Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë gjatë fjalës së tij Mogherini është shprehur se viti akademik në Kolegjin e Evropës do të nisë në shtator me 31 studentë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli pas nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e kampusit të kolegjit të Europës në Tiranë. Ai shprehu vlerësimin e tij për shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
Ai u shpreh gjithashtu se Frederica po i afrohet pikës ku i ofrohet nënshtetësia shqiptare, ndërsa shtoi se do jetë nder ta konsiderojnë si shtetase shqiptare.
“Edhe unë nuk isha përgatitur që të flisja dhe nuk do të mbaj fjalim. Dua vetëm të ndaj me të gjithë ju atë që ka bërë Frederica. Nuk e fsheh kënaqësinë që të kemi Fredericën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare. Do të jetë më shumë se një nder që ta konsiderojmë atë si shqiptare. Ardhja e Kolegjit të Europës na bën krenar. Ky do të jetë destinacion i mirëfilltë europian arsimimi. Jo vetëm sa i takon programeve, por dhe cilësisë së jetës.”, tha Rama.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij Mogherini është shprehur se viti akademik në Kolegjin e Evropës do të nisë në shtator me 31 studentë. Ajo tregoi se programi i nivelit master do të ketë fokus të veçantë tek në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se ka pasur aplikime nga 41 kombësi të ndryshme. Gjithashtu theksoi se ka interes jo vetëm në rajon, por edhe studentë nga vendet e Bashkimit Europian.
"Kemi bërë shumë gjëra në këto 5 muaj. Viti akademik do të nisë në shtator me 31 studentë me një program të nivelit master për transformimin dhe integrimin europian, me fokus të veçantë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor. Çelëm procesin e pranimit në tetor dhe deri tani kemi marrë 241 aplikime për 31 vende, nga 41 kombësi nga e gjithë rajoni, vendet e BE dhe 15 të tjera, Zgjodhëm më të mirët, kemi kryer mjaft intervista individuale, në numrin përfundimtar kishim 34 kombësi. Ka një kërkesë dhe ky projekt po haset me entuziazëm në korpusin studentor. Ka interes jo vetëm në mbarë rajonin por edhe në studentë në vendet e BE. Do të nisim aktivitetin e parë që do të zhvillohet më 9 maj në ditën e Evropës.", tha Mogherini.
Komisioneri Oliver Varhelyi tha për kampusin që do të ndërtohet në Tiranë se kjo do të ndihmojë që Tirana të bëhet edhe më popullore ndërsa ka shtuar se kjo do të ndryshojë jetën ekonomike në Ballkan.
“Kolegji i Europës është duke hapur kampusin e tij në Tiranë për të nisur vitin akademik në shtator, me 31 studentët e parë nga gjithë Europa. Nuk kam përgatitur fjalim, por jam i befasuar nga shifrat, Tirana do të bëhet edhe më popullore. Ai që do ndërtohet edhe nga pikëpamja arkitekturore do jetë diçka që do ndryshojë edhe jetën ekonomike në Ballkan.", tha Varhelyi.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se plani i ri i mbështetjes ekonomike nga BE-ja për vendin tonë,...
nenshkrimi i marreveshjeve TIRANË- Ka nisur nënshkrimi i marrëveshjeve në kuadër të samitit rajonal për Planin e Rritjes...
fredi beleri TIRANË- Avokati Geni Gjyzari gjatë fjalës së tij në konferencën për çështjen e Fredi B...
flamur noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është i pranishëm në konferencën e zhvilluar nga avokat...
Athanasios Zupas TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit po mbajnë sot një konferenc&eum...
Vangjel Dule TIRANË- Perfaqësus të opozitës dhe avokatët e Fredi Belerit kanë mbajtur ditën e sotme një konfer...
fotoja TIRANË- Ka përfunduar punimet samiti BE- Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë. Pas mbylljes së samitit, pjes&...
Gert Jan Koopman TIRANË- Gjatë hapjes së punimeve të samitit BE-Balkani Perëndimor ka folur edhe drejtori i Përgjithshme p&eu...
Edi Rama TIRANË- Pas samitit të Ukrainës i cili u mbajt dje në Tiranë ditën e sotme kryqyteti pret edhe samitin e BE- Ballkan...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha në fjalën hapëse të samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, se Shqip&e...