LIVE UPDATES
Politike

Harta gjyqësore u bë për rehatinë e prokurorëve, Korreshi: Sistemi në kolaps, merren me avokatët e jo me skandalet si Onkologjiku

Duke shprehur mosdakordësinë e plotë me përgjigjet e dhëna nga drejtuesja e KLP-së, deputeti deklaroi se tre vite pas miratimit të hartës territoriale, ende nuk ekziston asnjë studim mbi ecurinë e saj.

30 Tetor 2025, 14:16 Nga I.A
Harta gjyqësore u bë për rehatinë e prokurorëve,
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë pas implementimit të hartës së re gjyqësore. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi e cilësoi hartën një dështim total që ka çuar sistemin në kolaps, ndërsa ngriti alarmin se prokurorët po arrestojnë avokatë në salla gjyqi në vend që të hetojnë skandale si ai i spitalit Onkologjik.

Duke shprehur mosdakordësinë e plotë me përgjigjet e dhëna nga drejtuesja e KLP-së, deputeti deklaroi se tre vite pas miratimit të hartës territoriale, ende nuk ekziston asnjë studim mbi ecurinë e saj. Sipas Korreshit, i vetmi qëllim i kësaj reforme ishte për të sjellë prokurorët të jenë afër shtëpisë së tyre në Tiranë.

"Faleminderit kryetar. Atëherë, mbi përgjigjet që dha dhe kryetarja e KLP-së, absolutisht nuk jam dakord. Është e papranueshme që KLP-ja akoma nuk ka, sot e tre vite e kusur që e kanë bërë hartën territoriale, nuk ka asnjë lloj studimi se si po shkon kjo ecuri. Pra një lloj krahasimi me çka ka ndodhur dhe unë e kam kuptuar në gjenezë që të gjithë ajo ka qenë thjesht për të sjellë prokurorët të jenë afër shtëpisë së tyre në Tiranë.

Asgjë më tepër s'ka ndodhur sepse i gjithë sistemi tjetër është ka kaluar në kolaps dhe është bërë punë çorap. Nuk hap, po të shkosh sot nëpër prokurori, përveç dosjeve të marta, dosje prapë të trajtuara, dosjet që i kanë rënë mbrapa dollapëve që nuk i gjejmë, shikon njerëz me masa sigurimi mbi tre vite e kusur, vazhdojnë detyrim paraqitje, detyrim paraqitje mbi tre vite. Kjo është e papranueshme në një sistem që, që ta quaninim elitar. Ëh, një gjë tjetër që është sot më e papranueshme, ëh, ka shumë e shumë që do t'i them në fjalën time, por sot gjej rastin sepse kam pasur ëh, prokurorët dhe i drejtohem KLP-së, duhet të rrisin efiçencën mbi ato që ndodh në këtë vend.

Dhe një ngjarje tjetër e rëndë që ndodh sot në këtë vend, në vend që prokurorët fillojnë të arrestojnë avokatët në sallat e gjyqit, gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhë në një shtet të së drejtës, ku prokurori duhet të jetë në të njëjtin krah, përballë, në të njëjtin nivel me avokatin, ndodh e kundërta. Duhet të merret kryesisht me të arrestuar këta. Sot kjo është një foto, foto që ndodh sot në spitalin onkologjik. Shiko ku i marrin njerëzit, njerëzit ku i marrin, për këtë do të hyjë prokuroria të vetë operojë kryesisht.

Janë duke i marrë nëpër barela, nëpër, nëpër karroca, nëpër karrige, përdhe, duke i marrë ndihmën mjekësore dhe duhet të shikojmë mbi raportin e KLSH-së, atë të shikojnë çfarë ka ndodhur me këtë sistem. Si po vuajnë këta njerëz, kjo është ajo që ndodh sot në Shqipëri dhe jo të merren me arrestimin e avokatësh", tha Korreshi./Dosja.al

saimir korreshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj