryeminister i vendit, Një veprim i paprecedent ku po përpiqet të themelohet përgjegjësi penale për mendimin që nje deputete dhe lider i opozitës ka dhënë në miratim ligjesh dhe aktesh neneligjore në kohën që qenë në funksionin politik për përmbushjen e programit të tij politik kur ka qene ne pozitë, Pamvarësisht faktit që çdo deputet i republikës së Shqipërisë me kushtetutë ka mbrojtje kushtetuese për mendimet dhe votimet e ligjeve në parlament. Janë shkelur të gjitha afatet procedueriale ne shqyrtimin e kërkesave të ndryshme brenda afateve strikte procedurale që parashikon kodi i procedures penale," tha Mëngjesi.

sokol mëngjesi sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj