13 Mars 2025, 12:30
Nga I.A
Igli Hasani
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se hapja e zyrës së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri dërgon një mesazh të fortë besimi për klimën ekonomike. Në fjalën në Kuvend, Hasani u shpreh se projektligji për hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Ky është një moment kyç për të forcuar marrëdhëniet tona me BE-në dhe për të thelluar bashkëpunimin financiar dhe zhvillimor me BEI, një nga institucionet më të respektuara në kontinent. Ky pr/ligj synon ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri dhe ky hap shënon një mundësi shumë të mirë për të avancuar Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Hasani.
Hasani u shpreh se marrëveshja ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë.
“Hap dyert për financime të tjera dhe mbështetje për projekte kyçe që do të kontribuojnë për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve tanë. Hapja e një zyre të kësaj banke në Tirana është një mundësi për të përshpejtuar realizmin e projekteve strategjike si infrastruktura, energjia e rinovueshme, dixhitalizimi, kujdesi shëndetësor apo arsimi”, u shpreh Hasani.
igli hasani
Politike
13 Mars 2025, 12:13
I.A
TIRANË- Deputeti socialist ka reaguar pas vendimit të Ramës që u la në listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit n&e...
Politike
13 Mars 2025, 12:03
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë sot në fuqi sekuestron ndaj llogarive bankare të Ajo...
Politike
13 Mars 2025, 11:41
r.ll
hashim thaci
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, për të vizituar babain e tij në QK...
Politike
13 Mars 2025, 11:42
I.A
Maks Haxhia
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Maks Haxhia ka kundërshtuar provat e reja të ofruara nga SPAK kundër Ve...
Politike
13 Mars 2025, 11:39
I.A
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të listave të PD për zgjedhjet e 11 majit. M&eum...
Politike
13 Mars 2025, 11:35
I.A
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur me tone të ashpra në Kuvend në lidhje me kandidaturat për deputet&e...
Politike
13 Mars 2025, 11:36
N.F
Gjiknuri
TIRANË- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka folur para gazetarëvë pasi është mes emrave të listuar në l...
Politike
13 Mars 2025, 11:32
r.ll
konferenca
TIRANË- Në konferencën e përbashkët për mediat, komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos i ka dhuruar kryem...
Politike
13 Mars 2025, 11:30
r.ll
marta kos
TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos tha në konferencën e përbashkët për mediat ...
Politike
13 Mars 2025, 11:29
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reforma në drejtësi nuk do të ndodhte pa prespektivën e ...