Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, kanë shprehur mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë, por duke vënë theksin tek vërtetësia e pasqyrimit të situatës në vend.
TIRANË- Sot u realizua takimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike me europarlamentarët të Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, kanë shprehur mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë, por duke vënë theksin tek vërtetësia e pasqyrimit të situatës në vend.
Burgosja e lidershipit të opozitës, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë, ende pa asnjë vendim fajësie nga gjykata, vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve, cënon barazinë e palëve në zgjedhje.Gjatë takimit deputetët e opozitës janë ndaluar tek mohimi i të drejtës së opozitës për të kryer hetime parlamentare dhe pengimit të opozitës në Kuvend. Korrupsioni i qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar, po minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi denoncoi se situata në Kuvend ka arritur deri aty sa të mbahen takimet e Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit në hotel, për shkak të ndëshkimeve politike ndaj opozitës dhe pengesës së tyre për të marrë pjesë në jetën parlamentare.
‘Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës. Shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjet, por mazhoranca refuzon me votë në Parlament të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për ilustrim, për mandatin e një personi shumë pranë Edi Ramës, znj. Olta Xhaçka, që është ish-ministre e jashtme, mazhoranca refuzoi të zbatojë vendimin e GJK dy herë. Nga ana tjetër, liderat e opozitës janë në izolim, duke penguar ushtrimin prej tyre të të drejtave politike, edhe pse nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë që ti ketë shpallur ata fajtor. Nëse nga gjykata ata shpallen të pafajshëm, kush e mban përgjegjësinë për izolimin e lidershipit të opozitës vetëm 6 muaj para zgjedhjeve. Ne e mbështesim drejtësinë, por ajo duhet të jetë e pavarur dhe qëveprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin’ - deklaroi Bardhi.
Shqetësim madhor është lidhja e Qeverisë me krimin e organizuar.
‘Zbulimet e fundit nga autoritetet belge e franceze me përgjimet e Sky/EncroChat, ekspozojnë në mënyrë alarmante lidhjet e drejtpërdrejta midis organizatave të krimit të organizuar me drejtuesit e maxhorancës dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe dëshmojnë ndikimin e organizatave kriminale në caktimin e njerëzve të tyre si deputetë apo anëtarë të Qeversisë, si dhe për të ndikuar dhe manipuluar zgjedhjet në favor të Partisë Socialiste. Organizatat kriminale përdoren për të blerë vota, për të frikësuar votuesit dhe për të manipuluar sistematikisht zgjedhjet’ u shpreh Bardhi.
Deputetja Jorida Tabaku theksoi se Komiteti i Stabilizim-Asociimit do të ndihmojë opozitën të bëjë punën e saj më mirë për të monitoruar MSA-në.
‘Shqipëria ka nisur procesin e negociimit dhe hapjen e klasterit të parë, dhe opozita është aktore në këtë proces, duke qenë se ne e mbështetëm atë me fakte dhe votën tonë pro’ - u shpreh Tabaku.
Gjithashtu, deputetja Tabaku kritikoi mazhorancën për mungesën e vullnetit për të lejuar komisionet hetimore, duke kujtuar se këto mekanizma janë thelbësore për opozitën dhe për transparencën.
‘Fatkeqësisht, nuk gjejmë të njëjtin vullnet tek mazhoranca. Pak vite më parë drejtova një Komision Hetimor për inceneratorët që zbuloi një skemë që sot ka shumë persona përpara drejtësisë, përfshirë një ish zëvendëskryeministër që është në kërkim ndërkombëtar. Nga ajo ditë janë refuzuar 9 komisione hetimore që janë mekanizëm në dorë të opozitës’, shtoi Tabaku.
Oerd Bylykbashi, nga ana e tij, theksoi se zgjedhjet janë pikë kyç për të kuptuar cilësinë e demokracisë në vend.
‘Ne besojmë dhe kemi prova se demokracia është goditur në themel. Shteti është aktor i plotë i zgjedhjeve në Shqipëri dhe kjo është në thyerje të plotë të parimeve të OSBE-ODIHR. Nuk ka mundësi për rotacion politik dhe qytetarët janë në presion të vazhdueshëm nga qeveria me një sistem patronazhi’- tha Bylykbashi.
Ai gjithashtu u shpreh se BE-ja duhet të adresojë këto shkelje, duke kërkuar masa konkrete për të parandaluar manipulimin e zgjedhjeve në të ardhmen.
Deputetët shprehën gjithashtu se qeveria teknike është një zgjidhje jetike në kushtet kur zgjedhjet e ardhshme mund të zhvillohen pa një reformë të plotë zgjedhore.
‘Pa një reformë të plotë dhe të ndershme zgjedhore, zgjedhjet e ardhshme nuk do të mund të sigurojnë një garë të barabartë. Prandaj, kemi arritur në konkluzionin për të kërkuar një qeveri teknike’, deklaruan deputetët e opozitës.
Opozita ka theksuar se do të vazhdojë të kërkojë mbështetjen e qytetarëve dhe partnerëve europianë në këtë periudhë të vështirë, me qëllim ruajtjen e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit publik.
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit me vezë dhe ko...
Tezja e Kryemadhit në GJKKO TIRANA- Tezja e deputetes Monika Kryemadhit u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion p&eum...
Vangjush Dako TIRANË- Seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Daku ka dështuar. Mungesa e ish kryebashkiakut Dako dhe i av...
Edi Rama dhe Fredi Beleri TIRANA- Para se takimi i tij me kryeministrin Edi Rama të anulohej, eurodeputeti Fredi Beleri ësht...
Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e një apartamenti në Vlorë në pronësi të...
Rama dhe Beleri TIRANË- Një takim i shumëpritur mes Fredi Belerit, eurodeputet nga partia Demokracia e Re e Greqisë, dhe kryeminis...
Edi Rama FIER- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Fier lidhur me bonusin për pensionistët. Rama u ka premtuar pensionistëve se k&eum...
Edi Rama FIER- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sektorin privat që të deklarojë pagat e plota punonjësve, në t&eum...
Blendi Gonxhja FIER- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në fjalën e tij në takimet me pensionistë...
Edi Rama FIERI- Kryeministri Edi Rama në takimin në Fier me fokus skemën e pensioneve, tregoi se është bërë një...