Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, i kanë shprehur zyrtarit të lartë të Parlamentit Europian, të gjitha shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri.
STRASBURG- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka përfunduar takimin me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian David McAllister. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, i kanë shprehur zyrtarit të lartë të Parlamentit Europian, të gjitha shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri.
Deputeti Gazment Bardhi, përmes një postimi në 'Facebook' ka zbardhur diskutimet teksa ka publikuar edhe disa foto nga takimi i tyre.
MË POSHTË REAGIMI I PLOTË:
David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, është një mik i Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Një zë i fuqishëm jo vetëm në Parlamentin Europian, por edhe në Partinë Popullore Europiane (EPP). “Welcome back to your family” ishte mesazhi i mirëseardhjes së tij për përfaqësuesit e grupit parlamentar të PD, duke iu referuar ripranimit të PD-së me të drejta të plota në EPP.
Garancitë për zgjedhje të lira, barazia e palëve në zgjedhje, shteti ligjor dhe balanca mes pushteteve, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkëputja e menjëhershme e lidhjeve mes qeverisjes dhe krimit të organizuar, respektimi i Kushtetutës dhe hapësirës së opozitës, janë sfidat që Shqipëria ka përpara dhe që vënë në rrezik serioz demokracinë në vend. Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, do të ndihmojë në daljen nga rruga e errët e autoritarizmit ku e ka futur Edi Rama vendin.
Ndërhyrja e krimit të organizuar në caktimin e kandidatëve për deputetë të partisë në pushtet, përdorimi i krimit të organizuar e parave të pista të korrupsionit në zgjedhje, sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës nga ana e mazhorancës qeverisëse përmes burgosjes politike të lidershipit të opozitës, apo injorimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur zyrtarët e korruptuar të Qeverisë, nuk kanë asnjë lidhje me parimet dhe vlerat që duhet të udhëheqin një vend anëtar të NATO-s apo vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Përpjekjet e opozitës për të garantuar shtetin ligjor dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri, janë rruga e vetme që e afron Shqipërinë në familjen europiane, mbështetja për të cilën nga Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet e përhershme dhe e pa kursyer.
pamje nga gjyqi TIRANË- Ka rinisur seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e PL-së Ilir Metës, deputeten Monika Kryemadhi, Piro ...
monika kryemadhi TIRANË- Ka rinisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për konfirmimin e masave të siguriës ...
edi paloka TIRANË- Ka përfunduar protesta e opozitës që u zhvillua në hyrje të Parlamentit Evropian. Deputeti i Partisë ...
Hoti STRASBURG- Deputetja e PD, Elda Hoti në një prononcim për mediat nga Strasburgu u shpreh se Shëipëria tashmë po qeverise...
Saimir Korreshi nga Strasburgu STRASBURG- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur nga protesta para Parlamentit Europian. Korreshi u ...
dhurata Çupi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka folur nga protesta sensibilizuese që opozita po zhv...
Edi Paloka nga Strasburgu STRASBURG- Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur nga protesta para Parlamentit Euro...
Dash Sula nga Strasburgu STRASBURG- Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula, ka folur për mediat nga protesta që po zhvillohet ditën e...
sorina koti STRASBURG- Deputetja e PD-së, Sorina Koti, e cila po merr pjesë në protestën para Parlamentit Europian tha se ndërkom...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat tatimore për prezantimin e planit pë...