LIVE UPDATES
Politike

"Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin..."/ Meta nga qelia: Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura tu kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehet se drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura tu kthehen shqiptarëve. Në postim Meta thotë gjithashtu se Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin të vazhdojnë punën, ndërsa ata që duan të bëjnë politikë le të hyjnë në politikë si Di Pietro që e nisi si “hero” dhe e përfundoi si Ministër tenderash

25 Shkurt 2025, 17:02 Nga E. D
"Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin..."/
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar Reformën në Drejtësi, duke thënë se duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016. Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehet se drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura tu kthehen shqiptarëve.

Në postim Meta thotë gjithashtu se Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin të vazhdojnë punën, ndërsa ata që duan të bëjnë politikë le të hyjnë në politikë si Di Pietro që e nisi si “hero” dhe e përfundoi si Ministër tenderash. Po ashtu Meta shprehet se tani është koha të hedhim në Lanë regjimin kukull të Sorosit, siç e hodhën në Vardar qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe kur Sorosi drejtonte SHBA dhe Departamentin e Blinkenit.


Postimi i plotë:

Disa fakte edhe për “kujtesëhumburit” nga “covid”:

1️⃣.  Ilir Meta, si Kryetar i Kuvendit, realizoi votimin historik me 140 vota të Reformës në Drejtësi. (Me mbështetjen e fortë të Ambasadorit, Ëilliam R. Broënfield dhe të disa kongresmenëve kryesorë amerikanë)

2️⃣. Ndaloi votimin e reformës përmes shit-blerjes së votave të sponsorizuar edhe nga faktorë ndërkombëtarë duke përçarë opozitën në “pro-reformë” dhe “antireformë”. Po kështu ndaloi edhe shantazhet për heqje vizash ndaj deputetëve.

3️⃣. Realizoi një kompromis politik parimor me opozitën të mbështetur në Raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe votimit  të rekomandimit nr.88 të tij gjë që bëri që opozita të votonte ndryshimet kushtetuese të 21-22 korrikut 2016.

4️⃣. Ilir Meta mbajti një komunikim thelbësor me SHBA  dhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit kundër Drogave dhe Zbatimin e Ligjit (OPTAD) në Departamentin e Shtetit, Ambasadorin Ëilliam Broënfield për realizimin e votimit konsensual të Reformës në Drejtësi. Kjo ishte linja e vërtetë e SHBA për realizimin e Reformës në Drejtësi, ndryshe nga ajo e Ambasadës së Tiranës që synonte të mos respektonte rekomandimin nr.88 të Komisionit të Venecias dhe t’ia jepte që në Kushtetutë kapjen e drejtësisë, Edi Ramës dhe po kështu të ndante PD në dy parti që atëherë.

5️⃣. Megjithëse votimi konsensual sabotohej nga Edi Rama me çdo formë dhe mënyrë, Ilir Meta ndërpreu seancën plenare dhe uli në tavolinë ambasadorët e SHBA dhe BE, si dhe faktorët politikë kryesorë, përveç Ramës dhe realizoi votimin historik me 140 vota.

6️⃣. Projektligji me ndryshimet kushtetuese, pra Reforma në Drejtësi, shkoi në sallen e Kuvendit për t’u futur në procesin zyrtar të miratimit, vetëm falë votës së 5-të përcaktuese të përfaqësuesit të LSI në Komisionin e Reformës në Drejtësi, Z. Petrit Vasili, sepse opozita e kishte bojkotuar Komisionin e Reformës dhe në këtë mënyrë bllokonte ecurinë e miratimit të saj sepse Rama dhe “perëndimorët” në Tiranë sabotuan marrëveshjen për rekomandimin nr.88 të Komisionit të Venecias.

7️⃣. Në funksion të zbatimit sa më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese të 21-22 korrikut, deputetët e LSI-së votuan shtatë ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar me 84 vota, ku vota e tyre ishte përcaktuese për arritjen e një shumice të tillë dhe që shënonin fillimin real të zbatimit të reformës. Këto ligje duhej të miratoheshin para ndryshimeve kushtetuese por “hollandezi fluturues” rrinte më shumë jashtë se brenda.

8️⃣. Ilir Meta ka kundërshtuar zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm, Znj. Arta Marku me 69 vota, nga 84 vota që kërkonte Kushtetuta. Kjo solli kapjen nga PS të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të SPAK-ut më vonë.

9️⃣. Ilir Meta ka kontestuar devijimin e reformës nga “Veneciane” në “rilindase” që në 27 janar 2017, si Kryetar i Kuvendit, kur u hodh shorti për herë të parë për zgjedhjen shumë transparente të anëtarëve të Komisionit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Pasi gjithçka u bë perfekte nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Znj. Albana Shtylla, në koordinim të plotë me misionet e OPTAD dhe EURALIUS, çuditërisht kur emrat që dolën nuk i pëlqyen Edi Ramës, u keqpërdor përfaqësuesi i SHBA për të bërë një deklaratë të lobuar nga PS për të njollosur procesin bazuar mbi gënjeshtra sorosiste.

1️⃣0️⃣. Pas deklaratës time publike me argument kundër të pavërtetave të thëna nga aleati në Tiranë dhe letrës time zyrtare kundër këtij akti të pandershëm dhe klientelist në shërbim të Ramës dhe në dëm të Reformës në Drejtësi, që iu dërgua edhe Departamentit të Shtetit në atë kohë edhe Presidentit Nishani, mora një letër që shprehte “ndjesë” për këtë qëndrim që ishte bazuar në keqinformime nga PS. (Kështu Shqipëria ngeli 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese siç donte Edi Rama dhe Soros).

1️⃣1️⃣. Nuk dua të përmend këtu të gjitha faktet publike të kundërshtimeve të mia ndaj përpjekjeve brutale të Ramës dhe disa “perëndimorëve” për t’i dhënë gjithë sistemin gjyqësor në kontroll Ramës, përfshi edhe gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese edhe me “betimet te Lana”. Nuk besoj se është harruar mitingu i 2 Marsit, që hodhi në “Lanë” projektligjin e “betimeve te Lana”.

1️⃣2️⃣. Tani është koha të hedhim në Lanë regjimin kukull të Sorosit, siç e hodhën në Vardar qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe kur Sorosi drejtonte SHBA dhe Departamentin e Blinkenit.

1️⃣3️⃣. Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016 ose ndryshe duke bërë VETTINGUN e vettingut rilindas. Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin të vazhdojnë punën, ndërsa ata që duan të bëjnë politikë le të hyjnë në politikë si Di Pietro që e nisi si “hero” dhe e përfundoi si Ministër tenderash.

1️⃣4️⃣. Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë.

???? Në foto: Takimi i 18 janarit 2017, mes Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit, ambasadorit Ëilliam Broënfield.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj