LIVE UPDATES
Politike

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Ministri Nufi: Përgatisim pilotët dhe kontrollorët e së ardhmes sipas standardeve të NATO-s

Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi theksoi se, kjo shkollë nuk është vetëm një strukturë e re arsimimi, por një kapacitet i ri strategjik për sigurinë kombëtare.

4 Korrik 2026, 11:25 Nga E.d
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Ministri Nufi: Përgatisim
Ermal Nufi

TIRANË- Në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas u zhvillua sot ceremonia e hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit, një investim strategjik që shënon një etapë të re në modernizimin e Forcës Ajrore dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë. Në ceremoni morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, drejtues të Forcave të Armatosura, partnerë ndërkombëtarë dhe 25 kandidatët e parë të shkollës.

Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi theksoi se, kjo shkollë nuk është vetëm një strukturë e re arsimimi, por një kapacitet i ri strategjik për sigurinë kombëtare.

"Ne nuk po përurojmë thjesht një strukturë të re arsimimi apo trajnimi, por po hedhim një tjetër gur themeli në fuqizimin e kapaciteteve të Forcës sonë Ajrore të së ardhmes. Po krijojmë një kapacitet të ri strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, të lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin e burimeve njerëzore.", theksoi ministri Nufi.

Ministri nënvizoi se Shkolla Kombëtare e Fluturimit do të përgatisë pilotë dhe kontrollorë fluturimi sipas metodologjive më të avancuara të aleatëve të NATO-s, duke kombinuar teknologjinë moderne me standardet më të larta të trajnimit.

"Në këtë kuadër, një rol të veçantë kanë edhe dy helikopterët e rinj të trajnimit, Bell 505, të cilët i janë bashkuar tashmë kapaciteteve të Forcës tonë Ajrore si platformë moderne për formimin e pilotëve të së ardhmes." - nënvizoi Ministri i Mbrojtjes.
Nufi u shpreh se investimet janë pjesë e një vizioni afatgjatë për transformimin e Forcave të Armatosura:

"Investimet në infrastrukturë, teknologji dhe mbi të gjitha, në zhvillimin e burimeve njerëzore janë pjesë e një strategjie afatgjatë, që synon ta bëjë Shqipërinë një aleate më të aftë, më të besueshme në kuadër të NATO-s. Në këtë kuadër, pikërisht kjo shkollë mishëron vizionin e Qeverisë Shqiptare për modernizimin e Forcave të Armatosura, për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse".

Në kuadër të nisjes së aktivitetit të shkollës u mirëpritën edhe 25 kandidatët e parë, të cilët do të ndjekin programin e formimit për pilotë dhe kontrollorë të fluturimit. Ndërsa Forca Ajrore do të ketë 5 pilotë të trajnuar në vit për secilin nga 5 vitet e ardhshme, si dhe personelin teknik mirëmbajtës të këtij helikopterit mësimor Bell 505./Dosja.al

ermal nufi shkolla kombëtare e fluturimit pilotët

Sondazh

Poll

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri