LIVE UPDATES
Politike

Atentati mafioz me 2 viktima në Rinas/ Kapri-drejtorit të policisë Ilir Proda: Dështim i plotë i strukturave të sigurisë, duhet të japësh dorëheqjen

Kapri theksoi se ngjarja e rëndë në Rinas ekspozoi dështimin e plotë të strukturave të sigurisë dhe tregoi se punonjës të policisë, përfshirë forcat elitare, janë vënë në shërbim të krimit të organizuar.

17 Nëntor 2025, 18:17 Nga M.L
Atentati mafioz me 2 viktima në Rinas/ Kapri-drejtorit të
Proda-Kapri

TIRANA- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, si dhe të kreut të AMP-së, Eduart Merkaj. Kapri theksoi se ngjarja e rëndë në Rinas ekspozoi dështimin e plotë të strukturave të sigurisë dhe tregoi se punonjës të policisë, përfshirë forcat elitare, janë vënë në shërbim të krimit të organizuar.

Deputeti Kapri deklaroi se në çdo vend normal kjo ngjarje do të sillte përgjegjësi politike dhe institucionale, jo masa formale, dhe se drejtuesit e sigurisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen menjëherë pas incidentit.

“Zoti drejtor unë mendoj që do ishte e duhura që pas ngjarjes në Rinas ju të jepni dorëheqjen sepse ajo ngjarje nxorri zbuluar gjithë strukturën tuaj, ja kërkova dhe drejtorit të AMP-së pak më përpara por edhe ju. Por kjo ngjarje është nga ato ngjarja që s'ka vend as për analizë as për masë administrative por nxori zbuluar të gjithë strukturën e sigurisë në Shqipëri jo vetëm ju por edhe institicione të tjera. Dhe përgjigja ndaj asaj ngjarje duhet të ishte minimalisht me një akt nga ana juaj që të merrnit përsipër përgjegjësinë e të jepnit dorëheqjen” - u shpreh Kapri.

“Ngjarja në Rinas zoti drejtor tregoi që praktikisht ka rënë siguria kombëtare, jo vetëm për faktin që ndodhi 20 metra ndaj pjesës më të ruajtur në Shqipëri, por për faktin se një nga viktimat ishte punonjësi juaj, që ishte dhe nën shoqërimin e një anëtari të krimit të organizuar që edhe ai humbi jetën fatkeqësisht. Dhe pyetja qëndron zoti drejtor që nuk mjafton vetëm me reagimin tuaj të shkurtër për të pezulluar grupin e Operacionales, por çështja është më e rëndë se kaq.

Si ka mundësi që trupat policore elitare siç duhet të jeni ju, ka punonjës të tillë e rekruton punonjës të tillë që vihen në shërbim të krimit të organizuar? Dhe si ka mundësi që përgjigja juaj ishte kaq e vakët zoti drejtor? Sepse në një vend normal demokratik kur një punonjës policie, anëtar i forcave elitare shkon dhe bën këtë detyrë siç rezultoi nga ngjarja, nuk mund të flitet më për siguri, nuk mund të flitet më për pezullime, as për masa administrative. Kërkohen përgjegjësi të tjera zoti drejtor. Dhe unë mendoj që ju duhet të kishit dhënë dorëheqjen pas kësaj ngjarje” - u shpreh deputeti Kapri./ Dosja.al

erald kapri ilir proda

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj