E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hequr dorë sot nga mandati i deputetes. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë. E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj. • Ajo e la Kuvendin me një mesazh për Partinë Demokratike, të cilës i kërkoi të bashkohet për të mos përsëritur një 6 mars të dytë, referuar zgjedhje të pjesshme lokale. Duma tha se vendimet e Partisë Demokratike përcaktojnë fatin e çdo shqiptari në Ballkanin Perëndimor, ndaj dhe nuk duhet të ketë me vegjetime. • Duma nuk bëri me dije vijimin e rrugës së saj, por tashmë ulësen në Kuvend ia kalon moderatores Oriela Nebijaj, e cila aktualisht moderon emisionin “Përputhen” në Top Channel. Raportimet e mediave bëjnë me dije se Duma tashmë do t’i përkushtohet botës së televizionit, por nuk janë zbardhur ende të tjera detaje.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Dosja.al ju sjell përmes videove momentin e dorëheqjes së Grida Dumës nga mandati i deputetes së Partisë Demokratike. Duma njoftoi për mediat dhe qytetarët lajmin se do të tërhiqet nga politika. Nga kryesia e Kuvendit, Duma, e veshur me xhaketë të zezë me vija dhe me një fund të kuq, dha lajmin që për disa u konsiderua i trishtë.
Atë e shoqëronin deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka. Siç shihet edhe në videon e Dosja.al, në momentin e njoftimit, të dy janë përlotur dhe kanë qëndruar gjatë gjithë kohës me kokën ulur. Ishin Gjekmarkaj dhe Açka, dy personat që i qëndruan pranë Dumës që nga hyrja në Kuvend e deri në daljen nga Kuvendi.
Reagimi i demokratëve vjen pasi deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hequr dorë sot nga mandati i deputetes. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë. E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj. Vendin e Dumës, sipas ligjit, e pason Oriela Nebija, e cila aktualisht moderon emisionin e "përputhen" në Top Channel./Dosja.al
TIRANË- Letra e Grida Dumës drejtuar Kuvendit për dorëheqjen e saj si deputete është zbardhur. Në letrën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, Duma shkruan se vendimi për lënien e mandatit është mbështetur në vullnetin e saj të lirë. Po ashtu ish-deputetja shkruan se këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në arsyetimin e saj se si duhet përmbushur misioni i përfaqësimit të votuesve.
Letra e plotë:
Ju drejtohet me këtë shkresë në mënyrë që, në cilësinë e detyrës dhe pozicionit Tuaj, të kryeni hapat formalë që pasojnë lënien apo dorëzimin e vullnetshëm të mandatit tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Partia Demokratike, Qarku Tiranë. Vendimi për lënien apo dorëzimin e mandatit të deputetes, mbështetet në vullnetin tim të lirë e të plotë, bazuar në bindjen dhe arsyetimin tim se si duhet përmbushur misioni i përfaqësimit të votuesit. Për rrjedhojë, nga dita e sotme që mban datën e shënuar në këtë shkresë, ju dorëzoj mandatin e deputetit.
TIRANE- Dorëzimi i mandatit nga deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma për t'i hyrë me gjasë botës së televizionit ka prekur kolegët e saj demokratë. Në kryesinë e Kuvendit, ku Duma u shfaq për herë të fundit në fjalimin e largimit, e shoqëronin deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka. Siç shihet edhe në video, në momentin e largimit, të dy janë përlotur.
Reagimi i demokratëve vjen pasi deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hequr dorë sot nga mandati i deputetes. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë. E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj. Vendin e Dumës, sipas ligjit, e pason Oriela Nebijja, e cila aktualisht moderon emisionin e "përputhen" në Top Channel./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka lënë sot mandatin me mesazhin që PD-ja duhet të bashkohet. Në deklaratën e dhënë para Kryesisë së Kuvendit, Duma tha se vendimet e Partisë Demokratike përcaktojnë fatin e çdo shqiptari në Ballkanin Perëndimor, ndaj dhe nuk duhet të ketë më vegjetime. Ajo kërkoi që vota të maksimizohej, ndërkohë që shtoi se lideri historik duhet respektuar në çdo formë, referuar kryedemokratit Sali Berisha.
"Para dhe pas 6 marsit 2022, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD-ja të kishte krah saj aleatin më të madh, SHBA-të, duhet ta ketë aty, përkrah. Është partia që i takon. Ashtu siç kam ditur që pas 6 marsit të bëjë gjithçka, duke u dorëhequr, vetëm për të vlerësuar liderin hisotrik, në mënjyrë apo në një tjetër duke treguar dinjitet, përtej pazareve politike. Për të mirën e demokratëve. Sot para zgjedhjeve lokale, maksimizimi i forcës së PD-së nuk a ndodhur, nuk jemi dje, nuk jemi një vit më parë, kush shoku i ardhur nga SHBA-ja na ngriu politikisht., Arritëm të duronim dhe dimë që rruga e vetme e duhur për maksimizimin është bashkimi si kusht dhe jo copëtimi. Lënia e mandatit tim tregon që të qëndrosh me sikur, nuk është në politikën time, të flasësh sa për të larë gojën, nuk bëhen. Nuk e bëra sepse nuk dua që të ndodhë një 6 mars i dytë, për të dashur të bëj që ndodhta të tjerët ndërrojnë mendësitë. Mund të akomodohesha në interesat personale. Partia Demokratike është përcaktuaese, vendimet e PD-së përcaktojnë fatin e shqiptarëve në Ballkanin Perëdimor. Të gjithë do pësojnë ndryshime për shkak të vendimeve të marrë nga PD-ja. Ndaj vendosa që të bëj atë që di të bëj më mirë. Do ta lë me besimin që me atë që kam bërë në PD, do ta bëj kudo. Jam e djathtë sepse kam lindur e tillë, pa ditur që jam e djathtë. Jam e djathtë sepse shpresoj që do të di të prodhoj prapë, aq sa mundem,"- tha Duma.
TIRANE- Me dorëzimin e mandatit të deputetit nga Grida Duma, mandati i Partisë Demokratike në Tiranë është bosh. Mediat janë duke bërë 'skupin' e ditës se politikania do ti hyjë botës së televizionit, në një ndërrim "kokë më kokë". Ligji parashikon që me ikjen e Dumës, mandatin e deputetit e përfiton pasuesja në listën e qarkut të Tiranës që është Oriela Nebiaj, prezantuese e "Përputhen" në Top Channel.
Nëse në vitin 2021, emri i Nebiajt ishte i kudolidhur me Partinë Demokratike, sot situata duket se ka ndryshuar. Edhe pse ka marrë 5999 vota për të hyrë në Kuvend, e kontaktuar nga agjencia e lajmeve Balkanweb, Nebiaj pohoi se për momentin nuk kishte asnjë koment për këtë çështje, duke shprehur pavendosmërinë nëse do të qendrojë në ekran apo do të hyjë për herë të parë në Parlament. Dyzim mes grave demokrate, çfarë do të ndodhë? Cili pasion do të mundë tjetrin?/Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hequr dorë nga mandati i deputetes. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se ka arritur ta marrë këtë vendim, për të mos vegjetuar në radhët e demokratëve, siç e ndodh sipas saj aktualisht. Demokratja tha se nuk u është zmbrapsur kurrë betejave në emër të Partisë Demokratike, pavarësisht se është sulmuar shumë herë.
Pjesë nga deklarata e Grida Dumës:
Ajo që keni bërë në oborret e Partisë Demokratike, kam pasur rastin që herë pas here keni bërë më shumë se ne. Pak çaste më parë kam dorëzuar mandatin e deputetes. Kam arritur në vendimin e duhur. Mund edhe të rrija e të vegjetoja, por këtë nuk e bëj dot. Për shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam shmangur kurrë betejës, para jush kam qenë edhe për betejat e të tjerëve. E vërta është se nuk jam larguar nga politika edhe kur më është prekur e paprekshmja. Pikërisht sepse nuk kanë gjetur asgjë tek unë, jam sulmuar nga hienat që kanë tentuar të më brejnë personalisht. Ndoshta e kam ditur që do ta kem këtë kosto. Sot do t'ju them që ka një gjë që nuk do t'ia fal kurrë politikës së llumit. Ky ndoshta do të jetë pengu i jetës time. Godtija që bënte politika për mua poshtë brezit, godiste çdo ditë e më tepër tim bir. Do ti shfaqen shumë gogësima edhe atij, fytyra me shumë fytyra që duket sikur buzëqeshin, por janë zgërdhirje. Skërtalat e pështymës së tyre na bien të gjithëve. Nuk e kam lënë dhe nuk e kam lënë betejën me kolegët e mi, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit nga lënia e mandateve e tek të tjera, e goditën fort PD-në. Atëherë u quajt lualitet.